LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Lufta ndaj krimit me tregues pozitivë"/ Olsian Çela: Sistemi i drejtësisë ka probleme

7 Maj 2020, 09:20, Politikë CNA
"Lufta ndaj krimit me tregues pozitivë"/ Olsian Çela:

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në seancën parlamentare online tha se Prokuroria ka shënuar tregues pozitivë në luftën ndaj krimit të oirganizuar.

Çela deklaroi se bashkëpunimi mes institucioneve ka qenë i mirë, ndërsa theksoi se sistemi i drejtësisë ka ende probleme që sipas tij janë akumuluar në vite.

?Bashkëpunimi me institucionet ka qenë pozitiv. Ka pasur një bashkëpunim të mirë mes Prokurorisë dhe Policisë Gjyqësore. Ka tregues pozitivë në luftën ndaj krimit. Jemi në periudhën e plotësimit të rekomandimeve të reja. Vlerësoj bashkëpunimin me KLP-në. Tashmë kemi dy Prokurori, atë të Posaçme dhe atë të zakonshmen. Mendoj se sistemi gjithsesi ka probleme, por më shumë janë akumuluar në vite. Por sistemi statistikor është optimal. Do jetë një sfidë për ne që të kemi statistika më të mira?, tha Cela.

Lajmet e fundit nga