LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jozef Gëbels, arkitekti i propagandës naziste/ Kombinimi i tmerrshëm i inteligjencës dhe ligësisë

10 Korrik 2021, 06:18, Blog CNA

Manipulimi i mendjeve të opinionit publikut, është një shenjë dalluese e regjimeve radikale. Rusia e Stalinit, Kina e Maos, Spanja e Frankos dhe Gjermania e Hitlerit, ishin të gjitha regjime të mbushura me censurë dhe propagandë.

Kur bëhet fjalë për këtë të fundit, Jozef Gëbels ishte njeriu që mbikëqyri manipulimin e shoqërisë gjermane. Duke përdorur intelektin e tij të madh, ai ndikoi shumë në publik, duke i injektuar gjermanëve idetë raciste dhe e duke portretizuar Hitlerin si shpëtimtarin e kombit.

Gëbels ishte i çuditshëm që në momentin që lindi. Si një fëmijë shtatshkurtër dhe vazhdimisht i sëmurë, ai ishte fizikisht inferior ndaj bashkëmoshatarëve të tij në shkollë.

Ecja e tij ishte çuditshme, për shkak se njëra këmbë ishte më e shkurtër se tjetra.

Për këtë arsye ai tallej vazhdimisht në shkollë, por i kompensoi të metat e tij fizike duke shkëlqyer në mësime. Ai ishte një djalë shumë inteligjent, i aftë t?ia kalonte shumicës së shokëve të tij të klasës, teksa nuk druhej të sfidonte edhe mësuesit e tij.

Letërsia, filozofia dhe feja, ishin interesat kryesore të Gëbels. Ai studioi në Universitetin e Heidelbergut, dhe mbrojti tezën e tij të doktoratës mbi Vilhelm von Shuc, një shkrimtar gjerman i njohur për historitë e tij romantike.

Si shumë gjermanë të tjerë në vitet 1920, Gëbels ishte shumë i zemëruar me situatën në vend. Lufta e Parë e kishte dëmtuar rëndë ekonominë gjermane, dhe situata u përkeqësua nga Traktati i Versajës, që i detyroi gjermanët t?i paguanin dëmshpërblime të mëdha vendeve fituese të luftës.

Me Adolf Hitlerin në krye, Partia Nacional Socialiste (e cila më vonë u bë Partia Naziste) fajësoi hebrenjtë për të gjitha fatkeqësitë që i kishin rënë mbi krye Gjermanisë, duke i portretizuar ata si ?armiqtë e brendshëm?, që ishin përgjegjës për humbjen e Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore.

Gëbels u pajtua me këto ide, ndaj u bashkua nazistëve në vitin 1924. Për shkak të intelektit dhe aftësive të tij në të folur, Gëbels u bë shumë shpejt një nga anëtarët më të shquar të Partisë Naziste. Ai luajti një rol kyç në suksesin e nazistëve në fillim të viteve 1930, dhe kur Hitleri u bë kancelar i Gjermanisë në janarin e vitit 1933, Gëbels u emërua Ministër i Propagandës.

Me ndihmën e 800 anëtarëve të stafit të tij, Gëbels pati fuqinë të depërtojë në mendjet e publikut gjerman, duke manipuluar çdo aspekt të kulturës gjermane. Ai kontrollonte se cilat shfaqje viheshin në skenë, cilët libra botoheshin, cilët filma mund të shfaqeshin, dhe cilat ekspozita mund të hapeshin.

Përveç mediave, Gëbels ishte i fiksuar që të tregonte fuqinë e Partisë Naziste përmes marshimeve dhe tubimeve të mëdha. Aktivitete të tilla ishin spektakle masive që përfshinin  buqetat me lule, përshëndetjet naziste, muzikën ushtarake dhe në fund ardhjen e Fyhrerit.

Admirimi i Gëbels për Hitlerin ishte i pakufishëm. Edhe para se nazistët të vinin në pushtet, ai e shihte Hitlerin si një qenie të ngjashme me Zotin, dhe që mund ta nxirrte vendin nga trazirat ekonomike. Makineria e tij e propagandës e pasqyroi këtë mani.

Gëbels donte të bindte masat se Hitleri ishte shpëtimtari i tyre. Dhe ai e arriti këtë duke e mbështjellë Fyhrerin me lavdi. Mesazhi ishte i qartë:udhëheqësi ynë është një njeri i plotfuqishëm, i aftë të na çojë drejt një të ardhmeje të begatë.

Nga ana tjetër, pavarësisht besimit të tij në epërsinë e racës ariane (e cila ishte një pjesë tjetër thelbësore e makinës propagandistike), Gëbels nuk ndjente asgjë përveç përbuzjes për masat. Sipas tij, ato ishin qenie jo inteligjente, që kishin nevojë të ?ndriçoheshin? nga ideologjia naziste.

Por urrejtja e tij ndaj popullit gjerman, nuk ishte asgjë në krahasim me urrejtjen e tij ndaj hebrenjve. Gëbels bëri të pamundurën për ta falimentuar shtypin hebre, duke shkatërruar shumë shtëpi botuese. Ato që mbetën u vunë nën kontrollin e Partisë Naziste.

Po ashtu, makina e propagandës inkurajoi bojkotimin e bizneseve hebreje. Situata u përkeqësua me ligjet e Nurembergut në shtatorin e vitit 1935. Sipas legjislacionit të ri, hebrenjtë e humbën shtetësinë e tyre gjermane, dhe iu ndalua të kishin marrëdhënie seksuale me gjermanë etnikë.

Antisemitizmi u përshkallëzua akoma më tej me Natën e Xhamave të Thyer në nëntorin e vitit 1938. Oficerët e SA në të gjithë Gjermaninë vërshuan nëpër rrugë, duke goditur bizneset, sinagogat, shtëpitë, spitalet dhe shkollat hebraike.

Shumë hebrenj u larguan nga Gjermania për t?i shpëtuar persekutimit. Në fillimin e vitit 1939, një e katërta e popullsisë hebreje ishte larguar nga Gjermania. Ky numër vazhdoi të rritej nga muaji në muaj, teksa më shumë hebrenj emigruan në vende më të sigurta si Zvicra, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara.

Në janarin e vitit 1945, nazistët e dinin se e kishin humbur luftën. Shumë prej tyre u arratisën ikën në Amerikën e Jugut për t?i shpëtuar drejtësisë, por Gëbels mbeti në Berlin. Ai vrau veten më 1 maj 1945, një ditë pas vetëvrasjes së Hitlerit.

Për aq sa kanë dijeni historianët, Gëbels nuk vrau kurrë dikë drejtpërdrejt. Por roli i tij si Ministër i Propagandës, ishte një shtyllat kryesore të regjimit nazist. Pa vizionin dhe inteligjencën e tij, nazistët nuk mund ta kishin manipuluar kurrë në atë nivel shoqërinë gjermane./ https:/historyofyesterday-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga