LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A ka fshehur Lulzim Basha bashkëpunimin me njeriun e kërkuar nga FBI?

4 Maj 2020, 08:27, Politikë CNA
A ka fshehur Lulzim Basha bashkëpunimin me njeriun e kërkuar nga FBI?

Një personazh jo i panjohur për Shqipërinë, Ekim Alptekin, miku dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Lulzim Bashës ka folur dy ditë më parë në një intervistë të tij në lidhje me atë që CNA.al dhe shumë media kanë raportuar disa muaj me radhë. Pra, hetimin nga FBI-ja në SHBA dhe faktin se ai rrezikon 20 vite burg për rrëmbimin e dyshuar nga autoritetet amerikane të klerikut Fetyllah Gylen.

Alptekin më në fund i pranoi publikisht akuzat ndaj tij, duke hedhur poshtë kështu edhe aludimet e Lulzim Bashës se shkrimet për mikun e tij nuk ishin të vërteta dhe se ato ishin shpikje të sponsorizuara nga qeveria dhe ?armiqtë e tij?, nga ata që Luli shpesh i shikon në ëndërr.

E vërteta doli hapur dhe ju mund ti lexoni këtu, qëndrimet e Alptekin, në një video-intervistë, të dhënë për gazetarin amerikan  Majkëll Doran, ku ai flet qartë për problematikat që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekskluzivisht me FBI dhe faktin se është fshehur në Turqi dhe nuk lëviz nga vendi, pasi po të dalë nga Turqia ai mund të arrestohet.

Ekim Alptekin dhe Lulzim Basha

Alptekin njihet si një mik dhe bashkëpunëtor i Lulzim Bashës dhe konsull nderi i Shqipërisë në Turqi, i emëruar nga Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, një personazh që shpesh është përfolur se ka suportuar fort Lulzim Bashën.

Në intervistën e tij ai thotë një detaj se ka qënë në SHBA gjatë periudhës së tranzicionit midis presidencës Obama dhe Trump, dhe gjatë 2 muajve të parë të presidencës Trump.

Pra, rastësisht sërish ne kemi gjetur një detaj tjetër, qëndrimi i Alptekin përkon me kohën që Basha ka qenë në SHBA, që nga inagurimi i Presidentit Trump deri tek kontratat e firmosura për lobim me Nik Muzin.

Në kohën që flet Alptekin se ka qënë në SHBA, pra tre muaj pas marrjes së Presidencës nga Zoti Trump, e cila është bërë në Janar të vitit 2017, pikërisht afër fundit të marsit, firmoset një kontratë e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike me Stonington Strategies, e cila është kompania e Nick Muzin për lobim në SHBA, e cila më pas çoi deri në foton e Lulzim Bashës, me presidentin Trump. Por firmosje e saj nuk është çështje dite ajo është shoqëruar me shumë lëvizje dhe negociata, nga njerëz të besuar të Bashës në SHBA. A është ky Ekim Alptekin?

Është pikërisht kjo kontratë që plasi si skandal në mediat amerikane më pas filloi edhe një hetim në Shqipëri. Por, Lulzim Basha e mohoi si gjithmonë dhe me proçedurë e mbylli çështjen, duke mos pranuar asgjë nga deklarimet e bëra nga Nick Muzin në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, dhe duke gënjyer Luli sërish edhe për pagesat të paktën 675 mijë dollare, kur në fakt faturat flasin për rreth 1 milion e 25 mijë dollarë.

Por, sipas dokumenteve të dorëzuara dhe të deklaruara nga vetë Nick Muzin, në mars vlera është rreth 675 mijë dollarë, ato që Luli nuk i mohon dot. Nga të cilat një shumë prej 500 mijë dollarësh do të paguheshin nga një kompani off shore ruse, e quajtur Binniata Trade LP. Lulzim Basha në fakt e ka pranuar publikisht njëherë pagesën prej 500 mijë dollarësh në emisionin ?Opinion?, ku ka thënë se është bërë një donoacion, nga shqiptarët në SHBA, por kurrë nuk u gjet se kush ishin ata që i dhuronin këto 500 mijë dollarë Lulzim Bashës, por më pas e mohoi. Në fakt doli se ishte një kompani guackë me pronarë rusë, që i kishte paguar këto para.

Rastësitë

Pikërisht në kohën kur Ekim Alptekin ka qënë në SHBA, në atë kohë ka ndodhur edhe kontrata e Lulzim Bashës. Sërish e ?rastësishme?.

Ekim Alptekin e pranon me gojën e tij kur thotë se tre muajt e parë të vitit 2017 ka qënë në SHBA. Është pikërisht koha, kur Lulzim Basha ka shkuar në SHBA dhe ka firmosur kontratën.

Çfarë e lidh Alptekinin me kontratën e firmosur nga Luli në SHBA?

A është në dijeni vetë Lulzim Basha se miku i tij kishte probleme me FBI?

A është takuar Lulzim Basha me Alptekinin, gjatë kohës që ai ndodhej në SHBA dhe do të deklaronte problemet që kishte me FBI-në?

Cili është roli i Alptekin me pagesat e Lulzim Bashës?

A ka një lidhje direkte apo indirekte?

A është në dijeni Lulzim Basha, të faktit se do të rrëmbehej Fetyllah Gylen, nga miku i tij?

Këto pyetje dhe shumë të tjera ndoshta janë ato që kanë bërë që DASH, t?i vërë ?vizën e kuqe?, kryetarit të Republikës së re, i cili që pas fotos me presidentin Trump, plasjes së skandalit të Ekim Alptekinit dhe këshilltarit 24 orësh të presidentit Trump Michael Flyn, Luli nuk ka mundur më të shkelë në SHBA.

A është i përfshirë Lulzim Basha në dosjen e investigimit të FBI-së?

Pse kryetari i Republikës së Re ka dy vite që nuk shkel më në SHBA?

Ky është një fakt tashmë, megjithëse ai e mohon shpesh duke e argumentuar këtë si një sulm që i vjen nga qeveria. Por, asnjëherë nuk iu është përgjigjur pyetjeve dhe asnjëherë nuk ka thënë të vërtetën.

Sot jemi përballë faktit se Ekim Alptekin ka deklaruar publikisht se ka qënë në SHBA gjatë kohës që Lulzim Basha ka firmosur kontratën. Dhe Basha dhe Alptekin janë miq të ngushtë. Fotot e kanë treguar, ai ka ?bekuar? martesën e Alptekinit.

Luli përpiqet të mos e tregojë këtë detaj por pyetjet e shumta të lindura, dhe detajet që dalin na tregojnë se kreu i Republikës së re, po përpiqet të fshehë diçka. Të vërtetën e madhe për përfshirjen e tij në skandal, përtej fotos me presidentin Trump dhe pagesat me Nick Muzin, ç?ka ngre të gjitha dyshimet se kreu i Republikës së re mund të jetë në hetim nga FBI-ja, pikërisht brenda dosjes së Ekim Alptekin dhe ka pasur dijeni për shumë histori të cilat kanë turbulluar ujrat e prokurorëve amerikanë, të cilët në fakt nuk janë si këta të Shqipërisë që i mbyllin çështjet për proçedurë./ CNA.al

Boom nga Turqia/ Miku i Bashës rrezikon 20 vite burg në  SHBA, Ekim Alptekin pranon akuzat: Si e pagova këshilltarin e Trump

Akuzat për komplot/ Miku i Lulzim Bashës: Kam paguar 1 milionë dollarë, në SHBA nuk shkoj se më arreston FBI

Intervista e plotë/ Flet miku i Bashës që akuzohet nga FBI: Nga rrëmbimi i Gylenit tek dënimi me 20 vite burg

Ekskluzive-Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe lidhjet e Bashës/ FBI i arreston miqtë

Flyn ndryshon dëshminë/ Ngushtohet “laku” për mikun e Lulzim Bashës?

Thellohen akuzat në SHBA/ Ortakët e Bashës ndërhynë në zgjedhjet e Trump

Ortaku dhe miku i ngushtë i Lulzim Bashës, oligark dhe ndan biznese me Putin

Lajmet e fundit nga