web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

185 pacientë të shtruar në spitale/ Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve

20 Shtator 2020, 14:13, Lifestyle CNA

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Duke marrë shkas nga shifrat, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.

Ministria deklaron se maskat janë domosdoshmëri për t?u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Gjithashtu na kujtohet se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga