LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lidhja historike midis fesë dhe shkencës

8 Korrik 2021, 06:12, Blog CNA
Lidhja historike midis fesë dhe shkencës

Përgjatë gjithë historisë, ka pasur një betejë të vazhdueshme që vazhdon ende sot e kësaj dite midis fesë dhe shkencës, në përpjekje për të provuar origjinën e jetës në Tokë,dhe për pasojë duke i dhënë kuptimin e jetës sonë këtu.

Feja e ka treguar gjithnjë veten të jetë më shumë sesa vetëm një besim. Por me kalimin e kohës, kanë dalë gjithnjë e më pak prova fetare që vërtetojnë origjinën e ekzistencës tonë. Shkenca ka dhe do të ketë gjithnjë fakte të provuara përmes matematikës komplekse mënyrën se si funksionon bota përreth nesh, dhe si u krijua ajo.

Priftërinjtë si shkencëtarë

Dikur ka ekzistuar një kohë kur priftërinjtë ishin, nëse mos të vetmit, të paktën praktikuesit më prestigjiozë të njohurive shkencore. Për shembull, fjalori i parë japonezo-latin nuk do të kishte ekzistuar, pa përpjekjet e jezuitëve dhe ruajtjen ose rizbulimin e trashëgimisë kulturore të antikitetit greko-romak që u krye nga Kisha.

A nuk mendoni se kjo është paksa kontradiktore? Ata që në teori duhet ta urrejnë më shumë shkencën, pasi besojnë në një fe që e mohon shkencën, ishin në fakt të njëjtët njerëz që dinin më shumë mbi shkencën.

Disa historianë para-modernë, besonin se njerëzimi ynë dinte shumë më tepër mbi shkencën dhe mënyrën se si u krijua bota. Megjithatë, priftërinjtë e feve të ndryshme e mbajtën këtë njohuri të fshehtë, në mënyrë që ajo të humbte me kohën dhe njerëzit të ndiqnin vetëm një Zot.

Një rast interesant ishte ai i Zhorzh Lëmetr, një prift katolik belg që besoi në teorinë e Big Bengut,edhe pse ishte shumë besnik ndaj fesë së tij. Zhorzh kishte njohje me Albert Ajnshtajnin. Ky i fundit kalonte shumë kohë me Lëmetr, që ishte Drejtor i Akademisë Papnore të Shkencave.

Zhorzh e vlerësoi Teorinë e Relativitetit të Ajnshtajnit, dhe madje e studioi atë. Interesante ishte mendësia e tij gjeniale, e cila nuk e lejoi të mohonte mundësinë e shkencës që provonte ekzistencën ose fenë tonë. Por ekziston edhe shembulli i vetë shkencëtarit gjerman, i cili jo vetëm që nuk ishte një astrofizikant gjenial, por edhe një njeri shumë besimtar, qënuk linte të kalonte një ditë pa lexuar Torën hebraike.

Ndarja e shkencës nga feja

Sado e çuditshme mund të duket, metodat eksperimentale nuk do të ishin shfaqur në shkencë pa nxitjen e fesë. Rilindja ishte epoka,kur feja dhe shkenca nisën të ndiqnin rrugë të ndryshme. Në fillim, ndarja e shkencës dhe fesë u trajtua me pragmatizëm nga të dy palët, me shkencën që u përqendrua në pyetjet ?Çfarë?? dhe ?Si??, dhe me fenë që u mundua t?i jepte përgjigje pyetjes ?Pse??.

Galileo dhe Darvini u trajtuan si heretikë. Ndaj në shekullin e XX astronomi Karl Sagan, arriti në përfundimin se Universi është vetëm një mekanizëm, në të cilin një Krijues nuk ka një qëllim të caktuar. Sot është e vështirë të thuash se kush është më intolerant:Klerikët apo shkencëtarët.

Mund të duket e çuditshme që në SHBA, vend me potencialin më të lartë shkencor dhe teknologjik në botë, është i njëjti vend me njerëzit që predikojnë nëpër kisha se ?Njerëzit  që besojnë se Universi është më i vjetër se 6.000 vjet, nuk mund të quhen të krishterë?.

Jo-zyrtarisht, priftërinj të tillë (shumica e tyre pastorë protestantë), deklarojnë se kanë mall për ?kohërat e bukura të inkuizicionit?. Sado të qortueshme që mund të jenë deklaratat e tyre, ky qëndrimi mund të shpjegohet me respektin e thellë që kanë për gjithçka që është e gjallë, e trashëguar nga fetë pagane që i paraprinë Krishterimit.

Përpjekja e shkencës për të provuar ekzistencën e Zotit

?Sa më shumë kuptojmë mbi Universin, aq më i pakuptimtë bëhet ai për ne?- shkroi i dëshpëruar në vitin 1997fizikanti fitues i Çmimit Nobel, Stiven Ueinberg nga Universiteti i Teksasit. Në kundërpërgjigje, fizikanti Xhon Polkinghorn po i Universitetit të Teksasit (që më vonë u bë prift) shkroi në vitin 1982 se ?ligjet e natyrës janë në fakt të akorduar shumë mirë për të prodhuar Universin që ne njohim, i cili automatikisht të çon tek ideja e ekzistencës së një Krijuesi?.

Dhe një nga fituesit e Nobelit në Fizikë në vitin 1964, Çarls Taunes tha:?Është interesante të theksohet se për të shpjeguar Universin, ligjet e fizikës përdorin disa konstante, vlera e të cilave është përcaktuar eksperimentalisht. Nëse do të kishin vlera të tjera, atëherë atomet nuk do të ishin pranë njëri-tjetrit.

Pra nuk mund të kishte asgjë:asnjë yll, madje as viruse. Një shembull interesant është një numër i famshëm i ? (pi) me vlerën 3,141.592.6? një numër irracional, i cili tregon sa herë perimetri i një rrethi është më i madh se diametri i tij. Por ? (pi) gjithashtu shfaqet në ekuacione që përshkruajnë lëvizjen e grimcave nën-atomike?.

Nga shkenca tek besimi

Për fizikanin Mehdi Golshani nga Universiteti Sharif i Teknologjisë në Teheran, Iran,dukuritë fizike janë ?shenjat e lëna nga Zoti në Univers?, dhe kjo sipas tij do të thotë se studimi i tyre është pothuajse një detyrim fetar.

Në Ku?ran, Muhamedi u bën thirrje myslimanëve:?Kërkojeni të vërtetën, edhe nëse do t?iu duhet të shkoni deri në Kinë për ta gjetur!?. Dhe Golshani beson se kërkimi shkencor nuk mund të bëhet pa besim. Një ide e ngjashme mund të gjendet edhe tek Judaizmi.

Moshe Ben Maimun shkroi:?Nuk ka mënyrë më të mirë për ta dashur Perëndinë, sesa duke kuptuar veprat e bëra nga duarte tij?. Fizikantët mund të pritej të deklaronin se ?nëse ligjet e fizikës nuk janë dëshmitare okularë të ekzistencës së Zotit, ato janë me siguri edhe dëshmitare rrethanorë të mirësisë së tij?.

Kjo deklaratë u miratua edhe nga biologët, të cilët arritën në përfundimin se teoria evolucionare, e refuzuar fillimisht nga Kisha si ateiste, tregon se Universi nuk është një mekanizëm i thjeshtë, siç besonin fizikantët e shekullit të XVIII, dhe se?sistemet e vetë-rregullimit? të materies së gjallë, dëshmojnë më shumë se çdo gjë tjetër kujdesin e përhershëm të Krijuesit për krijimin e tij.

Pra siç mund ta shohim, ekziston një korrelacion më i madh midis fesë dhe shkencës, sesa mund ta mendojnë shumica e njerëzve. Problemi kryesor, është mendësia që kanë njerëzit ndaj kësaj çështje.

Që të kuptoni më mirë korrelacionin midis të dyjave, ju duhet të pranoni si fenë ashtu edhe shkencën sesi përgjigjen mbi mënyrën e krijimit të kësaj bote. Në të njëjtën kohë, ashtu si feja ose teoritë shkencore që janë të vështira për t?u provuar, korrelacioni midis shkencës dhe fesë është një çështje besimi./CNA.al

Lajmet e fundit nga