LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse japonezët janë populli më i ndershëm në botë

24 Janar 2020, 07:26, Blog CNA

Për shumicën e njerëzve, humbja e portofolit apo çantës, është më shumë sesa një telash. Për disa kohë ju nuk keni mundësi të përdorni kartën tuaj të kreditit. Nëse në porfotol apo çantë kishit çelësat e shtëpisë, humbja e tyre mund të nënkuptojë ndryshimin e bravave të shtëpisë suaj.

Por ka një vend ku ka gjasa që të rigjeni sendet e humbura: Tokio. Me një popullsi prej afro 14 milionë banorësh, miliona sende humbin atje çdo vit. Por një numër mbresëlënës arrijnë t`u rrikthehen të zotëve. Në vitin 2018, mbi 545.000 karta identiteti iu rikthyen pronarëve të tyre nga Policia Metropolitane e Tokios, ose 73 për qind e numrit të përgjithshëm të letërnjoftimeve të humbura.

Po kështu, u janë rikthyer të zotëve 130.000 telefona celularë dhe 240.000 kuleta. Shpesh, ato u rikthehen të zotëve të njëjtën ditë që kanë humbur. ?Kur jetoja në San Francisko të SHBA-së, mbaj mend një lajm mbi dikë që banonte në Çajnataun, Nju Jork. Ai humbi portofolin dhe dikush tjetër ia ktheu policies?- thotë Kazuko Behrens, psikolog nga SUNY Polytechnic Institute në Nju Jork.

Ishte një rast i rrallë, dhe ai që gjeti dhe ktheu portofolin u intervistua në kanalin televiziv lokal, dhe u cilësua ?Njeriu i ndershëm?. Por akte të tilla dinjitoze nuk janë një gjë e rrallë në Japoninë e Behrens. ?Japonzët thonë zakonisht: Po, sigurisht që do ta dorëzonim?. Nëse portofoli nuk kthehet, kjo do të ishte një surprizë dhe do të përbente lajm.

Po si shpjegohet kjo gjë? Nga 156.000 telefonat celularë të gjetur dhe të dorëzuar vitin që shkoi, asnjë nuk iu dha zbuluesit apo u mbajt nga shteti. 17 për qind e atyre që nuk ia dorëzuan dot pronarit të tyre, u shkatërruan. Oficerët e komisariateve të policisë në lagjet e vogla të Japonisë, të quajtur Koban, kanë një imazh shumë të ndryshëm nga policia diku tjetër.

Ata janë shumë miqësorë me banorët, duke u vënë në shërbim të komunitetit dhe duke zbatuar deturën, ata arrestojnë adoleshentë keqbërës apo ndihmojnë të moshuarit të kalojnë rrugën. ?Nëse një fëmijë sheh një oficer policie në rrugë, ai zakonisht e përshëndet atë?-thotë Masahiro Tamura, avokat dhe profesor i drejtësisë në Universitetin e Kiotos. ?Policët shkojnë vazhdimisht në shtëpinë e të moshuarve që jetojnë vetëm në lagje, për t?u siguruar që janë mirë?- shton ai.

Sipas Tamurës, fëmijët inkurajohen të dorëzojnë sendet e humbura në komisariat. Në një studim që krahasonte telefonat dhe portofolat e humbur në Nju Jork dhe Tokio, 88 për qind e telefonave ?të humbur? u dorëzuan në polici nga banorët e Tokios, krahasuar me 6 për qind e atyre të ?humbur? në Nju Jork .

Në fakt, Japonia ka një histori të ndërlikuar me ndershmërinë, thotë Behrens. Marrim shërbimin shëndetësor. Deri 10- 20 vjet më parë, ishte normale që mjekët në Japoni të mos u thoshin pacientëve të tyre të vërtetën mbi sëmundjen e tyre. Ata do t`ia thoshin atë vetëm familjarëve. ?Japonezët besojnë se mund të humbisnin vullnetin për të jetuar?-thotë Behrens, që thekson se kjo i ka rrënjët thellë në kulturën japoneze.

Kohët e fundit, kjo praktikë ka filluar të ndryshojë. Por kjo i çon disa si Behrens, të besojnë se japonezët nuk janë thelbësisht më të ndershëm se pjesa tjetër e popujve të botës. Behrens thotë se japonezët janë të kushtëzuar nga një ?frikë? që buron nga besimet budiste të Rimishërimit.

Pavarësisht se shumica e japonezëve nuk identifikohen me një fe të organizuar, shumë prej tyre ndjekin praktikat popullore të Shintoizmit dhe Budizmit.

Theksi tek ekzistenca shpirtërore përtej vdekjes, luan një rol të madh në funerale. Pas cunamit që goditi Japoninë verilindore në vitin 2011, shumë njerëz mbetën të pastrehë, pa ushqimee apo ujë. Por edhe në vështirësi, njerëzit vunë shpesh nevojat e të tjerëve para të tyreve. Në zonat prekura, pati dukshëm më pak grabitje sesa është parë ma herët në zona të shkatërruara nga fatkeqësitë natyrore në vende të tjera.

Në përgjithësi, njerëzit në Azinë Lindore ndajnë tipare kolektiviste. Ata u japin prioritet të tjerëve, dhe përfshihen në sjellje që i sjellin më shumë përfitime grupit sesa tipareve individualiste, të cilat janë të motivuara nga egoizmi.

Në një studim, nënave amerikane dhe japoneze iu kërkua të flisnin mbi aspiratat që kanë për fëmijët e tyre. Behrens zbuloi se nënat japoneze do të dëshironin që fëmija i tyre të kishte një jetë ?futsuu? (mesatare ose të zakonshme), një gjë që nuk ndeshet thuajse kurrë në Amerikë.

?Pikëpamja kolektiviste ka të bëjë me përkatësinë. Dëbimi nga grupi ku bën pjesë, do të ishte trauma më e madhe për shëndetin mendor. Ndaj është kaq shumë e rëndësishme që në një farë mënyre t?i përkisni një grupi. Me bërjen e një vepre të mirë, kthimin e një kulete të humbur; ju mendoni se në të ardhmen dikush tjetër do të bëjë të njëjtën gjë?- thotë Behrens./ BBC-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga