“Gripi Spanjoll” i 1918-ës, pse pandemia më e madhe në histori vrau 50-100 milionë njerëz

26 Janar 2020, 07:27, Blog CNA
“Gripi Spanjoll” i 1918-ës, pse pandemia më e madhe

Bilanci i tij tragjik, është disa herë më i madh se ai i të vrarëve gjatë Luftës së Parë Botërore, që ishte në muajt e saj të fundit.Mbi gjysmë miliardë njerëz u infektuan nga virusi i grupit, dhe 50- 100 milionë prej tyre mendohet se humbën jetën, ose deri 5 përqind e popullsisë së botës.

Por pse u quajt Gripi Spanjoll?Në fakt origjina e virusit është ende sot objekt debati, edhe pse shumë hipoteza kanë sugjeruar Azinë Lindore, Evropë, dhe madje edhe Kansasin në SHBA.

Pandemia mori këtë pseudonim për shkak të Luftës së Parë Botërore.

Vendet kryesore të përfshira në konflikt, ishin të prirura të shmangnin inkurajimin e armiqve të tyre.Prandaj raportet mbi gripin vrastar u fshehën në Gjermani, Austri, Francë, Britani dhe SHBA. Ndërkohë, Spanja ishte në atë kohë neutrale, dhe nuk kishte asnjë arsye pse të fshihte të vërtetën e sëmundjes.

Dhe pikërisht kjo krijoi përshtypjen e rreme, se origjina e virusit ishte në Spanjë.Pandemia e vitit 1918 u përhap me shpejtësi, duke vrarë 25 milion njerëz vetëm 6 muajt e parë.Kjo bëri që shumë njerëz t?i trembeshin fundit të njerëzimit.Por studimet më të fundit, sugjerojnë se vetë virusi, edhe pse më vdekjeprurës sesa llojet e tjera, nuk ishte shumë ndryshe nga ai që kishte shkaktuar më herët epidemi të ngjashme.

Numri i lartë i të vdekurve, mund t’i atribuohet grumbullimit të madh të njerëzve në kampe ushtarake dhe mjedise urbane, ushqimit jo shumë të pastër dhe sistemeve të dobëta të kanalizimeve të ujërave të zeza. Sot mendohet se shumë nga vdekjet, ndodhën për shkak të zhvillimit të pneumonive bakteriale në mushkëritë e dobësuara nga gripi.

Njerëzit që sapo ishin prekur nga virusi, dhe nuk ishin shumë rëndë, qëndronin në shtëpi.Ndërkaq rastet më të rënda trajtoheshin në spitalet e mbipopulluara, duke rritur kësisoj transmetimin e një forme më vdekjeprurëse të virusit.Në fakt, në shumicën e njerëzve që u prekën nga Gripi Spanjoll i vitit 1918, shkalla e vdekshmërisë nuk kaloi mbi 20 për qind.Por ajo ndryshonte midis grupeve të ndryshme. Në SHBA, vdekjet ishin veçanërisht të larta në mesin e indianëve të Amrikës amtare, ndoshta për shkak të niveleve më të ulëta të ekspozimit ndaj llojeve të këtij gripi në të shkuarën.

Në disa raste, komunitete të tëra fisesh indiane, u zhdukën plotësisht. Vdekshmëria ishte e lartë edhe për shkak se në atë kohë, nuk kishte në dispozicion asnjë terapi specifike anti-virale. Një tjetër hipotezë, sugjeron që shumë vdekje nga gripi, mund t?i atribuohen helmimeve nga aspirina. Në atë kohë, mjekë rekomanduan pirjen e dozave të mëdha të aspirinës, deri në 30 gramë në ditë. Sot, vetëm 4 gramë në ditë konsiderohej një dozë maksimale e sigurtë.

Në fakt, doza të mëdha të aspirinës mund të rëndojnë shumë nga simptomat e pandemisë, përfshirë hemoragjinë e brendshme.Gjithsesi, numri i të vdekurve duket se ka qenë po aq i lartë në disa vende të botës, ku aspirina nuk ishte dhe aq e disponueshme, prandaj debati vazhdon.Nga ana tjetër, nuk ka shumë të ngjarë që gripi të ketë ndryshuar rezultatin e Luftës së Parë Botërore, sepse ushtarët nga të dyja anët e frontit u prekën relativisht njësoj.Madje ekspozimi ndaj shtameve të mëparshme të gripit, mund t?u ketë ofruar një lloj mbrojtje.

Për shembull, ushtarët që kishin shërbyer në ushtri për vite me radhë, vdiqën më pak në numër, sesa rekrutët e rinj.Në vitin 2005, studiuesit njoftuan se kishin përcaktuar me sukses sekuencën e gjenit të virusit të Gripit Spanjoll të vitit 1918. Ai u gjet në trupin e një viktime nga gripi, i varrosur në tokën e ngrirë të Alaskës, si dhe nga mostrat e ushtarëve amerikanë që u sëmurën në atë kohë.

Ndërsa sot ka shumë pak njerëz të gjallë, që mund të kujtojnë pandeminë e madhe të gripit të vitit 1918, mësimet që nxjerrim prej saj variojnë nga rëndësia e larjes së duarve, imunizimi e deri tek përdorimi i ilaçeve anti-virale./Përshtati në shqip CNA.al

Lajmet e fundit nga