LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Bëtë marrëveshje me kriminelin Rama"/ Sejamini përplaset me Bylykbashin: Ku e nxjerr konceptin latin

6 Maj 2020, 20:56, Politikë CNA
"Bëtë marrëveshje me kriminelin Rama"/ Sejamini

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi është përplasur mbrëmjen e sotme me analistin Neritan Sejamini, teksa po flisnin për Reformën Zgjedhore.

Sejamini e kritikoi demokratin për marrëveshjen e 2017-ës, për të cilën tha se dështoi, ndërsa Bylykbashi tha se u bazuan në bazën e besimit.

Sejamini: Si e zgjidh dot kjo qeveria e votës, vjedhjen e votës. Kishte një marrëveshje të tillë edhe në vitin 2017.

Bylykbashi: Ne bëmë një marrëveshje në bazë besimi. E thonë edhe latinët, fajtor është ai që ka shkelur marrëveshjen dhe jo që i besoi marrëveshjes.

Sejamani: Si patët besim, ju bëtë një marrëveshje me Edi Ramën duke qenë kriminel. Nga e nxorre këtë konceptin latin. Si e zgjidh qeveria teknike problemin e zgjedhjeve?

Bylykbashi: Nuk do të ketë presione në administratë. Nuk do të lejohet që kriminelët bashkë me militantët të shkojnë t?i marrin qytetarët në shtëpi dhe t’i çojnë tek kutia e votimit.

Sejamini: Bëhet fjalë për qeveri politike dhe jo teknike./ CNA.al

Lajmet e fundit nga