LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Anila Denaj, ministrja që urren Korçën dhe “dashuron” Noizy-n

8 Shkurt 2021, 14:31, Politikë CNA

Ndoshta mund të duket e padëgjuar dhe e pabesueshme, por ekzistojnë në qeveri ministra që e urrejnë Korçën dhe dashurojnë Noizy-n.

Ka shembuj dhe fakte konkrete, këtë e ka thënë publikisht edhe kryeministri i cili vizitoi dhjetë ditë më parë qytetin juglindor ku tha se jo pak deputetë dhe njerëz në qeveri janë kundër investimeve në Korçë. Por le të fillojmë një nga një dhe t?i faktojmë, kush janë këta zëra ta Rilindjes kundër Korçës dhe qytetarëve të saj, pa i hyrë shumë ashpër politikës dhe ndasive të saj, por duke sjellë fakte konkrete.

CNA.al ka qenë një nga mediat që ka publikuar vazhdimisht dhe ka këmbëngulur në një investimin madhor të qarkut të Korçës siç është rruga Qukës-Qafë Plloçë, e cila pas investimit dhe përfundimit të aksit Tiranë-Elbasan do të bënte që Korça të ishte jo më shumë se një orë e 30 minuta, pra do të kishte një shkurtim prej gati 20 kilometrash dhe 20 të tjera që shkurtoheshin nga aksi i Tiranës. Duke rritur shpejtësinë, Korça do të bëhej për gati 90 deri në 100 minuta. Por, investimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë nuk ka vetëm këtë avantazh, ka edhe një tjetër, ndihmë të madhe për ekonominë rajonale.

Së pari për turizmin, pra shpejtësia që do të aksesohej fundjavave pasi Korça është kthyer në një qytet turistik së bashku me Pogradecin i cili aksesohet edhe në dimër e në verë, në çdo stinë. Por nga ana tjetër një dorë të madhe do t?i jepte zhvillimit të bujqësisë. Sot do të duhet gati tre orë që të shkosh nga Korça në Tiranë dhe produktet e fushës së Korçës përfshirë këtu mollët apo perimet që dalin më vonë në prodhim, në Tiranë i gjen me çmim 2 fish apo 3 fish. Këtu nuk po përfshijmë kohën e fituar për lidhjen me Greqinë në korridorin 8, apo lidhjen me portin e Selanikut nga Tirana.

Ndërtimi i kësaj rruge do të ulte jo vetëm kostot e transportit të tyre, por do të ulte edhe çmimin e mallrave në tregun e Tiranës, do të ulte edhe kohën e transportit të mallit, pra do të kishte të mira jo vetëm për turizmin, por edhe për ekonominë të gjithë rajonit.

Mesa duket kjo rrugë e projektuar dhe e siguruar si financim që në vitin 2013 paska edhe armiq. Armiqtë e saj nuk kanë të sosur! I pari ishte Edmond Haxhinasto i cili kërkoi ta anulonte fare investimin, me një letër skandaloze i kërkoi fondit saudit në atë kohë që të anulohej 100% investimi, por shuma e parave të merrej e të përdorej nga qeveria si kredi për investime të tjera. Megjithatë përpjekjet e çmendura të tij, këmbëngulja e bankës dhe investitorit bëri që projekti të mos anulohej dhe investimi filloi. Rrugës pati problem, dikush pretendon se ishte faji i projektuesve, dikush thotë se financimet ishin të pamjaftueshme.

Në fakt ka një detaj, sot pas 8 vitesh, rruga Qukës-Qafë Plloçë është lënë rrugëve dhe personi që sot po e pengon ka një emër, ajo quhet  Anila Denaj! Të gjithë ndoshta mendojnë se duhet të drejtonim gishtin tek Belinda Balluku apo deputetët e qarkut të Korçës, patjetër disa herë e kemi drejtuar gishtin edhe tek ata, por vjet ne siguruam informacione se gjithçka tashmë ishte zgjidhur. ARRSH kishte mundur të siguronte projektin final me ndryshimet e duhura dhe duhej shtuar një financim, kjo për një fakt të vetëm, fondet ishin të pamjaftueshme, një shumë e madhe parash duhet paguar edhe për kompanitë të cilat mbanin kantieret e ndërtimit në pritje të financimit të plotë të investimeve. Një pjesë e strukturave ishin përfunduar, disa ura, disa tunele, shtrati i rrugës në disa segmente, por kishte disa gabime në lidhjet e lotit të dytë dhe të tretë dhe disa zona të cilat patën rrëshqitje apo punime të paparashikuara.
Tani që investimi të përfundojë duhet të shtohen financimet, por kjo nuk po ndodh.

Edhe pse projekti duhet të mbaronte për dy vjet, sot jemi pas tetë vitesh dhe projekti nuk po mbaron. Përtej kësaj, dje akuzohej drejtoria e rrugëve, Ministria e Transporteve, deputetët e zonës, por nga vjet gjithçka është mbyllur, projekti, kërkesa për investim dhe të gjitha janë siguruar, por nuk firmos Anila Denaj. Ministrja aktuale e Financave mesa duket e urren Korçën dhe nuk firmos marrjen e kredisë, nuk firmos me partnerët ndërkombëtarë të cilët kanë financuar këtë projekt. Pra nuk firmos shumën shtesë të parave për tu mbyllur projekti i rrugës. Në rast se Anila Denaj do e kishte bërë këtë që vitin e kaluar kur i ka shkuar dokumenti dhe kërkesat, sot rruga ndoshta do të ishte drejt përfundimit.

Por nuk po ndodh, ndoshta rruga nuk do të përfundojë as për një vit e as për dy vjet sepse kemi një ministre financash si Anila Denaj që e çon borxhin 90% për rrush e kumbulla, për investime të cilat nuk i shërbejnë zhvillimit të turizmit dhe nuk sjellin kaq shumë të ardhura, por shkojnë për investime elektorale, shkojnë për interest e Anila Denajt apo aty ku jep urdhër kryeministri. Sot, rruga Qukës-Qafë Plloçë ka një mungesë financimi, por ka çdo dokumentacion dhe pret firmosjen e kredisë shtesë nga ministrja e cila bën sikur nuk kupton, por ka lënë rrugëve një rrugë, një investim i cili kushton më shumë ta lesh në gjendjen që është sesa ta përfundosh investimin.

Shqiptarët do të paguajnë shumë më tepër, para, kredi dhe interesa në gjendjen që është rruga, duke e lënë të pa përfunduar pasi shtrati i rrugës, segmente të ndryshme mund të vazhdojnë të dëmtohen pasi nuk mirëmbahen dhe firmat kanë ndërprerë punën. Ndërsa Anila Denaj ka hall të shëtisë në Sarandë apo Vlorë e të mbledhë vota e të bëjë investime të kota, maleve pa asnjë vlerë dhe nuk firmos një investim madhor që ndikon në zhvillimin e mëtejshëm për rreth 300 mijë banorë, në zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë në gjithë rajonin e Korçës. Mesa duket Anila Denaj e urren Korçën, mesa duket ajo është kundër Korçës dhe investimeve në këtë rajon sepse ndryshe nuk ka shpjegim.

Pse një ministre nuk firmos përfundimin e investimit më madhor të infrastrukturës, për rajonin e Korçës, ndoshta jo në 30 por edhe në 100 vite. Emri i njeriut që urren Korçën është Anila Denaj, emri i personit që pengon investimin madhor të rrugës nacionale Qukes-Qafë Plloçë dhe përfundimin e saj është Anila Denaj.

Emri që pengon dhe nesër do t?i lërë një faturë me taksa dhe shpenzime të mëdha shqiptarëve e ka emrin Anila Denaj. Ministrja Anila Denaj është krenare për Noizy-n dhe jo për Korçën të cilës i bllokon investimet!/CNA.al

Foto-Qukës Qafë Plloçë, rruga që s’mbaron/ Dështimi i radhës së Rilindjes

Foto ekskluzive/ Rruga Qukës-Qafë Plloçë, segmenti i lënë në mëshirë të fatit, nuk mbaron prej një dekade

Dokumenti ekskluziv-Rruga Qukës-Qafë Plloçë/ Si gënjen publikisht prefekti i Korçës

Skandali me rrugën Qukës-Qafë Plloçë/ Abuzimet shtuan kostot, duhen edhe 90 milionë dollarë

Qukës-Qafë Plloça, fytyra e dështimit të Rilindjes/ Rama gënjen turpësisht shqiptarët

Foto-Video/Hapet tuneli në rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Rrugët e lëna rrugëve/ Si gënjeu publikisht kryeministri për aksin Qukës-Qafë Plloçë

 

 

 

Lajmet e fundit nga