web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Çfarë bën virusi pas orës 17:30?”/ Ina Zhupa “ultimatum” Ramës: Hiq fashën orare!

3 Maj 2020, 11:53, Politikë CNA

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, i ka cilësuar absurde, fashat orare të lëvizjes të vendosura nga qeveria, e cila lejon qarkullimin deri në orën 17:30.

Zhupa ironizon kryeministrin Edi Rama, teksa shrehet ?se çfarë bën virusi pas 17:30 vetëm Rama e di.

Ajo thekson se vendimmarrje tashmë është e dëmshme për biznesin e vogël të bareve edhe restoranteve që pritet të rihapen me 18 maj mbas gati 10 jave mbyllje.

?Me fashen orare për të dalë nga shtëpia dhe për mbyllur bizneset që gjithcka të mbaroj në 17:30 jemi unik në botë!
Se çfarë bën virusi pas 17:30 vetëm Rama e di?? Edhe ne zonat e gjelbra vazhdon i njëjti orar, edhe pse ditet ne vijim do lejohen aktivitetet pothuaj të gjitha prap i njëjti orar!!!!!
Kjo vendimarrje është absurde edhe s?ka asnjë lidhje me masat për luftën ndaj virusit. Kjo vecse absurde tashmë është e dëmshme për biznesin e vogel të bareve edhe restoranteve që pritet të rihapen me 18 maj mbas gati 10 javë mbyllje.
Ata janë drejtuar me letër Ramës duke parashtruar se: ?Prej 2 muajsh përpiqemi të gjejmë ndonjë marrëveshje me qiradhënësit për shtyrjen në kohë apo lehtësim sado të vogël të saj. Përballemi me pamundësinë për të punuar dhe për të fituar të ardhurat e jetesës për familjet tona..?.
? Kërkojmë nga ju z.Kryeministër të rishikoni mundësinë e rihapjes sa më parë të aktiviteteve pa kufizim orari. Ushtrimi i aktivitetit tonë nuk mund të jetë i njëjtë me orarin zyrtar të punës, pasi klientët gjatë këtij orari do të jenë të angazhuar në punë,?
Kërkesë mëse e arsyeshme edhe e nevojshme për ta, por edhe për qytetarët në përgjithësi për të mos levizur të gjithë në një kohë por sa më shumë kohë për të mos pasur dyndje të njerëzve kudo.
HIQ FASHËN ORARE/ FASHA ORARE ËSHTË NON SENS DHE S?KA ASNJE EFEKT NDAJ VIRUSIT.
Leri qytetarët të punojnë, leri bizneset të ringrihen vetë se shteti nuk pyet per ta?, shkruan Zhupa në një postim në rrjetet sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga