
"Biznesi i vogël jashtë vëmendjes"/ Basha: Qeveria të mos merret me oligarkët
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë pë...
Një shkencëtar e larguan nga puna pasi administrata Trump injoroi paralajmërimet e tij të forta për COVID-19 dhe një ilaç të malaries, të cilin Presidenti Donald Trump kërkonte të përdorej për koronavirusin megjithë të dhënat e pakta se mund të ishte i dobishëm.
Kështu thuhet në ankesën e paraqitur në agjensinë që mbikqyr qeverinë nga Rick Bright, ish-drejtor i Autoritetit për Studimet dhe Zhvillimet e Avancuara Biomjekësore.
Në ankesën e paraqitur, Rick Bright, ish-drejtori i Autoritetit për Studimet dhe Zhvillimet e Avancuara Biomjekësore, thotë se e patën transferuar në një detyrë më të ulët pasi i rezistoi presionit politik për të lejuar përdorimin e gjerë të hidroksiklorokuinës, ilaçit të malaries që kërkonte Presidenti Trump. Në dokumentin e paraqitur tek Zyra e Posaçme Juridike, agjensia mbikqyrëse për qeverinë amerikane, zoti Bright thotë se administrata Trump dëshironte të dërgonte furnizime të tepruara me këtë ilaç në vatrat e nxehta në Nju Jork dhe Nju Xhersi.
Ankesa me shkrim vjen ndërsa administrata Trump po përballet me kritika për reagimin e saj ndaj pandemisë, për furnizimin me teste për virusin dhe me respiratorë, maska dhe paisje të tjera që mund të ulin përhapjen e sëmundjes. Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë patur rreth 1.2 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 70 mijë vdekje.
Zoti Bright thotë gjithashtu se administrata Trump injoroi paralajmërimet e tij të forta për COVID-19, sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi. Ai thotë se “veproi me urgjencë” për të trajtuar çështjen e përhapjes së COVID-19, pasi Organizata Botërore e Shëndetit bëri një paralajmërim në janar.
Por, ai thotë se u përball me rezistencë nga udhëheqja e Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, ndër ta edhe vetë Sekretari Azar, i cili duket se ulte rëndësinë e kësaj katastrofe.
Zoti Bright thotë se të emëruarit politikë në Departamentin e Shëndetësisë u përpoqën të promovojnë hidroksiklorokuinën si ilaçin që do të ishte çelësi për zgjidhjen. Këta zyrtarë “kërkuan që Nju Jorku dhe Nju Xhersi të ‘përmbyteshin’ me këtë ilaç, të importuar nga fabrika në Pakistan dhe Indi që nuk ishin inspektuar nga Administrata për Ushqimin dhe Barnat (FDA)”, thuhet në ankesën me shkrim.
Por, zoti Bright kishte kundërshtuar përdorimin e gjerë të këtij ilaçi, duke thënë se nuk ekzistonte evidenca shkencore që të mbështeste përdorimin nga pacientët me koronavirusin. Ai ndjeu nevojën urgjente që publiku të informohej për faktin e mungesës së argumentave shkencore.
Muajin e kaluar, Administrata për Ushqimin dhe Barnat (FDA) paralajmëroi doktorët kundër dhënies me recetë të këtij ilaçi që mund të përdoret vetëm në studime shkencore dhe kushte spitalore. Madje, në një paralajmërim të FDA përmenden raportet për raste me pasoja anësore fatale në zemër, ndër pacientët me koronavirusin që morën hidroksiklorokuinën, apo ilaçin e lidhur me të, klorokuinën.
Gjithashtu, në fund të janarit, zoti Bright pati ndërmarrë përpjekje për të rritur rezervat e maskave N95, për t’i paraprirë rrezikut të mungesave në rang global që do të rrezikonin kështu punonjësit e emergjencave. Në takimet me zyrtarët e lartë të Departamentit të Shëndetësisë, ndër ta edhe Sekretarin Azar, “reaguan të befasuar nga parashikimet dhe thirrjet urgjente, dhe u shprehën se Shtetet e Bashkuara do të ishin në gjendje ta përmbanin virusin dhe ta mbanin jashtë” territorit amerikan. Për publikun, Departamenti i Shëndetësisë thoshte se kishte të gjitha sasistë e maskave që nevojiteshin.
Zoti Bright thotë se paralajmërimet e tij ishin mbështetur vetëm nga këshilltari për tregtinë i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, i cili ndante të njëjtat shqetësime për dëmin masiv ndaj Shteteve të Bashkuara dhe i shprehu këto në një memorandum të brendshëm.
Pasi kishte parë që zyrtarët “refuzonin të dëgjonin apo të ndërmerrnin veprimet e duhura për të informuar drejt publikun”, zoti Bright bisedoi me një gazetar që po shkruante një artikull për ilaçin në fjalë. Agjensia ku punonte zot Bright po punon gjithashtu për zhvillimin e një vaksine për koronavirusin e ri. Ai ishte përplasur me zyrtarët e lartë për rolin e një lobisti të industrisë farmaceutike, John Clerici, i cili kërkonte një kontratë për një nga kompanitë kliente të tij “Aeolus Pharmaceuticals”, drejtori i së cilës është mik i dhëndrrit të Presidentit Trump, Jared Kushner.
Në ankesën e tij, zoti Bright kërkon rikthimin në punë dhe një hetim të plotë të çështjeve të përmendura. Departamenti i Shëndetësisë konfirmoi se ai nuk punon më tek kjo agjensi, por nuk reagoi për akuzat për ndërhyrje politike në reagimin ndaj COVID-19./VOA
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë pë...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur sot ftes...
Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël në Shqipëri Albert ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë tenderin e ra...
Përfaqësues i PD-së në Këshillin Politik për Reformën Zgjedh...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë sot n...
Kryeministri Edi Rama ka reagar lidhur me raportin e “Freedo...
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka reaguar pas...
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama ...
Në samitin virtual të BE me gjashtë vendet e Ballkanit Perën...
Dje nëpërmjet një njoftimi dhe një spoti publik, Çim Peka la...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vendimin e KLGJ...
Komisioni i Reformës Zgjedhore është mbledhur ditën e sotme ...
Kryeministri Edi Rama ka “justifikuar” daljen nga karantina ...
Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me Enkel Demin n...
Kryeministri Edi Rama është pyetur sot nga gazetari Enkel De...
Kryeministri Edi Rama ka mohuar sot të ketë thënë ai që do t...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të Freedom H...
Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se nuk do të donte ...
Presidenti Ilir Meta shprehet i shqetësuar lidhur me konkluz...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e ...
Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit Kl...
Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarr...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Sipas një studimi të kësaj platforme, në gjashtë muajt e p...
Një gazetare franceze u vu në pranga më 19 shtator nga pol...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Almyros, në Greqinë ...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...