
Nga Frimasonët tek Iluminati/ Kush janë 10 shoqëritë sekrete më të famshme në histori
Disa shoqëri sekrete janë tashmë të njohura, dhe vazhdojnë t...
Nga Walter Russell Mead ?The Wall Street Journal?
* Ndërsa Shtëpia e Bardhë po përpiqet të gjejë reagimin e duhur ndaj lëvizjes masive më shqetësuese të protestës në vend që nga Lufta e Vietnamit, dhe teksa shoqëria amerikane po reflekton mbi problemet agonizuese të marrëdhënieve ndër-racore, shumë vëzhgues të huaj do t?i interpretojnë këto ngjarje si një shenjë të mëtejshme të ?rënies së Amerikës?.
Ata me siguri presin që një SHBA e mbyllur në vetvete dhe e përçarë, të tërhiqet nga çështjet globale. Por e kanë tërësisht gabim. Natyrisht ekzistojnë pikëpyetje të vjetra dhe të njohura rreth Donald Trumpit. Por për shumë liderë botërorë, ato nuk janë ato në mendjet e shumicës së amerikanëve.
Burra si Vladimir Putin, Rexhep Taip Erdogan, Kim Jong Un dhe Xi Jinping, nuk kanë ndonjë merak të veçantë për pikëpamjet e presidentit amerikan mbi pakicat, ose pikat e shkëlqyera të demokracisë amerikane.
Ata nuk e shohin SHBA-në si një ?avatar? global të demokracisë, suksesi ose dështimi i së cilës mbështetet në shpresat e një njerëzimi të përvuajtur, dhe as nuk e matin zotin Trump me suksesin apo dështimin e tij për t?i afruar më tej SHBA-të me vlerat dhe idealet e saj më të larta.
Ata dhe shumë të tjerë duan të dinë se çfarë dëshiron presidenti Trump, sa efektiv do të jetë ai në përmbushjen e objektivave që shpalos, sa kohë do të rrijë në detyrë, dhe kush do të vijë pas tij. Ngjashëm, ata janë më pak të interesuar nëse këto protesta shënojnë një fazë të re më të lartë në luftën e gjatë të Amerikës për kapërcimin e trashëgimisë së errët racore, sesa mbi atë se si këto trazira do të ndikojnë në veprimet e SHBA-së nëpër botë.
Parimet morale që janë në lojë në përplasjet e brendshme në SHBA, kanë pak interes përtej botës demokratike. Shumë pak lot janë derdhur në zyrat qeveritare të Moskës apo Pekinit, në emër të viktimave të dhunës së tepruar policore në SHBA.
Dhe jo shumë drejtues kinezë ose rusë të bizneseve të mëdha po debatojnë me stafet e tyre, për të hartuar plane për lehtësimin e jetës së punonjësve që i përkasin pakicave. Por nga zoti Putin dhe Xi, dhe duke kaluar nëpër një radhë ?diplomatësh të vjetër?, dhe deri poshtë tek punonjësit e rinj në fushatave të dezinformimit, po bëhen llogaritje të ftohta në lidhje me pasojat gjeopolitike të trazirave aktuale në Amerikë.
A ka gjasa që ndarjet tona të brendshme, dhe paaftësia aktuale e zotit Trump për t?i menaxhuar ato, të sjellin një periudhë të dobësisë dhe izolimit të SHBA-së? Aroma dehëse e dobësisë së SHBA-së, mund të krijojë një sjellje impulsive tek liderët e huaj.
Gjatë Luftës Civile, Perandori i Francës Napoleoni III shfrytëzoi rastin që të vendoste Arkidukën Maksimilian si perandor të Meksikës, teksa ëndërronte ndërtimin e një perandorie të madhe amerikane nën kontrollin francez.
Në vitet 1930, Gjermania, Italia dhe Japonia, përfituan nga vetë izolimi amerikan. Rusia e sulmoi Gjeorgjinë në vitin 2008, kur kriza financiare goditi Amerikën, ndërsa që atëherë veprimet agresive të Putinit jashtë Rusisë kanë ndjekur llogaritjet e tij mbi dobësimin e fokusit dhe vullnetit të SHBA-së, për të qenë një lojtare kryesore në çështjet globale.
Kalimi i Kinës nga një vend me një rritje të madhe paqësore, në një fuqi kërcënuese, u pasuan nga vlerësime të ngjashme të dobësisë amerikane. Instinkti i Donald Trumpit, do të jetë me siguri ndërmarrja e veprimeve dramatike për t?i bindur udhëheqësit e huaj, se SHBA-ja mbetet një zë i fortë në çështjet botërore. Por, të huajt e keqkuptojnë shumë shpesh procesin politik që ndodh në Amerikë.
Xi dhe Putin dhe shpura e tyre, besojnë tashmë se demokracia është një mënyrë kaotike dhe joefikase për të drejtuar një vend. Ata i interpretojnë demonstratat kundër policisë në SHBA si kërcënime për fuqinë e një shteti. Ata gjykojnë se ato tregojnë se si një komb i shkatërruar nga grindjet e brendshme, nuk do të ketë as qëndrueshmërinë e synimeve të veta, dhe as autoritetin e brendshëm të nevojshëm për të ruajtur rendin ekzistues botëror.
Por ajo që ata ka të ngjarë të mos kuptojnë, janë pikat e forta të qëndrueshme të shoqërisë amerikane. Me gjithë dhunën në protesta, shumica dërrmuese e protestuesve kërkojnë forcimin e demokracisë amerikane, dhe jo rrëzimin e sistemit.
Ndonëse flitet shumë për polarizimin racor, protestat legjitime dhe paqësore gëzojnë një mbështetje të gjerë në mesin e të bardhëve. Kritikat e fundit ndaj qasjes së Trumpit mbi protestat nga zyrtarët e tanishëm dhe të mëparshëm të rangut të mbrojtjes nuk janë – sikurse spekulohet në Moskë, Ankara ose Pekin – pararendëse të një grushti shteti ushtarak.
Se si do t?i shohin votuesit amerikanë ngjarjet e javëve të fundit në zgjedhjet e nëntorit, kjo mbetet për t?u parë. Të kundërshtosh brutalitetin e policisë është një gjë; dhe të qeverisësh një qytet është diçka tjetër. Ka ide të këqija por edhe të mira, dhe prirjes së disave për ta përzier intolerancën intelektuale me drejtësinë racore, duhet që t?i rezistohet.
Por qëndrimi në vend nuk ka qenë kurrë mënyra amerikane e jetesës. Argumente mbresëlënëse në mbështetje të natyrës së lirisë, dhe mënyrës se si duhet avancuar më së miri ajo, kanë qenë pjesë e jetës së amerikanëve që nga Aktet e Huaja të vitit 1798. Nënvlerësimi i Amerikës, është gabimi më i rrezikshëm që mund të bëjnë udhëheqësit e huaj. Le të shpresojmë që Xi dhe Putin ta kenë këtë gjë parasysh, ndërsa reflektojnë mbi lajmet e fundit që vijnë nga SHBA-ja./ Përshtatur nga CNA.al
Disa shoqëri sekrete janë tashmë të njohura, dhe vazhdojnë t...
Nga Mindy Weisberger “Live Science”Për sa kohë që ka pasur f...
Në “Indeksin Global të Paqes” përshkruhet çdo vit gjendja e ...
Nga Ted Galen Carpenter “American Conservative”Sjellja e fun...
Në një intervistë telefonike për gjermanen “Der Spigel”, 81-...
Nga Mauro BonazziNjë epidemi e padeshifrueshme; shumë të vde...
Më 8 qeshor 1982, presidenti republikan amerikan Ronald Rega...
Nga Jonathan Martin “The New York Times”* Në vitin 2016 repu...
Nga Ahmed Charai “National Interest”* Imazhet dramatike që k...
Nga Heather Mac Donald “The Wall Street Journal”Vdekja e Xho...
Nga Anne-Marie Slaughter “Project Syndicate”Bota i ka shpenz...
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Beteja e Normandisë, që zgjat...
Nga Clayton M.Dalton “New Scientist”Ne kemi mësuar shumë mbi...
Nga Heather Catt & Arpana Verma “The Conversation”Aktualisht...
Nga Debra Heine “American Greatness”* Dikush po organizon kr...
Teksa po shtohen trazirat politike, krahas përhapjes së pand...
Nga Miranda Devine “The New York Post”* Tragjedia e trazirav...
Mjekët italianë pretendojnë tashmë se koronavirusi është dob...
Nga Ben Westcott “CNN”* Kur agoi 4 qershori 1989, populli ki...
Nga Adam Kleczkowski “The Conversation”* Kur koronavirusi i ...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua Sokol Aliaj nga Fieri...
Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesm...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ...
Kuvendi i Shqipërisë votoi me 4 qershor Bajram Bega...
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë të trafikut t...
Policia shqiptare ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqi...
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “SPA”, dhe ...
Policia ka vënë në pranga shtetasin F.D, 41 vjeç, pasi ka ...
Publikohen notat e provimi të maturës, të lëndës gjuhë...
Vendi këtë fundjavë do të ketë ndikim të masave të qën...
Vendi ynë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në o...
Ditën e sotme priten reshje, në përgjithësi të dobëta,...
Shërbimi sekret ukrainas i SBU njoftoi sot se ka shkat...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shpreh...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola...
Mediat italiane thanë se dy të rinj, burrë e grua, me ...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisorja e njohur...
Luan Rama ka publikuar në një postim në faqen e tij në rrj...
Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe kompanitë që operojn...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, i është rikthyer sër...
Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 119.7 Lekë. P...
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Ç...