LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Intervista e plotë/ Flet miku i Bashës që akuzohet nga FBI: Nga rrëmbimi i Gylenit tek dënimi me 20 vite burg

3 Maj 2020, 10:00, Politikë CNA

Intervista e plotë/ Flet miku i Bashës që akuzohet nga FBI: Nga

Në një intervistë dhënë gazetarit amerikan Majkëll Doran, biznesmeni turko-hollandez, Ekim Alptekin, miku i ngushtë dhe kumbari i fëmijëve të liderit të PD, Lulzim Basha, tregon sesi e ka njohur ish-gjeneralin amerikan Majkëll Flyn, si e punësoi me paratë e tij (të paktën kështu pretendon) të hetonte rolin e Lëvizjen Gylen në përpjekjen e grushtit të shtetit të korrikut 2016 në Turqi.

Flyn u bë pak muaj më vonë këshilltar i presidentit Trump për çështje të sigurisë kombëtare. Por ai u shkarkua nga ky post pas vetëm 24 orësh pas një skandali, ku akuzohej për lidhje me një agjente ruse, dhe më vonë për përfshirje në një komplot që synonte rrëmbimin e klerikut turk Fetullah Gyllen dhe dërgimin e tij në një burg të Turqisë.

Emri i Flyn shfaqet edhe në kompaninë lobuese të Nik Muzin, të cilit Lulzim Basha i ka dhënë 625 mijë dollar minimalisht, nga të cilët vetëm 125 mijë janë të deklaruara zyrtarisht, dhe pjesa tjetër dyshohet se vijnë nga kompani offshore me pronarë ruse.

Në shtator të vitit 2018, mediat turke raportuan arrestimin në SHBA të biznesmenit me origjinë armene Lev Aslan, i cili ishte prangosur në bordin e avionit të tij privat, teksa përpiqej të arratisej drejt Stambollit. Arrestimi është bërë nga FBI-ja, sëbashku me dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët akuzohen nga drejtësia amerikane për mospagim taksash, evazion fiskal, mashtrim financiar dhe pastrim parash.

CNA.al pas raportimit të lajmit, duke ju referuar mediave turke  zbardhi lidhjet e biznesmenit të arrestuar turk, Lev Aslan me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Miku turk i Bashës, që ky i fundit e “bekoi në martesë”, Ekim Alptekin rezultoi se ishte partner i ngushtë në biznes me të arrestuarin, Lev Aslan.

Ortaku dhe miku i ngushtë i Lulzim Bashës, Ekim Alptekin është ndër oligarkët transnacional që ndan bizenese me Vladimir Putin dhe aktualisht është nën investigim nga FBI në SHBA.

Ekim Alptekin është miku i ngushtë dhe kumbari i fëmijëve të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ky i fundit e ka pranuar vetë lidhjen me Ekim Alptekin live në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kohë më parë.

Në intervistën të cilën mund ta lexoni më poshtë, ai pranon akuzat e publikuara nga mediat dhe CNA.al, Ekim Alptekin thotë se mbi të rëndojnë 4 akuza, me të cilat rrezikon të dënohet deri në 20 vjet burg.

Ekim Alptekin tregon sesi përfundoi nën hetim nga SHBA, gjithashtu ai flet edhe për Lëvizjen Gylen, e cila akuzohet në Turqi, për një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016.

Ekim Alptekin thotë se “truri” i saj ishte Fetullah Gylen, i cili jeton në Pensilvani.

Intervista:

A mund të na bëni një prezantim të shkurtër të vetes tuaj?

Unë kam lindur në Ankara. Por prindërit e mi, babai një zyrtar shtetëror dhe nëna ime mësuese, emigruan në Hollandë kur unë ishte 4-vjeç. Ndaj unë ndjehem më shumë hollandez. Kam shtetësi të dyfishtë. Jam një biznesmen turko-holandez, dhe kam pasur gjithnjë një interes mbi mesataren mbi çështjet globale.

Kam punuar për një kohë të gjatë mbi marrëdhëniet turko-amerikane. Dhe shumëkush më njeh për këtë gjë. Kam punuar gjatë Luftës së Dytë të Gjirit për kongresmenin Tom Lantosh në Komitetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kongresin Amerikan.

Ai ishin në fakt një agjent hije i qeverisë turke, kur punonit për Tom Lantoshin?

Aspak. Dhe sinqerisht nuk e kam besuar se ky do të ishte interpretimi zyrtar i prokurorit. Dhe kjo është arsyeja, pse pranova vullnetarisht të flas me ta, pasi pashë se disa lajme të dala në media, që u bënë atyre shumë përshtypje. Dhe besova se është ndoshta e rëndësishme të shkoja dhe të flisja me ta.

Natyrisht po të kisha një avokat të mirë, do të më këshillonte të mos e bëja këtë. Por avokati që m’u ofrua vullnetarisht, e prezantoi veten si një avokat penalist. Ai njihte një avokat me të cilën unë punoj, dhe të cilit i besoj. Dhe ai mori në dorë çështjen time. Por nuk më tha që kishte qenë dikur koleg me një nga prokurorët e ekipit të prokurorit special Robert Myler.

Dhe nuk më shpjegoi asnjë nga rreziqet që do të hasja. Problemi është se kur shkova dhe dëshmova të vërtetën time, ata më thanë se kjo nuk përkonte me versionin e tyre të së vërtetës. Dhe tani kam mbi shpinë 4 akuza, me të cilat mund të dënohem deri në 20 vjet burg.

Situata juaj ka shumë ngjashmëri me atë të Majkëll Flynit me drejtësinë. Por le ta kapim nga fillimi. Si jeni njohur me Majkëll Flynin, dhe pse e punësuat atë?

Ashtu si të thashë në fillim, unë kam punuar me të që në vitin 2003 gjatë dhe pas luftës në Irak, në kohën kur gjenerali Flyn nuk ishte ende i tillë. Por ai tashmë ishte një ushtarak shumë i njohur në ushtrinë amerikane. Cilido që ishte i interesuar për luftën në Irak, e dinte se gjeneral Flyni ishte tashmë një legjendë në sytë e shumë njerëzve, të cilët kanë punuar në këto çështje. Ndaj unë e njihja dhe e respektoja shumë.

Më vonë nje mikun tim Bijan Kion, që e kam njohur kur ishte drejtor në Bankën Exim, më tha se kishte ngritur filloi një kompani bashkë me gjeneral Flyn. Dhe mua më lindi ideja e bashkëpunimit me ta. Ndoshta duke hapur një zyre të grupit “Flynn Intel” në Turqi. Dhe teksa po ndodhnin diskutimet mbi këtë projekt, ndodhi përpjekja për grusht shteti më 15 korrik 2016. Bijan me telefonoi për të më pyetur nëse ishim mirë, dhe çfarë po bënim. Nisëm të bisedonim dhe unë i thashë se qeverisë turke i duhej një komision investigativ i pavarur dhe objektiv në Shtetet e Bashkuara, për të ekspozuar se kush ishte ky sekt islamik.

Dhe kjo nuk është diçka e lehtë për t’ja shpjeguar një audience amerikane apo kujtdo, se kush janë ata në të vërtetë. Pasi kur nis të flasësh mbi ta, tingëllon si diçka e dalë nga një roman i Den Braun. Kjo është arsyeja pse kur e themi këtë si turq, është vështirë të besohet nga një audiencë amerikane. Ndaj unë besova se na duheshin njerëz me besueshmërinë dhe aftësitë e duhura hetimore, që do të kryenin një hulumtim objektiv në Shtetet e Bashkuara, dhe pastaj do ta shpjegonin atë para publikut amerikan.

Kjo intervistë po shihet edhe nga ata që e ndjekin nga afër politikën turke, dhe nuk mund të anashkalojmë disa gjëra. Lëvizja islamike për të cilën po flasim, është Lëvizja Gylen. Dhe përpjekja për grusht shteti në Turqi në korrikun e 2016-ës, që përfshinte avionë luftarakë që bombarduan parlamentim, dhe tentativën për të vrarë presidentin Erdogan, është sipas qeverisë  turke, dhe sipas jush, e drejtuar nga Lëvizja Gyleniste. Po thoni këtë apo jo?

Po, “truri” i këtij grushti shteti për sa i përket ideimit dhe planifikimit, ishte ky sekt islamik, dhe askush që di sadopak rreth Turqisë nuk mund ta mohojë këtë. Natyrisht, ne nuk kemi qenë shumë elokuent në shpjegimin e kësaj çështje. Dhe kjo për disa arsye. Dhe fakti që Lëvizja Gyleniste ishte dikur në një linjë me qeverinë turke, nuk ndihmoi aspak.

Dhe Gylen, udhëheqësi i sektit ndodhet aktualisht në Pensilvani…

Po, në Malet Pokonos.

Dhe nga këndvështrimi turk, një burrë me banim në Malet Pokonos, organizoi një përpjekje për grusht shteti kundër një aleati të SHBA-së?

Po. E saktë.

Dhe ju si një shtetas turk, që shqetësoheni për marrëdhëniet Turqi-SHBA dhe mirëqënien e vendit tuaj, mendoni se një burrë me banim në Pensilvani, mund ta bëjë diçka të tillë. Amerikanët duhet ta kuptojnë, dhe ne duhet të hetojmë gjithçka që po bën ai në Shtetet e Bashkuara, pasi ai ka këtu shkolla dhe shumë biznese të tjera. Dhe ju menduat, kush më mirë mund t’ju ndihmonte se sa kompania e gjenerali Flyn, ish-shefi i DIA-s?

Keni absolutisht të drejtë, ashtu mendova. Dhe natyrisht Bijan e ka zemrën në vendin e duhur. Por gjithashtu ishte detyra e tij të krijonte më shumë biznes për “Flynn Intel”. Pra pse të mos e pranonte një punë të tillë. Nuk kishte absolutisht asgjë të paligjshme apo sekrete në lidhje me këtë gjë.

Sigurisht, ne nuk donim që Lëvizja Gyleniste ta dinte se ne ishim duke e bërë këtë, dhe kjo për shumë arsye. Plus ne dëshironim që edhe qeveria turke duhet të ruante sekretin. Për arsye financiare, unë nuk doja të paguaja për këtë mision. Por më pas, buxhetin që munda të grumbulloja e kam paguar nga xhepi.

Është një buxhet shumë më i vogël se ai që unë mendoj se duhet të shpenzohej mbi këtë çështje. Qeveria turke ka punësuar avokatë dhe njerëz të tjerë, por unë besoj se nuk është mjaftueshëm. Ndaj unë u përpoqa, dhe në një moment mendova se e binda qeverinë turke, por edhe për ta ishte një periudhë shumë e zënë.

Prandaj unë u tërhoqa dhe vendosa ta bëja gjithçka vetë. Dhe gjërat rrodhën shumë shpejt.

Unë mund ta kuptoj që kishte një konfuzion nga prokuroria, pasi ajo lexoi shumë raportime mediatike, atë që ndodhi, dhe pastaj ata panë disa nga gjërat që gjendeshin në komunikimet tona, të cilat ua kemi dhënë vullnetarisht.

Por ne e kemi thënë që qeverisë turke i interesoi ideja e punësimit të “Flyn Intel Group”, por në fund marrëveshja nuk pati. Dhe unë veprova vetë. Synimi im nuk ishte të kërkoja ndonjë favor nga administrata Trump, pasi nuk mund ta dija se Trump do të ishte presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Në fakt, kur e porosita atë kontratë ishte gushti i 2016-ës, dhe shanset që Hilari Klinton të fitonte ishin më të mëdha. Prandaj nëse synim im do të kishte lobimi tek administrata amerikane, dhe veprimi si një agjent i paligjshëm në emër të qeverisë time, unë ndoshta do të kisha punësuar Toni Podestën, që ishte shumë pranë Klintonit.

Palët u takuan vetëm një herë, dhe mua m’u desh të përpiqesha shumë për t’i bindur. Unë kam qenë kryetari i Këshillit Amerikano-Turk të Biznesit, dhe anëtarët tanë kanë kompani që kanë investuar miliarda dollarë në SHBA, duke punësuar mijëra amerikanë.

Shumë njerëz më kanë kritikuar, duke më thënë: Kur e di që je i pafajshëm pse nuk shkon në Shtetet e Bashkuara, dhe sqaro gjithçka. Më vjen keq, por unë kam 3 fëmijë, dhe të gjithë ata që e kanë ndjekur hetimin e Myler, e dinë se ai e ka edhe një kontekst politik.

Dhe me gjithë respektin e duhur për sistemin amerikan të drejtësisë, të gjithë e dinë se mund të bëhen gabime. Aty ka njerëz që kanë dalë nga burgu si të pafajshëm pas 40 apo 50 vjetësh, kur jeta e tyre ka marrë fund. Ndaj unë nuk e ndjej se mund të rrezikoj veten. Unë kam qenë në SHBA me familjen time gjatë periudhës së tranzicionit midis presidencës Obama dhe Trump, dhe madje gjatë 2 muajve të parë të presidencës Trump.

Si përfunduat nën hetim?

Në majin e 2018-ës isha sërish në SHBA për një punë biznesi. Me këshillën e një avokati që e njoha përmes një miku, shkova vetë në zyrën e FBI-së për të dëshmuar. Avokati më tha të nënshkruaja një marrëveshje, ku unë zotohesha të thoja të vërtetën. Unë i thashë pse të bëj këtë përsa kohë unë do të them të vërtetën. Ai mu përgjigj: Nuk do të merresh nën hetim, vetëm nëse nuk do të gënjesh. Dhe unë e nënshkrova atë marrëveshje.

Ata po me pyesnin mbi çështje që buronin nga histori që kishin dalë në media. Ata e urrenin gjeneralin Flyn për shkak të një artikulli negativ mbi imamin Fetullah Gylen. Dhe kjo pas një hetimi të grupit të tij mbi lëvizjen islamike, hetim i kryer me kërkesën time.

Por unë nuk e porosita atë shkrim. Pasi ai ishte shumë kritik, dhe unë mendoja se në Turqi do kishte një jehonë negative. Por gjenerali Flyn më tha se ky është këndvështrimi i tij. Artikulli u botua ditën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Dhe duhet të ketë qenë një goditje e fortë për Gylenistët, që kishin shpenzuar shumë para për fushatën e Hilari Klintonit. Ata u tërbuan, dhe dihet që kjo organizatë është shumë e njohur në PR dhe lidhjet me mediat kryesore.

A keni marrë para nga qeveria turke për t’ja dhënë Flynit?

Absolutisht jo.

A e punësuat ju gjeneralin Flyn sipas urdhërit apo sugjerimit të qeverisë turke?

Jo, sugjerimi ishte i imi, dhe ishin ata që e punësuan.

Sa po ju kushton mbrojtja ligjore?

Mbi 2 milionë dollarë, deri tani kam paguar 1 milionë dollarë

*Intervista e biznesmeni turko-hollandez, Ekim Alptekin është marrë me shkurtime.

Ekskluzive-Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe lidhjet e Bashës/ FBI i arreston miqtë

Flyn ndryshon dëshminë/ Ngushtohet “laku” për mikun e Lulzim Bashës?

Thellohen akuzat në SHBA/ Ortakët e Bashës ndërhynë në zgjedhjet e Trump

Ortaku dhe miku i ngushtë i Lulzim Bashës, oligark dhe ndan biznese me Putin

Lajmet e fundit nga