LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Puna si këshilltare në UKT/ Mira Kazhani mesazh Veliajt, Bashës dhe Ndokës: Di aq shumë gjëra për ta...

2 Maj 2020, 17:52, Politikë CNA

Dy ditë më parë, CNA.al publikoi një lajm të verifikuar pas qarkullimit të një listë pagese në Ujësjellësin e Tiranës, ku shfaqeshin emrat e moderatores së emisionit ?Ftesë në 5? Bieta Sulos dhe drejtueses e publikueses së portalit Tirana Post Mira Kazhanit.

Mira Kazhani u kontaktua nga CNA.al dhe nuk e mohoi, ndërsa tregoi se punonte si këshilltare në lidhje me marrëdhëniet me publikun.

Për këtë lajm ka reaguar edhe ditën e sotme. Në fillim të shkrimit, ajo përmend aksidentin e bërë një vit më parë, për të cilin thotë se nuk mundi të jetojë si njeri normal që ka kaluar një traumë ndonëse Nertili është sot në gjendje të mirë shëndetësore.

Më tej, Kazhani thotë se për postin si këshilltare ka lexuar shumë urrejtje, ndërsa kritikon politikën, teksa thotë se duhet ta vrasë mendjen për të varfërit dhe abuzuesit.

“Kam lexuar aq shumë urrejtje dhe po shoh sesi trimëron një pjesë e politikës për një rrogë brenda çdo rregulli dhe parimi. Kjo politikë që duhet të vrasë mendjen për të varfrit për abuzuesit, për ata që rrinë tërë ditën në kafe dhe Facebook dhe nuk punojnë, për tendera sekretë dhe për atdheun që po e skadojnë, ata që janë shumë, jo unë. Miliardat e vjedhura, jo rroga e kujt bën atë që di. Është për turpin e PD-së që në vend të ngrihet për çështje të mëdha, konsumon gjithë anëtarësinë e saj për një gazetare që figuron edhe këshilltare, vetëm pse është e pozicionuar majtas. Unë jam gazetare e angazhuar, ky nuk është më lajm. Këshilltare është hera e dytë që punoj. Kam qenë edhe në qeverinë Berisha në 2010-n”, shkruan ajo.

Gazetarja thekson se për këtë post nuk ka shkeluar asnjë ligj dhe pretendon se nuk ka marrë asnjëherë asnjë dhuratë nga ndonjë politikan. Kazhani jep edhe mnjë mesazh për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, kryebashhkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe kreun e Partisë Republikane Nard Ndoka.

“Po, unë kam edhe një punë të dytë, sepse nuk ma ndalon asnjë ligj dhe për sa kohë nuk kam shkelur asnjë parim, po të mundja do bëja dhe tre apo katër punë. Sa të kem fuqi, sepse rroga si gazetare nuk më del askund dhe nuk ia dal të përballoj jetën si një grua që jetoj vetëm, pa asnjë mbështetje. Po më mallkoni pse punoj? Seriozisht qenka ky halli juaj? Pse unë bëj dy punë? Do të këshilloja edhe Erion Velinë, edhe Lulzim Bashën, edhe Nard Ndokën, me qëllim për të paguar kredinë. Nuk kam marrë kurrë një dhuratë nga ndonjë politikan. As shtëpi, as bileta ndeshjesh për në San Siro, as pushime apo qoftë edhe një stilolaps. Nuk kam marrë kurrë dhuratë as një kupon nafte nga ndonjë oligark. Asnjë kacidhe! Nuk jam e s’do jem kurrë e këtyre marifeteve dhe kur shoh sesi më shani, kur shoh disa që bëjnë parimorin dhe shesin moral mbi foton time më shfaqen aq shumë gjëra që di për ta e që po ju helmojnë ju që i ndiqni me sinqeritet”, vijon ajo më tej.

Kazhani flet edhe për taksat dhe për rrjetin që ka folur pafund gjatë këtyre dy ditëve për punësimin e saj në UKT.

“Po kjo historia e taksave? Çfarë taksash pretendoni? Për ato që do paguani për 30 vjetët e ardhshëm besoj?!

Sa për mua, unë kam ngrënë vetëm taksat e mia dhe të askujt tjetër! Taksat tuaja kërkojini tek miliardat, zgjohuni nga narkoza se sot radha ime nesër nuk i dihet. Unë isha kocka që nuk i dhemb kujt. Dhe zakonisht këto zilitë e vogla e çajnë rrjetin, sepse si unë jemi në shumicë dhe me mua krahasohesh më lehtë sesa me të Fortët. Masakroni ata që punojnë e duartrokisni për ata qe ju vjedhin!

Në fund, dy fjalë për rrjetin: Rrjeti ka të drejtë, ai dhe shumë prej jush nuk keni faj. Mënyra sesi u orkestrua ky lajm, me qëllim mbulimin e halleve të ditës, ishte i përsosur. As unë nuk po e njoh veten në këtë valë urrejtje. Më duket sikur rroga ime e dytë, erdhi uji, iku uji, është problemi më i madh i vendit dhe unë heq dorë nëse kjo ju rregullon jetën. Por do gjej një tjetër, dy, tre, sepse të punoj është e vetmja mënyrë që njoh! Bjeruni atyre që punojnë. Vajza, djem, gra, burra që nuk vjedhin, por punojnë. Aman vetëm ruani e mallëngjehuni me ata që iu vjedhin, tjetërsojnë prona e ju mashtrojnë nga mëngjesi në darkë. Amanet armatën atyre që ?e ndritën? këtë vend e që duan të mendoni se kush punon duhet vrarë me bukë në gojë”, përfundon gazetarja./ CNA.al

Nga Bieta Sulo, Mira Kazhani tek Elona Meço/ Konçesionet 200 milionë euro dhe blerja e medias

Lajmet e fundit nga