web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ftesa e Gjiknurit për tryezën e Zgjedhores/ Basha: Jemi gati ta votojmë që nesër nëse...

6 Maj 2020, 14:06, Politikë CNA

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur sot ftesës së bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknurit, për uljen e opozitës në tryezat e reformës.

Basha i cilësoi si gënjeshtra të gjitha deklaratat e mazhorancës, ndërsa tha se opozita nuk është larguar kurrë nga kjo tryezë.

Kryedemokrati deklaroi se opozita është gati që të ulet e ta votojë që nesër Reformën Zgjedhore nëse pranohen propozimet e tyre.

?Dua të mbani vëmendjen tek problemi i madh, pandemia ekonomike. Të tjerat janë gënjeshtra. Nuk jemi larguar kurrë nga tryeza. Qeverisë i ka munguar vullneti të shprehet për propozimet tona. Ia kemi çuar propozimet tona. Kemi gati dhe propozime të tjera. Qeveria s?ka përse pret javën që vjen. Ne jemi gati të vazhdojmë me tryezën dhe të votojmë reformën që nesër që t?ju japim qytetarëve një qeveri legjitime dhe që të kujdeset për fatin e tyre, për ekonominë që po bie në gropë?, nënvizoi kryetari i Republikës së Re./ CNA.al





Lajmet e fundit nga