
Europa ime/ Perdja e hekurt e ekologjisë
Në Europën Lindore lëvizjet ambientaliste janë të dobëta pol...
Nga Adam Minter ,?Bloomberg?
* Kina ishte fare e papërgatitur, kur virusi tanimë i njohur si SARS, u shfaq në fund të vjeshtës së vitit 2002. Midis shumë mangësive të tjera, qeveria kineze nuk zotëronte thuajse asnjë infrastrukturë mjekësore ose administrative për të identifikuar, monitoruar, dhe për të reaguar ndaj një epidemie, dhe jo më të njoftonte pjesën tjetër të botës për rrezikun e afërt që i kanosej.
Për pasojë mijëra njerëz u infektuan, gati 800 prej tyre vdiqën, ndërsa ekonomia globale pësoi humbje prej të paktën 40 miliardë dollarësh. Kina po përballet tani me një sëmundje tjetër emergjente, Koronavirusin, që duket se ka e origjinën nga një treg plot lagështirë në Vuhan.
Deri tani, numri i vdekjeve është vetëm disa, me qindra njerëz që janë infektuar, dhe qindra të sëmurë të tjerë potencialë të pazbuluar.
Ashtu si SARS-i, ky virus mund të transmetohet midis njerëzve, dhe më keq akoma, po përhapet me shpejtësi, pikërisht në kokën kur qindra miliona kinezë udhëtojnë për Vitin e Ri Hënor. Lajmi i mire, është se Kina i ka kaluar 2 dekadat e fundit, duke e përmirësuar aftësinë e saj reaguese ndaj shpërthimit të sëmundjeve ngjitëse.
Edhe pse përgjigjja këtë here, ka qenë shumë larg nga të qenit e përsosur, ajo është dukshëm më e mire, sesa reagimi skandaloz gjatë shpërthimit të epidemisë së SARS. Por lajmi i keq, është se sëmundjet infektive nuk i respektojnë kufijtë shtetërore. Zyrtarët amerikanë, raportuan të martën se një person që udhëtonte nga Kina drejt shtetit të Uashingtonit, ishte i infektuar nga ky virus. Qëkur Kina raportoi për herë të parë mbi virusin e ri në fund të dhjetorit 2019, raste të importuara janë shfaqur edhe në Korenë e Jugut, Japoni dhe Tajlandë.
Ç?është më keqja, as Kina dhe as shumica e botës, nuk janë të përgatitura për skenarin më të keq:një pandemi globale, e aftë për të vrarë shumë më tepër njerëz sesa ata të infektuar me SARS-in. Pandemitë globale nuk janë ndonjë gjë e re.
Murtaja Bubonike, vrau 50 milionë evropianë në shekullin XIV, dhe Gripi i Derrit H1N1 i vitit 2009, mund të ketë vrarë 570.000 njerëz në gjithë botën vetëm në vitin e tij të parë. Ajo çfarë është e re sot, është ritmi i përshpejtuar i shpërthimeve të sëmundjeve infektive.
Ndërmjet viteve 2011-2018, Organizata Botërore e Shëndetësisë gjurmoi 1.483 ngjarje epidemike në 172 vende të botës. Disa ishin relativisht të vogla, por të tjerat – si H1N1, Ebola dhe Sindromi Lindor i Frymëmarrjes – kushtuan mijëra jetë njerëzore dhe miliarda dollarë.
Dhe ka gjithnjë e më shumë epidemi që po shfaqen:Organizata Botërore e Shëndetësisë identifikon dy shpërthime sëmundjesh në javë në Paqësorin Perëndimor, ku banojnë 1.9 miliardë njerëz. Për shkak të rritjes së popullsisë, urbanizimit, ndërveprimeve më të mëdha midis njerëzve dhe kafshëve të egra, si dhe ndryshimit të klimës, ky ritëm do të vazhdojë, dhe ka të ngjarë të përshpejtohet.
Është një kërcënim të paktën po aq serioz edhe sa një luftë, një fatkeqësi natyrore si një vullkan, apo më i keq nga të gjitha skenarët e mundshëm të sulmeve terroriste. Por në vend se ta trajtojë çështjen në mënyrë parandaluese, bashkësia globale ka rënë në ciklin e ?panikut dhe neglizhencës?, ku burimet vihen në dispozicion si reagim kundër një shpërthimi epidemik, dhe më pas vigjilenca bie kur sëmundja zbehen në kujtesën e njerëzve.
Ky lloj cikli lë pa burime shumicën e vendeve, dhe ato ushtrojnë më pak kontroll për të trajtuar sëmundjet e reja infektive. Në vitin 2019, Nisma e Kërcënimit Bërthamor dhe Qendra Xhon Hopkins për Sigurinë Shëndetësore në SHBA, publikuan Indeksin Global të Sigurisë Shëndetësore, një vlerësim gjithëpërfshirës mbi 195 vende.
Ai shqyrtoi dhjetëra kritere, si aftësia e një vendi për të parandaluar shfaqjen e patogjenëve, dhe përputhjen e saj me normat ndërkombëtare të shëndetit, duke arritur në një përfundim shumë shqetësues. ?Siguria shëndetësore, është thelbësisht e dobët në të gjithë botën?- theksohet në raport.
Nuk është habi që vendet me të ardhura më të larta, renditeshin më mirë sesa ato me të ardhura më të ulëta, por ?asnjë vend nuk është tërësisht i përgatitur për epidemitë apo pandemitë?. Rezultatet specifike janë alarmante. Vetëm 19 për qind e vendeve, morën pikët maksimale për zbulimin dhe raportimin e epidemive, dhe më pak se 7 për qind morën pikët kryesore për aftësinë e tyre për të parandaluar shfaqjen e patogjenëve.
Shumë nga këto gjetje janë të njohura për dekada, dhe është bërë pak për t?i adresuar ato. Shpërthimi më i fundit i këtij virusi të rrezikshëm, është një mundësi e mirë për të rivlerësuar apatinë, dhe për të hedhur një vështrim mbi shumë plane dhe rekomandime, që janë hartuar nga ekspertët ndër vite për të rritur gatishmërinë globale.
Ndër më të rëndësishmet janë idetë për sigurimin e fondeve për tregjet në zhvillim, që nuk kanë burime për të përmirësuar infrastrukturën shëndetësore, siç është krijimi i një fondi global për sigurimin shëndetësor. Akademia Kombëtare e Mjekësisë në SHBA, vlerëson se një shumë prej 4.5 miliardë dollarësh në vit, do të ishte e mjaftueshme për ta përgatitur botën për pandeminë e ardhshme.
Alternativat – humbjet e jashtëzakonshme në jetë njerëzore dhe ato ekonomike që mund të arrijnë në triliona dollarë – janë shumë më të kushtueshme. Vendet e pasura dhe të zhvilluara, duhet të të nxitojnë që të financojnë marrjen e masave të duhura./ Përshtatur nga CNA.al
Në Europën Lindore lëvizjet ambientaliste janë të dobëta pol...
Shoiçi Jokoi ishte 26-vjeç, kur u rekrutua në radhët e ushtr...
Nga Ana Palacio, ”Project Syndicate”* Këtë javë, liderët bot...
Nga Felia Allum “The Conversation”* Grupet e krimit të organ...
Konflikti në Siri, të drejtat e njeriut, pakti i refugjatëve...
Duket se sa më shumë qirinj të vendosen mbi tortën e ditëlin...
Nga Ben White, “Politico”* Presidenti Donald Trump nisi këtë...
Për shumicën e njerëzve, humbja e portofolit apo çantës, ësh...
Epoka e eksplorimeve të mëdha, është sigurisht një nga periu...
Nga Jeremy Shapiro, “European Council on Foreign Relations”*...
Nga Robert Skidelsky, “Project Syndicate”* Sulmi terrorist i...
Dashamirësit e librit, mbrojnë prej kohësh përfitimet që ne ...
Josef Mengele, një mjek nga Gyncburgu kthehet në një vrasës ...
Ju mund të mos keni dëgjuar kurrë për Tomazo Bushetën. Por m...
Udhëheqësi bolshevik Vladimir Lenin, vdiq më 21 janar 1924, ...
Që nga lashtësia emrat e njerëzve vendoseshin sipas orakulli...
Nga Allison Schrager, ”Foreign Policy”* Me iPhone-t gjithnjë...
Nga Keith Naughton, “The Hill”* Aforizma “armiku i armikut t...
Në gushtin e vitit 1968, Bashkimi Sovjetik pushtoi Çekosllov...
Nga Jason M.Brodsky, “The Hill”* Ish-kreu i Forcave Kuds të ...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua Sokol Aliaj nga Fieri...
Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesm...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ...
Kuvendi i Shqipërisë votoi me 4 qershor Bajram Bega...
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë të trafikut t...
Policia shqiptare ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqi...
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “SPA”, dhe ...
Policia ka vënë në pranga shtetasin F.D, 41 vjeç, pasi ka ...
Publikohen notat e provimi të maturës, të lëndës gjuhë...
Vendi këtë fundjavë do të ketë ndikim të masave të qën...
Vendi ynë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në o...
Ditën e sotme priten reshje, në përgjithësi të dobëta,...
Shërbimi sekret ukrainas i SBU njoftoi sot se ka shkat...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shpreh...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola...
Mediat italiane thanë se dy të rinj, burrë e grua, me ...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisorja e njohur...
Luan Rama ka publikuar në një postim në faqen e tij në rrj...
Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe kompanitë që operojn...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, i është rikthyer sër...
Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 119.7 Lekë. P...
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Ç...