LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Demokratët “masakrojnë” Bashën/ Hap krahun, e ke shkatërruar PD-në

7 Maj 2020, 12:49, Politikë CNA

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha një ditë më parë, ndërsa mbajti një deklaratë për mediat, vijoi të përsërisë të njëtat fjali, që e ka bërë zakon në çdo dalje mediatike.

Por, ndërkohë duket se demokratët janë të lodhur nga fjalët boshe, dhe duan vepra jo fjalë.

Ata e akuzojnë Bashën për shkatërrimin e PD-së, dhe i kërkojnë të hapë krahun, dhe të mos bëjë premtime boshe.

E ndërsa video u publikua live edhe në faqen e Bashës në rrjetet sociale, ndjekësit e tij kanë shpërthyer në komente dhe kritika të forta kundër kreut të Republikës së re.

?Atehere kur gjyshja ime te ngrihet nga varri ti do bahesh kryeminister . Hap rrugen figurave te reja te PD ose shumë shpejt kjo parti do zhduket?-shkruan një qytetar.

Gjithashtu një tjetër shkruan ? Basha , vjet e tutje premtoje qe do kerkojme ndryshimin e sistemit zgjedhor , tani pse nuk e ze ne goje fare , apo doni te beni biznes ne perzgjedhjen e deputeteve?.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan ?Duam vepra, dhe jo fjalë?, ndërsa një tjetër shkruan ?Basha e ka prishur PD-në?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga