LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për komplot/ Miku i Lulzim Bashës: Kam paguar 1 milionë dollarë, në SHBA nuk shkoj se më arreston FBI

3 Maj 2020, 09:31, Politikë CNA
Akuzat për komplot/ Miku i Lulzim Bashës: Kam paguar 1 milionë

Pak më parë, CNA.al publikoi pjesën e parë të intervistës së biznesmenit turko-hollandez, Ekim Alptekin, miku i ngushtë dhe kumbari i fëmijëve të kreut të PD, Lulzim Basha, dhënë për gazetarin amerikan Majkëll Doran.

Në pjesën e parë të intervistës, të cilën mund ta lexoni ketu, Ekim Alptekin tregon sesi e ka njohur ish-gjeneralin amerikan Majkëll Flyn, si e punësoi me paratë e tij (të paktën kështu pretendon) të hetonte rolin e Lëvizjen Gylen në përpjekjen e grushtit të shtetit të korrikut 2016 në Turqi. Po ashtu ai pranon akuzat e publikuar nga mediat dhe CNA.al, ndërsa thekson se nuk mund të shkojë në SHBA, pasi sikurse e thotë vetë ai, rrezikon deri në 20 vite burg.

Ndërkohë, CNA.al, sjell pjesën e dytë të intervistës, ku Ekim Alptekin tregon sesi përfundoi nën hetim nga SHBA.

Po ashtu, ai flet edhe për Lëvizjen Gylen, e cila akuzohet në Turqi, për një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016.

Ekim Alptekin thotë se ?truri? i saj ishte Fetullah Gylen, i cili jeton në Pensilvani.

Kjo intervistë po shihet edhe nga ata që e ndjekin nga afër politikën turke, dhe nuk mund të anashkalojmë disa gjëra. Lëvizja islamike për të cilën po flasim, është Lëvizja Gylen. Dhe përpjekja për grusht shteti në Turqi në korrikun e 2016-ës, që përfshinte avionë luftarakë që bombarduan parlamentim, dhe tentativën për të vrarë presidentin Erdogan, është sipas qeverisë  turke, dhe sipas jush, e drejtuar nga Lëvizja Gyleniste. Po thoni këtë apo jo?

Po, ?truri? i këtij grushti shteti për sa i përket ideimit dhe planifikimit, ishte ky sekt islamik, dhe askush që di sadopak rreth Turqisë nuk mund ta mohojë këtë. Natyrisht, ne nuk kemi qenë shumë elokuent në shpjegimin e kësaj çështje. Dhe kjo për disa arsye. Dhe fakti që Lëvizja Gyleniste ishte dikur në një linjë me qeverinë turke, nuk ndihmoi aspak.

Dhe Gylen, udhëheqësi i sektit ndodhet aktualisht në Pensilvani?

Po, në Malet Pokonos.

Dhe nga këndvështrimi turk, një burrë me banim në Malet Pokonos, organizoi një përpjekje për grusht shteti kundër një aleati të SHBA-së?

Po. E saktë.

Dhe ju si një shtetas turk, që shqetësoheni për marrëdhëniet Turqi-SHBA dhe mirëqënien e vendit tuaj, mendoni se një burrë me banim në Pensilvani, mund ta bëjë diçka të tillë. Amerikanët duhet ta kuptojnë, dhe ne duhet të hetojmë gjithçka që po bën ai në Shtetet e Bashkuara, pasi ai ka këtu shkolla dhe shumë biznese të tjera. Dhe ju menduat, kush më mirë mund t?ju ndihmonte se sa kompania e gjenerali Flyn, ish-shefi i DIA-s?

Keni absolutisht të drejtë, ashtu mendova. Dhe natyrisht Bijan e ka zemrën në vendin e duhur. Por gjithashtu ishte detyra e tij të krijonte më shumë biznes për ?Flynn Intel?. Pra pse të mos e pranonte një punë të tillë. Nuk kishte absolutisht asgjë të paligjshme apo sekrete në lidhje me këtë gjë.

Sigurisht, ne nuk donim që Lëvizja Gyleniste ta dinte se ne ishim duke e bërë këtë, dhe kjo për shumë arsye. Plus ne dëshironim që edhe qeveria turke duhet të ruante sekretin. Për arsye financiare, unë nuk doja të paguaja për këtë mision. Por më pas, buxhetin që munda të grumbulloja e kam paguar nga xhepi.

Është një buxhet shumë më i vogël se ai që unë mendoj se duhet të shpenzohej mbi këtë çështje. Qeveria turke ka punësuar avokatë dhe njerëz të tjerë, por unë besoj se nuk është mjaftueshëm. Ndaj unë u përpoqa, dhe në një moment mendova se e binda qeverinë turke, por edhe për ta ishte një periudhë shumë e zënë.

Prandaj unë u tërhoqa dhe vendosa ta bëja gjithçka vetë. Dhe gjërat rrodhën shumë shpejt.

Unë mund ta kuptoj që kishte një konfuzion nga prokuroria, pasi ajo lexoi shumë raportime mediatike, atë që ndodhi, dhe pastaj ata panë disa nga gjërat që gjendeshin në komunikimet tona, të cilat ua kemi dhënë vullnetarisht.

Por ne e kemi thënë që qeverisë turke i interesoi ideja e punësimit të ?Flyn Intel Group?, por në fund marrëveshja nuk pati. Dhe unë veprova vetë. Synimi im nuk ishte të kërkoja ndonjë favor nga administrata Trump, pasi nuk mund ta dija se Trump do të ishte presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Në fakt, kur e porosita atë kontratë ishte gushti i 2016-ës, dhe shanset që Hilari Klinton të fitonte ishin më të mëdha. Prandaj nëse synim im do të kishte lobimi tek administrata amerikane, dhe veprimi si një agjent i paligjshëm në emër të qeverisë time, unë ndoshta do të kisha punësuar Toni Podestën, që ishte shumë pranë Klintonit.

Palët u takuan vetëm një herë, dhe mua m?u desh të përpiqesha shumë për t?i bindur. Unë kam qenë kryetari i Këshillit Amerikano-Turk të Biznesit, dhe anëtarët tanë kanë kompani që kanë investuar miliarda dollarë në SHBA, duke punësuar mijëra amerikanë.

Shumë njerëz më kanë kritikuar, duke më thënë: Kur e di që je i pafajshëm pse nuk shkon në Shtetet e Bashkuara, dhe sqaro gjithçka. Më vjen keq, por unë kam 3 fëmijë, dhe të gjithë ata që e kanë ndjekur hetimin e Myler, e dinë se ai e ka edhe një kontekst politik.

Dhe me gjithë respektin e duhur për sistemin amerikan të drejtësisë, të gjithë e dinë se mund të bëhen gabime. Aty ka njerëz që kanë dalë nga burgu si të pafajshëm pas 40 apo 50 vjetësh, kur jeta e tyre ka marrë fund. Ndaj unë nuk e ndjej se mund të rrezikoj veten. Unë kam qenë në SHBA me familjen time gjatë periudhës së tranzicionit midis presidencës Obama dhe Trump, dhe madje gjatë 2 muajve të parë të presidencës Trump.

Si përfunduat nën hetim?

Në majin e 2018-ës isha sërish në SHBA për një punë biznesi. Me këshillën e një avokati që e njoha përmes një miku, shkova vetë në zyrën e FBI-së për të dëshmuar. Avokati më tha të nënshkruaja një marrëveshje, ku unë zotohesha të thoja të vërtetën. Unë i thashë pse të bëj këtë përsa kohë unë do të them të vërtetën. Ai mu përgjigj: Nuk do të merresh nën hetim, vetëm nëse nuk do të gënjesh. Dhe unë e nënshkrova atë marrëveshje.

Ata po me pyesnin mbi çështje që buronin nga histori që kishin dalë në media. Ata e urrenin gjeneralin Flyn për shkak të një artikulli negativ mbi imamin Fetullah Gylen. Dhe kjo pas një hetimi të grupit të tij mbi lëvizjen islamike, hetim i kryer me kërkesën time.

Por unë nuk e porosita atë shkrim. Pasi ai ishte shumë kritik, dhe unë mendoja se në Turqi do kishte një jehonë negative. Por gjenerali Flyn më tha se ky është këndvështrimi i tij. Artikulli u botua ditën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Dhe duhet të ketë qenë një goditje e fortë për Gylenistët, që kishin shpenzuar shumë para për fushatën e Hilari Klintonit. Ata u tërbuan, dhe dihet që kjo organizatë është shumë e njohur në PR dhe lidhjet me mediat kryesore.

A keni marrë para nga qeveria turke për t?ja dhënë Flynit?

Absolutisht jo.

A e punësuat ju gjeneralin Flyn sipas urdhërit apo sugjerimit të qeverisë turke?

Jo, sugjerimi ishte i imi, dhe ishin ata që e punësuan.

Sa po ju kushton mbrojtja ligjore?

Mbi 2 milionë dollarë, deri tani kam paguar 1 milionë dollarë.

Pjesa e dytë. Intervista e realizuar nga gazetari amerikan Majkëll Doran-Pershtatur nga CNA.al.

Boom nga Turqia/ Miku i Bashës rrezikon 20 vite burg në  SHBA, Ekim Alptekin pranon akuzat: Si e pagova këshilltarin e Trump

Ekskluzive-Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe lidhjet e Bashës/ FBI i arreston miqtë

Flyn ndryshon dëshminë/ Ngushtohet “laku” për mikun e Lulzim Bashës?

Thellohen akuzat në SHBA/ Ortakët e Bashës ndërhynë në zgjedhjet e Trump

Ortaku dhe miku i ngushtë i Lulzim Bashës, oligark dhe ndan biznese me Putin

Lajmet e fundit nga