LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Aty ku pushtuesi provoi goditjen e parë”/ Meta mesazh nga Kolonja

2 Maj 2020, 14:06, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta po e shfrytëzon këtë kohë karantine për pasionin e tij, për të shijuar natyrën e mrekullueshme të Shqipërisë.

Këtë mesditë ai është ndalur në Barmash të Kolonjës, ku kujton edhe ngjarjen e jashtëzakonshme të rezistencës antifashiste.

Kreu i shtetit ndan dy fotografi dhe thotë se Kolonja është një trevë me ngjarje të jashtëzakonshme të Rezistencës Antifashiste, që na bëjnë krenar të gjithëve.

?Kolonja është një trevë me ngjarje të jashtëzakonshme të Rezistencës Antifashiste, që na bëjnë krenar të gjithëve.
Sot ndalova në Barmash, ku pushtuesi nazist provoi goditjen e parë, trimërinë dhe heroizmin e popullit tonë në mbrojtje të lirisë së Atdheut.

Nderim përjetë banorëve të Leskovikut, Dangllisë, Panaritit, Vithkuqit e mbarë Kolonjës për rezistencën heroike të 6 korrikut 1943.?, shkruan Meta.

Lajmet e fundit nga