Pse do të funksionojë strategjia e Donald Trumpit ndaj Iranit
Nga Richard Goldberg, “The New York Times”* Strategjia e pre...
Nga Jonathan Hackenbroich, ?European Center of Foreign Relations?
* Amerika dhe Kina, po përdorin tashmë kërcënime të forta ekonomike ndaj Gjermanisë dhe Evropës. Dhe kjo gjë po ndodh për 3 arsye: nga paaftësia e Evropës për të mbrojtur veten nga efektet e sanksioneve mbi Iranin, për shkak të Turqisë, dhe nga gazsjellësi ?Nord Stream 2?.
Javës që shkoi Ministria gjermane e Mbrojtjes, konfirmoi se Shtëpia e Bardhë kërcënoi të vendosë tarifa mbi makinat e vendeve evropiane, përveçse nëse ato vënë në lëvizje Mekanizmin e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit, një akt që mund të çojë në prishjen e një marrëveshje që evropianët duan të mbështesin.
Po javën e shkuar, ?The New York Times? zbuloi se Pekini e ka kuptuar, se mund t?i imponohet në të njëjtën mënyrë evropianëve, duke përdorur kërcënimin me tarifa të tilla, për ta detyruar Gjermaninë të pranojë ofertën e kompanisë Huauei për të ndërtuar rrjetin 5G në vend.
Por evropianët, nuk është se nuk janë paralajmëruar për këtë që po ndodh. Vetëm në politikën e sanksioneve, ka pasur 3 shenja kryesore. Natyrisht, shenja e parë ishte me Iranin. Është e vërtetë se evropianët po mendojnë tashmë nëse do të rivendosin apo jo sanksionet e tyre ndaj Teheranit, në përgjigje të përshkallëzimit të fundit të situatës në Lindjen e Mesme.
Deri vonë, vullneti i evropianëve ishte të vazhdonin tregtinë me Iranin, pavarësisht sanksioneve të ashpra të SHBA-së. Madje, evropianët ndërmorrën disa nisma për t?i ndihmuar kompanitë evropiane t?i tejkalonin sanksionet amerikane. Por tani ata janë ndërgjegjësuar, se një fuqi e madhe thuajse ka ndërprerë plotësisht tregtinë me ta.
Prandaj Evropa e sheh gati të pamundur eksportimin e mallrave për synime humanitare në Iran.
Megjithëse Irani kurrë nuk ka qenë asnjëherë një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Evropës, shenja e dytë paralajmëruese, tregoi se sanksionet shkatërruese amerikane, mund të godisnin shumë shpejt kompanitë evropiane. Kur presidenti turk Rexhep Taip Erdogan vendosi trupa në Sirinë Verior në tetorin e vitit të shkuar, presidenti amerikan Donald Trump, u përball me kritika të ashpra në SHBA për braktisjen e kurdëve.
Brenda disa orësh, ai firmosi një urdhër ekzekutiv që përfshinte masa drastike shtrënguese kundër Turqisë, duke deklaruar se do të ?shkatërronte? ekonominë turke, nëse Erdogan vepronte kundër interesave amerikane. Trump i dha Sekretarit të Thesarit kompetenca të gjera, për të vendosur sanksione ndaj gjithë kompanive evropiane të përfshira në sektorët kryesorë të ekonomisë turke.
Shumë banka evropiane dhe kompani të tjera që bëjnë biznes në Turqi, do të gjendeshin papritmas në shkelje të ligjit amerikan. Fatmirësisht, Turqia ndryshoi kurs, duke arritur një pakt armëpushimi me Rusinë, dhe Trump anuloi vendosjen e sanksioneve.
Shenja e tretë paralajmëruese, lidhet me gazjellësin ?Nord Stream 2?. Ky rast ilustron se si tregtia evropiane me vendet e treta është nën kërcënim, jo vetëm nga një president i paparashikueshëm që vepron instiktivisht, por edhe nga Kongresi Amerikan, kur anëtarët e të dyja partive mund të mos kenë skrupuj në lidhje me ndërhyrjen në ekonominë e Evropës, kur interesat amerikane dhe ato evropiane dallojnë nga njëra-tjetra.
Si Uashingtoni ashtu edhe Pekini, e kanë parë se si Gjermania dhe pjesa tjetër e Evropës, reaguan ndaj këtyre 3 veprimeve paralajmëruese. Ata e panë se evropianët u përpoqën të mos reagonin fare. Dhe kjo gjë mund të ketë krijuar një precedent të rrezikshëm për të dyja fuqitë e mëdha:që nëse ushtrojnë mjaftushëm presion ekonomik mbi Evropën, mund të marrin politikën e jashtme apo rezultatet ekonomike që duan.
Sigurisht, të tria rastet janë shumë komplekse, dhe paraqesin vështirësi reale. Irani, është një temë e vështirë, pasi regjimi përdor sistematikisht dhunën për qëllime gjeopolitike në Lindjen e Mesme, dhe paraqet një kërcënim për Izraelin.
Edhe ?Nord Stream 2?, është një çështje delikate pasi projekti anashkalon partnerët e saj të Evropës Lindore, dhe e rrit varësinë e Gjermanisë nga Rusia. Uashingtoni dhe Pekini, duket se interpretojnë gjithnjë e më shumë mosveprimin e evropianëve si dobësi, dhe si një ftesë për përdorimin e më shumë mjeteve shtrënguese, në ndjekje të interesave të tyre ekonomike dhe gjeopolitike.
Për shembull, Kina po harton një ligj të ri të kontrollit të eksportit, që është në kundërpërgjigje ndaj një ligji të ngjashëm amerikan, dhe përmes efekteve të tij ekstraterritoriale, mund të pengojë ndjeshëm tregtinë e Evropës me vendet e treta.
Në dritën e këtyre paralajmërimeve, është gjithnjë e më e rëndësishme që Gjermania dhe vendet e tjera evropiane të mbledhin mjetet e tyre, për të reaguar ndaj përdorimit të presionit ekonomik nga fuqitë e mëdha ekonomike. Në këtë kuadër, është e rëndësishme që Evropa të kuptojë varësitë asimetrike që formojnë marrëdhëniet e saj me fuqitë të mëdha, dhe të krijojë mekanizma parandalues ??të besueshëm.
Evropa mund të veprojë më me forcë, por pa i dëmtuar marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara (gjë që do të ishte një gabim strategjik). Nëse nuk reagojnë, evropianët do të ftojnë Uashingtonin dhe Pekinin të përdorin sërish kërcënimet e tyre të fundit./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Richard Goldberg, “The New York Times”* Strategjia e pre...
Nga Christian Oliver “Politico.eu”Revolucioni Rumun në Krish...
Nga Agata Gostyńska-Jakubowska “The Guardian”Kur përmenden s...
Me origjinë nga Siçilia në Itali, mafia amerikane u ngjit në...
Nga Dimitri Alexander Simes “National Interest”Kur SHBA-ja d...
Bilanci i tij tragjik, është disa herë më i madh se ai i të ...
Pas Luftës së Dytë Botërore, bota është rrezikuar disa herë ...
Nga Adam Minter ,“Bloomberg”* Kina ishte fare e papërgatitur...
Në Europën Lindore lëvizjet ambientaliste janë të dobëta pol...
Shoiçi Jokoi ishte 26-vjeç, kur u rekrutua në radhët e ushtr...
Nga Ana Palacio, ”Project Syndicate”* Këtë javë, liderët bot...
Nga Felia Allum “The Conversation”* Grupet e krimit të organ...
Konflikti në Siri, të drejtat e njeriut, pakti i refugjatëve...
Duket se sa më shumë qirinj të vendosen mbi tortën e ditëlin...
Nga Ben White, “Politico”* Presidenti Donald Trump nisi këtë...
Për shumicën e njerëzve, humbja e portofolit apo çantës, ësh...
Epoka e eksplorimeve të mëdha, është sigurisht një nga periu...
Nga Jeremy Shapiro, “European Council on Foreign Relations”*...
Nga Robert Skidelsky, “Project Syndicate”* Sulmi terrorist i...
Dashamirësit e librit, mbrojnë prej kohësh përfitimet që ne ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...