25 Janar 1995/ Kur Rusia rrezikoi të nisë një luftë bërthamore ndaj SHBA-së

25 Janar 2020, 13:22, Blog CNA
25 Janar 1995/ Kur Rusia rrezikoi të nisë një luftë

Pas Luftës së Dytë Botërore, bota është rrezikuar disa herë nga shpërthimi i një lufte bërthamore mes 2 superfuqive të mëdha, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik. Por 25 vite më parë, Rusia e dalë nga rrënojat e ish-Bashkimit Sovjetik, u bë gati të lëshonte raketat e saj bërthamore në drejtim të SHBA-së, duke besuar për disa minuta se ishte duke u sulmuar befas nga amerikanët.

Atë ditë, një grup studiuesish amerikanë dhe norvegjezë, lëshuan raketën ?Black Brant XII? nga ishulli Andoja i Arktikut, me synim studimin e Aurora Borealis, dritave shumëngjyrëshe që shfaqen çdo dimër në skajin më verior të planetit.

Shkencëtarët e kishin paralajmëruar Rusinë, SHBA dhe 28 vende të tjera, se po planifikonin lëshimin e një rakete, pasi e dinin se ekzistonte mundësia që raketa të ngatërrohej për një sulm bërthamor. Por dikush në Moskë, harroi t?ua thotë këtë ekspertëve të radarëve rusë aty pranë.

Ndaj kur raketa u lëshua në hapësirë, teknikët njoftuan të alarmuar Moskën, se po ndodhte një sulm amerikan me armë bërthamore.

?Brenda disa minutash, presidenti Boris Jelcin mori në dorë valixhen e tij të zezë të kodeve të lëshimit të armëve bërthamore. Për disa minuta të tensionuara, ndërsa Jelcin po bisedonte me ministrin e tij të Mbrojtjes përmes telefonit, mbretëroi një konfuzion i plotë?- do të raportonte Dejvid Hofman i ?The Ëashington Post? disa vjet pas incidentit.

?Dihet shumë pak mbi atë çka tha Jelcin, por ato mund të kenë qenë momentet më të rrezikshme të epokës bërthamore?- shtoi ai. Ishte hera e parë që një udhëheqës rus qe shumë pranë përdorimit të një çante bërthamore, si kundërpërgjigje ndaj një alarmi. Fatmirësisht, 5 minuta pas zbulimit të lëshimit të raketës, komanda ruse përcaktoi se pika e përplasjes së raketës do të ishte jashtë kufijve të Rusisë.

Kaluan edhe 3 minuta plot ankth, dhe Jelcin u informua se lëshimi i raketës s?kishte të ngjarë të ishte pjesë e një sulmi të papritur bërthamor nga ana e nëndetëseve nukleare perëndimore. Këto përfundime, erdhën vetëm pak minuta para se Jelcin dhe komandantët e tij të kishin urdhëruar një përgjigje bërthamore, bazuar në proçedurën standarde të protokolleve paralajmëruese.

Ajo ngjarje ngriti pikëpyetje serioze, mbi cilësinë e sistemeve bërthamore të ish-Bashkimit Sovjetik. Porincidenti i vitit 1995, nuk ishte i vetmi, kur bota iu afrua një shpërthimi bërthamor aksidental.

Më 27 tetor 1962, Vasili Arkipov, oficer i marinës sovjetike, ndodhej në bordin e një nëndetëseje bërthamore pranë Kubës, kur forcat detare amerikane nisën të qëllonin pranë saj në shenjë paralajmëruese, që drejtuesit të identifikoheshin se kush ishin.

Dy oficerë sovjetikë veteran, menduan se tashmë kishte nisur një luftë bërthamore, dhe donin të lëshonin një torpedo bërthamore kundër një luftanije amerikane në zonë. Por ndërsa në fund 3 oficerë ranë dakord që raketa të aktivizohej, Arkipov kundërshtoi duke parandaluar në këtë mënyrë shpërthimin e sigurtë të Luftës së Tretë Botërore.

Më 26 shtator 1983, koloneli sovjetik Stanislav Petrov, ishte duke monitoruar sistemin e paralajmërimit të hershëm të Bashkimit Sovjetik, kur në ekran u shfaq me shkronja të kuqe të mëdha fjala ?Lëshim!?. Sitemi kompjuterik i tregoi Petrovit gradualisht 1, 2 dhe në fund 5 raketa amerikane që ishin lëshuar në drejtim të Bashkimit Sovjetik.

Petrov nuk pranoi të raportojë këtë sulm, duke e ditur që nëse e bënte këtë, përgjigja e mundshme nga Kremlini do të ishte një sulm hakmarrës në shkallë të plotë. Dhe ishte vendimi më i mirë që mori, pasi që ajo sistemi i zbulimit mendoi se ishin raketa bërthamore, ishte në fakt vetëm reflektimi i diellit nga retë.

Ndërkohë, ka pasur edhe incidente të tjera me armët bërthamore. Forcat Ajrore të SHBA, humbën aksidentalisht një bombë bërthamore në brigjet e Xhorxhias në vitin 1958. Ajo mbetet edhe sot aty rrotull, pasi nuk u arrit që të gjendej pavarësisht kërkimeve disamujore.

Po ashtu një armë bërthamore u lëshua gabimisht në një fushë në Karolinën e Veriut, dhe ishte shumë pranë shpërthimit. Po ashtu në vitin 1980, një raketë balistike ndërkontinentale u rrëzua në Arkansas. Ajo kishte një forcë 9 megaton. Fatmirësisht nuk shpërtheu, pasi do të ishte një katastrofë e vërtetë./ Vox.com-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga