LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thirrja e presidentes së KE për reformat/ Basha: Nga këto prioritete varet e ardhmja jonë

7 Maj 2020, 12:02, Politikë CNA
Thirrja e presidentes së KE për reformat/ Basha: Nga këto

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, ka shpërndarë një deklaratë të Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për prioritetet kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor, si sundimi i ligjit, vlera demokratike si dhe lufta kundër krimit të organziuar dhe korrupsionit.

Duke shprehur mirënjohjen për ndihmën e Bashkimit Europian kundër COVID 2019 dhe për solidaritetin për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë, zoti Basha theksoi rëndësinë që kanë për vendin zbatimi i prioriteteve kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

?Gjatë Samitit të EPP në Zagreb rikonfirmova angazhimin e PD për procesin jetik të integrimit europian dhe udhërrëfyesit rë qartë prej 15 kushtesh. E ardhmja jonë europiane varet nga zbatimi i këtyre kushteve?, deklaron kreu i opozitës./ CNA.al

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së”/ Presidetja e KE thirrje qeverive: Zbatoni reformat

Lajmet e fundit nga