LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Do i dërgoj në SPAK"/ Murrizi: 243 tendera sekretë me shuma të mëdha në 4 ditë

2 Maj 2020, 15:43, Politikë CNA

Deputeti i PD Myslim Murrizi ka bërë denoncime të forta l;idhur me tenderate hapur nga qeveria gjatë kësaj kohe pandemie.

Duke iu referuar KLSH-së, Murrizi tha se brenda 4 ditësh janë bërë 243 tendera sekretë, shumica prej të cilave vetëm me një kompani në garë.

?Zullumi është bërë prej 4 ditësh ku janë realizuar 243 tendera sekretë me shuma të mëdha, ku KLSH thotë se tenderat më shumë janë bërë me një konkurrent. Këtë do e raportojë Bujar Leskaj në Kuvend. Raporti i KLSH thotë se 75 përqind të tenderave janë me një firmë?, u shpreh ai në emisionin “Kjo Javë”.

Sipas tij, abuzime ka pasur edhe me tenderat e Ministyrisë së Shëndetësisë për makat.

?Janë zhvilluar 5 tendera në Ministrinë e Shëndetësisë vetëm në këtë kohë të pandemisë. Fakti që maskat në Shqipëri janë shitur shumë shtrenjtë, besoj se ka korrupsion. Por unë pres përgjigjen zyrtare. Të gjitha të dhënat e mia që kam, me koncesione që janë bërë me vetëm 1 konkurrent, do bëj dosjen e do i depozitoj në SPAK. Ta shikojmë sesa i virgjër është ky SPAK nga ujqërit e lakenjtë e politikës sonë. AKSH është i vetmi institucion i siguruar nga zjarri në Shqipëri në 30 vjet demokraci?, deklaroi Murrizi, ndërsa paralajmëroi se do i dërgojë të gjitha në SPAK./ CNA.al

Lajmet e fundit nga