LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Boom nga Turqia/ Miku i Bashës rrezikon 20 vite burg në  SHBA, Ekim Alptekin pranon akuzat: Si e pagova këshilltarin e Trump

3 Maj 2020, 09:01, Politikë CNA
Boom nga Turqia/ Miku i Bashës rrezikon 20 vite burg në  SHBA,

Në një intervistë dhënë gazetarit amerikan Majkëll Doran, biznesmeni turko-hollandez, Ekim Alptekin, miku i ngushtë dhe kumbari i fëmijëve të liderit të PD, Lulzim Basha, tregon sesi e ka njohur ish-gjeneralin amerikan Majkëll Flyn, si e punësoi me paratë e tij (të paktën kështu pretendon) të hetonte rolin e Lëvizjen Gylen në përpjekjen e grushtit të shtetit të korrikut 2016 në Turqi.

Flyn u bë pak muaj më vonë këshilltar i presidentit Trump për çështje të sigurisë kombëtare. Por ai u shkarkua nga ky post pas vetëm 24 orësh pas një skandali, ku akuzohej për lidhje me një agjente ruse, dhe më vonë për përfshirje në një komplot që synonte rrëmbimin e klerikut turk Fetullah Gyllen dhe dërgimin e tij në një burg të Turqisë.

Sipas hetimeve ish-këshilltarit amerikan iu ofruan 15 milionë dollarë për ndihmën e tij në këtë skenar. Emri i Flyn shfaqet edhe në kompaninë lobuese të Nik Muzin, të cilit Lulzim Basha i ka dhënë 625 mijë dollar minimalisht, nga të cilët vetëm 125 mijë janë të deklaruara zyrtarisht, dhe pjesa tjetër dyshohet se vijnë nga kompani offshore me pronarë ruse.

PAK HISTORI  

Në shtator të vitit 2018, mediat turke raportuan arrestimin në SHBA të biznesmenit me origjinë armene Lev Aslan, i cili ishte prangosur në bordin e avionit të tij privat, teksa përpiqej të arratisej drejt Stambollit. Arrestimi është bërë nga FBI-ja, sëbashku me dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët akuzohen nga drejtësia amerikane për mospagim taksash, evazion fiskal, mashtrim financiar dhe pastrim parash.

CNA.al pas raportimit të lajmit, duke ju referuar mediave turke  zbardhi lidhjet e biznesmenit të arrestuar turk, Lev Aslan me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Miku turk i Bashës, që ky i fundit e ?bekoi në martesë?, Ekim Alptekin rezultoi se ishte partner i ngushtë në biznes me të arrestuarin, Lev Aslan.

Ortaku dhe miku i ngushtë i Lulzim Bashës, Ekim Alptekin është ndër oligarkët transnacional që ndan bizenese me Vladimir Putin dhe aktualisht është nën investigim nga FBI në SHBA.

Më tej, rreth një vit më parë, mediat raportuan për një tjetër skandal.

George Papadopoulos, një këshilltar i fushatës së Donald Trump, akuzoi Turqinë për përpjekjen për të minuar presidentin e SHBA dhe për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016.

Papadopoulos shkroi në Twitter se një spiun i CIA-s duke përdorur pseudonimin Azra Turk, ka punuar për inteligjencën amerikane por dhe për qeverinë turke.

Sipas ahvalnews.com, përfshirja e Turqisë në fushatën e vitit 2016 të Trump ka qenë e lidhur kryesisht me Ekim Alptekin, ish-partner i biznesit të Michael Flynn.

Sipas një aktakuze të zbuluar nga prokurorët e SHBA, Bijan Kian, ish-partneri i Flynn, komplotoi me Alptekin për të lobuar në mënyrë të paligjshme zyrtarët e qeverisë së SHBA dhe për të ndikuar opinionin publik te Shteteve te Bashkuara kundër Gylenit.

Por, kush është Ekim Alptekin në Tiranë

Ekim Alptekin është miku i ngushtë dhe kumbari i fëmijëve të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ky i fundit e ka pranuar vetë lidhjen me Ekim Alptekin live në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut, kohë më parë.

Më poshtë ne po sjellim një foto, ku Ekim Alptekim është duke u martuar dhe ?kurorën apo bekimin? ia jep Lulzim Basha.

Në intervistën të cilën mund ta lexoni më poshtë, ai pranon akuzat e publikuara nga mediat dhe CNA.al. Ekim Alptekin thotë se mbi të rëndojnë 4 akuza, me të cilat rrezikon të dënohet deri në 20 vjet burg.

A mund të na bëni një prezantim të shkurtër të vetes tuaj?

Unë kam lindur në Ankara. Por prindërit e mi, babai një zyrtar shtetëror dhe nëna ime mësuese, emigruan në Hollandë kur unë ishte 4-vjeç. Ndaj unë ndjehem më shumë hollandez. Kam shtetësi të dyfishtë. Jam një biznesmen turko-holandez, dhe kam pasur gjithnjë një interes mbi mesataren mbi çështjet globale.

Kam punuar për një kohë të gjatë mbi marrëdhëniet turko-amerikane. Dhe shumëkush më njeh për këtë gjë. Kam punuar gjatë Luftës së Dytë të Gjirit për kongresmenin Tom Lantosh në Komitetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kongresin Amerikan.

Ai ishin në fakt një agjent hije i qeverisë turke, kur punonit për Tom Lantoshin?

Aspak. Dhe sinqerisht nuk e kam besuar se ky do të ishte interpretimi zyrtar i prokurorit. Dhe kjo është arsyeja, pse pranova vullnetarisht të flas me ta, pasi pashë se disa lajme të dala në media, që u bënë atyre shumë përshtypje. Dhe besova se është ndoshta e rëndësishme të shkoja dhe të flisja me ta.

Natyrisht po të kisha një avokat të mirë, do të më këshillonte të mos e bëja këtë. Por avokati që m?u ofrua vullnetarisht, e prezantoi veten si një avokat penalist. Ai njihte një avokat me të cilën unë punoj, dhe të cilit i besoj. Dhe ai mori në dorë çështjen time. Por nuk më tha që kishte qenë dikur koleg me një nga prokurorët e ekipit të prokurorit special Robert Myler.

Dhe nuk më shpjegoi asnjë nga rreziqet që do të hasja. Problemi është se kur shkova dhe dëshmova të vërtetën time, ata më thanë se kjo nuk përkonte me versionin e tyre të së vërtetës. Dhe tani kam mbi shpinë 4 akuza, me të cilat mund të dënohem deri në 20 vjet burg.

Situata juaj ka shumë ngjashmëri me atë të Majkëll Flynit me drejtësinë. Por le ta kapim nga fillimi. Si jeni njohur me Majkëll Flynin, dhe pse e punësuat atë?

Ashtu si të thashë në fillim, unë kam punuar me të që në vitin 2003 gjatë dhe pas luftës në Irak, në kohën kur gjenerali Flyn nuk ishte ende i tillë. Por ai tashmë ishte një ushtarak shumë i njohur në ushtrinë amerikane. Cilido që ishte i interesuar për luftën në Irak, e dinte se gjeneral Flyni ishte tashmë një legjendë në sytë e shumë njerëzve, të cilët kanë punuar në këto çështje. Ndaj unë e njihja dhe e respektoja shumë.

Më vonë nje mikun tim Bijan Kion, që e kam njohur kur ishte drejtor në Bankën Exim, më tha se kishte ngritur filloi një kompani bashkë me gjeneral Flyn. Dhe mua më lindi ideja e bashkëpunimit me ta. Ndoshta duke hapur një zyre të grupit ?Flynn Intel? në Turqi. Dhe teksa po ndodhnin diskutimet mbi këtë projekt, ndodhi përpjekja për grusht shteti më 15 korrik 2016. Bijan me telefonoi për të më pyetur nëse ishim mirë, dhe çfarë po bënim. Nisëm të bisedonim dhe unë i thashë se qeverisë turke i duhej një komision investigativ i pavarur dhe objektiv në Shtetet e Bashkuara, për të ekspozuar se kush ishte ky sekt islamik.

Dhe kjo nuk është diçka e lehtë për t?ja shpjeguar një audience amerikane apo kujtdo, se kush janë ata në të vërtetë. Pasi kur nis të flasësh mbi ta, tingëllon si diçka e dalë nga një roman i Den Braun. Kjo është arsyeja pse kur e themi këtë si turq, është vështirë të besohet nga një audiencë amerikane. Ndaj unë besova se na duheshin njerëz me besueshmërinë dhe aftësitë e duhura hetimore, që do të kryenin një hulumtim objektiv në Shtetet e Bashkuara, dhe pastaj do ta shpjegonin atë para publikut amerikan./

Pjesa e parë. Intervista e realizuar ngagazetari amerikan Majkëll Doran-Pershtatur nga CNA.al.

Ekskluzive-Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe lidhjet e Bashës/ FBI i arreston miqtë

Flyn ndryshon dëshminë/ Ngushtohet “laku” për mikun e Lulzim Bashës?

Thellohen akuzat në SHBA/ Ortakët e Bashës ndërhynë në zgjedhjet e Trump

Ortaku dhe miku i ngushtë i Lulzim Bashës, oligark dhe ndan biznese me Putin

Ekskluzive-Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe lidhjet e Bashës/ FBI i arreston miqtë

Lajmet e fundit nga