Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, i shtohet listës së institucioneve shtetërore që zhvillojnë tendera skandalozë nën petkun e masave mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19.
Bashkia e Tiranës ka zhvilluar së fundmi një tender pa garë, me siglën ?me negociim, pa shpallje paraprake?, për ?Blerje pajisje mbrojtëse për stafin e Bashkisë Tiranë në kuadër të masave mbrojtëse ndaj infeksionit të shkaktuar nga COVID-19?.
Procedura, me fond limit 144 milionë lekë (të vjetra) pa TVSH, rreth 140 mijë euro bashkë me TVSH, është hapur në datë 29 Prill dhe është mbyllur vetëm një ditë më pas, në 30 Prill.
Në përfundim, Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues të tenderit pa garë kompaninë ?Mare Services?, me seli në Vorë, Tiranë.
Fituesi, kompani eventesh
?Boldnews.al? kreu verifikime mbi dokumentat zyrtare, lidhur me kompaninë fituese të këtij tenderi pa garë. Shoqëria ?Mare Services? është krijuar në Prill 2016 dhe ka si obejkt të aktivitetit të saj ?Organizim eventesh, import ? eksport, promocion, rikonstruksion, ndërtim kënde lojrash, aktivitete promocionale, research, organizime të ndryshme konferenca??.
Pra, për 4 vjet, kompani rezulton që të ketë pasur angazhim, ose të paktën është regjistruar, me objekt në fushën e spektaklit dhe promocionit. Për 4 vjet rresht, ?Mare Services?, referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) nuk ka pasur asnjë lidhje me prodhime tekstile apo me pajisje që mund të shërbejnë për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve.
Por, në Prill të vitit 2020, kompania ?Mare Services? bën një lëvizje në aktivitetin e saj tregtar. Ajo shton një linjë prodhimi tekstilesh dhe, menjëherë fiton tenderin pa garë të Bashkisë së Tiranës.
Tender, një javë pas linjës së tekstilit
Në 22 Prill 2020, vetëm një javë para se Bashkia e Tiranës të zhvillonte tenderin pa garë, ?me negociim, pa shpallje paraprake?, kompania ?Mare Services? regjistron në QKR një ndryshim në objektin e veprimtarisë së saj.
Aktivitetit kryesor, pra organizimit të eventeve, ?Mare Service? i shton edhe sipërmarrjen në linjë prodhimi tekstilesh.
Modifikimi i veprimtarisë konfirmohet në një dokument, të nënshkruar nga pronari i kompanisë, Ermal Bushi.
Me një vendim të ortakut të vetëm të datës 1 Prill 2020, shoqëria ?Mare Services? vendosi shtimin e aktivitetit të saj me ?Linjë prodhimi materiale tekstile mjekësore. Import ? eksport të materialeve tekstile mjekësore?.
Pandemia Covid-19 duket se ka hapur punë në sektorin e prodhimeve tekstile mjekësore dhe ndaj, ?Mare Services?, duket se ka vendosur që të investojë në këtë drejtim.
Dhe, vetëm pak ditë pasi regjistron linjën e prodhimit të tekstile, vjen menjëherë fitorja e parë e një tenderi publik pa garë-ai që zhvilloi Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.
Është e paqartë se përse Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur si fituese një kompani me vetëm 1 javë jetë në fushën e prodhimit të tekstileve, kur vetë si autoritet publik, ka parashikuar kushte të tjera për pjesëmarrësit.
Në dokumentat e tenderit, në rubrikën ?kapaciteti teknik?, Bashkia e Tiranës kërkon që ofertuesit, pra kompanitë private, të kenë ?furnizime të ngjashme me objektin e prokurimit, të kryera/ realizuar gjatë tri viteve te fundit?.?.
Referuar të dhënave zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, kompania e përzgjedhur si fituese, minimalisht, nuk plotëson kriterin e kohës së ushtrimit të aktivitetit.
Por, përtej të gjitha pikëpyetjeve, Erion Veliaj dhe institucioni i tij, kanë vendosur që tenderin afërsisht 140 mijë euro t?ia japin shoqërisë ?Mare Services?.
Bashkia Tiranë do t’i japë 1363,5 metër katror tokë publike ...
Deputeti i opozitës Myslim Murrizi ka pohuar hapur mbrëmjen ...
“Do i provoj virgjërinë kryetarit të SPAK-ut”. Kështu deklar...
Avokati i njohur Spartak Ngjela u shpreh se në korrik priten...
Avokati Spartak Ngjela në një intervistë për Ora news, shpre...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka ...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kallëzon në SPAK kr...
Më 12 qershor është parashikuar që të zhvillohen zgjedhjet p...
Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë krah krerëve fetarë du...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar pas raportit ...
Përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri, i është përgjigjur kë...
Sot në një dalje për mediat me kreun e Shoqatës të Biznesit ...
Përfaqësuesit e Opozitës në Këshillin Politik Oerd Bylykbash...
Një shkencëtar e larguan nga puna pasi administrata Trump in...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë pë...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur sot ftes...
Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël në Shqipëri Albert ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë tenderin e ra...
Përfaqësues i PD-së në Këshillin Politik për Reformën Zgjedh...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë sot n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...