LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thellohen akuzat në SHBA/ Ortakët e Bashës ndërhynë në zgjedhjet e Trump

22 Maj 2019, 09:49, Aktualitet CNA
Thellohen akuzat në SHBA/ Ortakët e Bashës ndërhynë

Pas akuzave për ndërhyrjet ruse në fushatën zgjedhore të presidentit të SHBA në vitin 2016, tashmë është këshilltari i Donald Trump që ka akuzuar Turqinë për ndërhyrje në fushatën zgjedhore të vitit 2016.

George Papadopoulos, një këshilltar i fushatës së Donald Trump, javën e kaluar akuzoi Turqinë për përpjekjen për të minuar presidentin e SHBA dhe për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016.

Papadopoulos shkroi në Twitter se një spiun i CIA-s duke përdorur pseudonimin Azra Turk, ka punuar për inteligjencën amerikane por dhe për qeverinë turke.

Sipas ahvalnews.com, përfshirja e Turqisë në fushatën e vitit 2016 të Trump ka qenë e lidhur kryesisht me Ekim Alptekin, ish-partner i biznesit të Michael Flynn.

Sipas një aktakuze të zbuluar nga prokurorët e SHBA, Bijan Kian, ish-partneri i Flynn, komplotoi me Alptekin për të lobuar në mënyrë të paligjshme zyrtarët e qeverisë së SHBA dhe për të ndikuar opinionin publik te Shteteve te Bashkuara kundër Gylenit. Ankara akuzon Gylen për tentativen e organizimit te grushtit te shtetit në vitin 2016 në Turqi, në të cilin ndërruan jetë më shumë se 250 vetë.

Hetuesit federalë kanë kërkuar më shumë informacion mbi Alptekin dhe Inovo BV, një firmë këshilluese holandeze që financoi Flynn për një projekt të përfshirë në hetim. Prokurorët e SHBA po hetojnë gjithashtu një projekt- dokumentar të papërfunduar për të rritur imazhin e Turqisë dhe diskredituar Gylenin.

Por, kush është Ekim Alptekin dhe çfarë lidhje ka ai me Lulzim Bashën?

Në shtator të vitit 2018 mediat turke raportuan arrestimin e biznesmenit me origjinë armene Lev Aslan, i cili ishte prangosur në bordin e avionit të tij privat, teksa përpiqej të arratisej drejtë Stambollit. Arrestimi është bërë nga FBI-ja, sëbashku me dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët akuzohen nga drejtësia amerikane për mospagim taksash, evazion fiskal, mashtrim financiar dhe pastrim parash.

CNA.al ka raportuar më parë edhe për lidhjet e Lulzim Bashës me biznesmenin Lev Aslan.

Lev Aslan ose Levon Termendzhyan është një nga biznesmenët e lidhur dhe partnerë në biznes me Ekim Alptekin.

Ky i fundit është drejtues i Këshillit të biznesit Turqi-SHBA, dhe miku i Lulzim Bashës. Po ashtu në sollëm edhe foto, ku Ekim Alptekim është duke u martuar dhe ?kurorën apo bekimin? ia jep Lulzim Basha.

Alptekin dhe Lev Aslan (arrestuar dje) janë bashkëpunëtorë në bizneset e tyre, për më tepër në rast se do t?i referohemi linkut të medias turke, nëpër rrjeshta gjen edhe kompaninë e dyshuar për të cilën janë bërë hetimet nga FBI-ja dhe kompania është SBK Holding. Por mjaft të dhëna gjen edhe në mediat amerikane.

SBK Holding është anëtare e Këshillit të Biznesit Turqi-SHBA, e cila kryesohet nga Ekim Alptekin.

Alptekin është kumbari i Lulzim Bashës dhe ka dyshime të forta ka se këto firma dhe biznese të jenë edhe financuese të kreut të Republikës së re./ CNA.al

Ekskluzive-Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe lidhjet e Bashës/ FBI i arreston miqtë

Arrestohet në SHBA biznesmeni turk afër Lulzim Bashës

Skandali i Bashës me financimet ruse/ Thellohet hetimi në SHBA, një ditë para Kuvendit farsë

Basha kapet mat/ Bie vettingu, nga trafikantët e drogës tek Ekim Alptekin

Ortaku dhe miku i ngushtë i Lulzim Bashës, oligark dhe ndan biznese me Putin

Lajmet e fundit nga