Nga Frimasonët tek Iluminati/ Kush janë 10 shoqëritë sekrete më të famshme në histori

12 Qershor 2020, 06:44, Blog CNA
Nga Frimasonët tek Iluminati/ Kush janë 10 shoqëritë sekrete

Disa shoqëri sekrete janë tashmë të njohura, dhe vazhdojnë të veprojnë prej shumë shekujsh. Edhe pse anëtarët e shumë prej tyre janë të njohur, ritet dhe ajo çfarë ndodh në takime nuk bëhet publike asnjëherë.

1.?Skull and Bones?

Urdhri i ?Skull and Bones? është një shoqëri e Universitetit të Jeilit dhe fillimisht njihej si ?Vëllazëria e Vdekjes?. Është njëra prej shoqërive sekrete studentore më të vjetra në SHBA. Është themeluar në vitin 1832 dhe anëtarësimi është i hapur vetëm për pak njerëz të elitës. Shoqëria përdor rituale me nuanca masonike edhe në ditët e sotme.

Anëtarët takohen çdo të enjte dhe të dielë në një ndërtesë që e quajnë ?Varri?. Sipas Xhudi Shif, arkiviste në librarinë e Universitetit të Jeilit, emrat e anëtarëve nuk mbaheshin sekret deri në vitet 1970, por ritualet kanë qenë gjithnjë sekret. Dy presidentët Bush kanë qenë anëtarë të kësaj shoqërie, gjatë kohës që studionin në Jeil, por dhe një sërë emrash të tjerë njerëzish të famshëm e të pushtetshëm në SHBA.

2. Frimasonët

Lozha e Madhe Masonike u krijua në vitin 1717, kur 4 grupime lozhash të vogla u bashkuan midis tyre. Nivelet e anëtarësimit fillimisht ishin të shkallës së parë dhe të dytë, por në vitin 1750 ato u zgjeruan për të krijuar dhe një shkallë të tretë. Kur një person arrin në gradën e tretë quhet ?Master Mason?. Masonët i kryejnë takimet e tyre të rregullta sipas një rituali të caktuar.

Kjo përfshin shumë referenca ndaj simboleve arkitekturore, siç është kompasi dhe katrori. Ato i referohen zotit si ?Arkitekti i Madh i Universit?. Masonët përdorin shenja dhe një shkëmbim të veçantë duarsh kur nisin takimet e tyre, si dhe për të identifikuar veten ndaj njerëzve të tjerë që mund të jenë masonë. Që dikush të bëhet mason, duhet që ai të rekomandohet nga një mason tjetër.

3. ?Rosicrucian?

Urdhri ?Rosicrucian? besohet se ka qenë ideja e një grupi protestantësh gjermanë në vitin 1600, kur dhe u botuan tre dokumente: ?Fama Fraternitatis Rosae Crucis?, ?Confessio Fraternitatis? dhe ?Martesa kimike e Rosenkretuzit kristian viti 1459?. Dokumenti i parë tregon historinë e një alkimisti misterioz, i cili udhëton në pjesë të ndryshme të botës për të përftuar njohuri sekrete.

I dyti flet për një vëllazëri sekrete alkimistësh, të cilët po përgatiteshin të ndryshonin botën politike dhe intelektuale të Evropës. Vetë anëtarët e kësaj vëllazërie, pretendojnë se origjina e tyre është më e lashtë sesa këto dokumente. Sot ka shumë grupe të tilla, dhe secili pretendon të ketë një lidhje direkte me origjinalin.

4. ?Ordo Templis Orientis?

OTO (Urdhri i Tempullit të Lindjes), u krijua fillimisht si një vëllazëri masone, por në drejtimin e të vetëquajturit ?Bisha e Madhe?, Alister Kroulej, nisi të ndiqte parimet e sistemit të tij fetar të quajtur Thelema. Anëtarësimi është sipas disa shkallëve dhe gjatë këtij procesi përdoren shumë rituale.

Kjo vëllazëri, aktualisht ka mbi 3 mijë anëtarë në mbarë botën. Vetë Kroulej, ka krijuar një meshë specifike për vëllazërinë. Rituali kryhet sipas një stili të caktuar dhe për këtë përdoren priftëresha të virgjëra, fëmijë dhe priftërinj. Gjatë meshës thërriten zotat e lashtë egjiptianë, si dhe djalli dhe në një pikë priftëreshat kryejnë një ritual të zhveshur.

5. Urdhri Hermetik i Agimit të Artë

Urdhri i Agimit të Artë është themeluar nga dr.Uilliam Udman, Uilliam Uestkot dhe Samuel Matërs. Që të tre këta kanë qenë frimasonë dhe anëtarë të shoqërisë ?Societas Rosicruciana? në Angli. Sistemi i besimit të këtij grupimi bazohet kryesisht nga misticizmi kristian, hermeticizmi, besimet e Egjiptit të lashtë, alkimia, teozofia, magjia dhe shkrimet e Rilindjes. Shkrimtari i njohur amerikan Uilliam Batler Jits dhe Alister Kroulej janë 2 prej anëtarëve më të famshëm të këtij grupi. Dokumentet themelore të urdhrit njihen si ?Dokumentet e Koduara?, 60 faqet e të cilit përmbajnë rite magjike.

6. Kalorësit Templarë

Kalorësit Templarë janë një degëzim i masonëve. Ata nuk kanë ndonjë lidhje direkte me Kalorësit Templarë origjinalë, një grup ushtarak fetar i formuar në shekullin XII-të. Anëtarët e kësaj shoqërie nuk pretendojnë lidhje direkte me vëllazërinë mesjetare, thjesht një huazim simbolesh.

Për t?u bërë anëtar i këtij grupi, një person duhet të jetë mjeshtër mason kristian. Kjo organizatë është e veçantë dhe jo thjesht një shkallë e lartë e masonerisë. Urdhrat e huazuar nga shoqëria mesjetare përshkruhen si ?urdhra përkujtimorë? ose gradë. Gjithsesi, disa masonë ose jo të tillë, madje dhe anti-masonët insistojnë se disa rite masonike kanë influencë direkte nga templarët.

7. Iluminati

Një lëvizje mendimtarësh të lirë, që isht dega më radikale e Iluminizmit, pasuesit e së cilës morën emrin ?Iluminati? u themelua më 1 maj 1776 në Igolshtad në Bavaria e Epërme në Gjermani nga Adam Veishop. Edhe pse ishte ilegale, shumë intelektualë me influencë dhe politikanë progresistë e konsideruan veten anëtarë.

Fakti që kjo shoqëri nuk kërkonte besimin tek një qenie supreme, e bëri atë të famshme në mes ateistëve. Ka shumë teori konspirative, sipas të cilave ?Iluminati? vepron akoma sot e kësaj dite dhe menaxhon veprimet kryesore të qeverive të botës me dëshirën për të krijuar një qeveri mbarë botërore të bazuar në principe humaniste dhe ateiste.

8. Grupi Bilderberg

Ky grup është pak i ndryshëm nga të tjerët, pasi nuk ka anëtarësi zyrtare. Anëtarët e këtij grupi janë njerëz me influencë të madhe, të cilët takohen çdo vit në mënyrë sekrete. Çështjet e diskutuara mbahen sekret. Struktura e takimeve i ngjan një konference dhe zakonisht takimet kryhen në hotele me pesë yje në vende të ndryshme të botës.

Pjesëmarrja në takim është vetëm me anë të ftesave. Takimi i parë u krye në vitin 1954 në hotelin ?Bilderberg? në Holandë. Edhe pse agjenda dhe lista e pjesëmarrësve është publike, nuk është akoma e qartë nëse këto detaje bëhen të ditura nga vetë grupi apo jo.

9. Paria e Sionit

Pas botimit të librit ?Kodi i Da Vinçit? të historianit Den Braun emri i kësaj shoqërie ka ngjallur shumë kërshëri në mbarë botën. Në fakt, ky grupim është krejtësisht fiktiv. Paria ka qenë një rreng i krijuar në vitin 1956 nga një pretendent i fronit francez, Pier Plantar.

Letrat ekzistuese që datojnë në vitet 1960 dhe që Plantar, dë Sherise dhe dë Sede i kanë shkruar njëri-tjetrit konfirmojnë se të tre ishin përfshirë në këtë rreng, duke përshkruar skemat e mbrojtjes së tyre ndaj kritikave dhe si do të mund ta vazhdonin këtë mashtrim. Gjithsesi, ka nga ata që besojnë se Paria ekziston, dhe funksion edhe në ditët e sotme.

10. ?Opus Dei?

?Opus Dei? është një organizatë e kishës Katolike që thekson besimin katolik se jeta e zakonshme është rruga drejt shenjtërisë. Anëtarët e kësaj organizate, jetojnë në qendra speciale. Urdhri u themelua në vitin 1928 në Spanjë nga prifti katolik Hose Maria Eskriva, me aprovimin a Papa Piut XII. Pjesa më e madhe e organizatës prej rreth 87.000 anëtarësh të dy gjinive janë njerëz të thjeshtë, që drejtohen nga një prelat i zgjedhur nga një mbledhje e përgjithshme e pranuar edhe nga Papa./ Llistverse.com-Përshtatur nga CNA.al

06:28 Blog

Amerika që duam

Nga Ahmed Charai “National Interest”* Imazhet dramatike që k...

Lajmet e fundit nga