web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Respekt për fjalimin e Bushatit”/ Gjekmarkaj: Mori parasysh riskun për karrierën politike

1 Maj 2020, 16:18, Politikë CNA

Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar fjalimin e ish ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në parlament.

Në një intervistë për rubrikën ?Opinion? në ?News24?, Gjekmarkaj tha se ndjeu respekt për qëndrimin e Bushatit në sallën e Kuvendit, ndërsa ky i fundit sipas tij mori përsipër rriskun për karrierën e tij politike.

?E pash me respekt fjalimin e Bushatit, pasi ai e ka marrë parasysh rriskun, që atakon politikën e qeverisë së Edi Ramës. E ka marrë parasysh rriskun që mund të ndodh në karrierën e tij politike. Ka pasur gjithmonë një zë kritik që është braktisur nga shumica, pasi kanë shkuar pas liderit. Aty e kanë ?salduar? dhe janë unifikuar rreth unitetit që kërkohet në këto raste. Kështu që në këtë aspekt kuptojmë që Bushati ka bërë një detyrë qytetare, një shembull se si duhet të reagohet. Tani është radha e Bushatit të jetë i vetmuar. Nganjëherë dhe me qiri në mes të errësirës, jep një funksion shprese?, u shoreh Gjekmarkaj.

Teksa u ndal tek deklarata e Beqajt, tha se ish-ministri ishte porositur nga kryeministri Edi Rama që të thoshte pikërisht atë që tha dhe më pas mohoi vetveten./CNA.al





Lajmet e fundit nga