LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

200 miliardë $ fitime në vit nga ilaçet e falsifikuara, ja cilat janë pasojat reale

19 Janar 2020, 07:27, Blog CNA
200 miliardë $ fitime në vit nga ilaçet e falsifikuara, ja

Nga David Richmond ?Project Syndicate?

Qeveria e Nigerisë, ka dhënë së fundmi alarmin për vaksinat e rreme të meningjitit, dhe kjo nuk është hera e parë. Pesë vjet më parë, qindra nigerianë humbën jetën si pasojë e vaksinave të rreme. Natyrisht, problemi nuk janë vaksinat, por shpërndarja e përhapur e produkteve mjekësore nën standartin normal dhe të falsifikuara.

Tregu global i ilaçeve, nën standartin normal (pra që nuk përmbushen specifikimet e cilësisë) ose të falsifikuara, vlerësohet të ketë një vlerë deri në 200 miliardë dollarë në vit, ose 10-15

për qind të tregut të përgjithshëm farmaceutik. Por vëllimi i këtij tregu është shumë më i madh.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që mbështetet kryesisht në raportimet vullnetare të profesionistëve të kujdesit shëndetësor, ne mund të kemi dijeni ?vetëm për një pjesë të vogël ? të të gjitha rasteve.

Ajo që dimë, është se ky problem është veçanërisht shqetësus në Afrikë. Gjatë viteve 2013-2017, 42 për qind e ilaçeve që ishin nën standard dhe të falsifikuara, u zbuluan pikërisht në këtë kontinent. Kjo po minon përparimin e arritur me vështirësi të Afrikës në sektorin e shëndetësisë, duke e gërryer besimin në sistemet e reja të kujdesit shëndetësor.

Nuk ka nevojë të thuhet se përdorimi i ilaçeve të falsifikuara – të cilat variojnë nga ato jo efektive deri në helmuese – mund të sjellin pasoja vdekjeprurëse për njerëzit që i përdorin, dhe ata që goditen më rëndë janë më të varfërit. Mbi të gjitha, janë ata që kanë pak para dhe një qasje të vogël tek profesionistët e mjekësisë dhe tek një kujdes shëndetësor cilësor.

Ata ka shumë të ngjarë të blejnë ilaçe më çmim modest nëpër rrugë, ku nuk ka asnjë garanci se ato janë reale, e lëre më pastaj të kenë cilësi të lartë. Dhe kjo mund të shkaktojë një kosto shumë më të larta për viktimat, të cilët duhet të paguajnë më shumë për të trajtuar sëmundjen pasi ajo të ketë përparuar më tej, por edhe për çdo efekt anësor nga ilaçet e rremë, gjithnjë nëse arrijnë që të mbijetojnë.

Një studim i vitit 2015, vlerësonte se në Afrikën sub-Sahariane, 122.000 fëmijë nën moshën 5-vjeçare vdiqën vetëm në 1 vit si pasojë e ilaçeve të falsifikuara. Për më tepër, përderisa njerëzit nuk e dinë se çfarë po pijnë, lëre më pastaj të marrin dozën e duhur, ilaçet e falsifikuara ndihmojnë në rritjen e rezistencës anti-mikrobikiale, një prirje që nuk bën dallim mes të pasurve dhe të varfërve.

E megjithatë, trafikantët e ilaçeve të rreme, kanë shumë pak nxitje për të ndalur aktivitetin e tyre. Vlerësohet se çdo 1.000 dollar që ata ?investojnë? në prodhimin e ilaçeve të falsifikuara, mund të arkëtojnë një fitim prej 450 mijë dollarësh. Kjo diferencë, është 10-25 herë më e madhe se sa ajo që fitojnë trafikantët e drogës.

Dhe këto fitime marramënese, nuk vihen asnjëherë në barazpeshë me rrezikun e madh për jetët e atyre që i përdorin. Edhe kur arrestohen, trafikantët e ilaçeve të falsifikuara ia dalin shpesh të shmangin burgimin. Ata thjesht paguajnë një gjobë, dhe i rikthehen biznesit.

Gjithsesi, ashtu si trafiku i drogës, edhe ai është një biznes që varet dhe forcohet nga veprimtaria e gjerë kriminale, ku përfshihen edhe grupet terroriste. Në fakt, ilaçet e rreme trafikohen përmes të njëjtave rrjete të krimit që merret me trafikun e drogës dhe armëve.

Këto rrjete destabilizojnë komunitetet dhe vendet, sidomos në rajone tashmë të brishta si Saheli në Afrikë. Fatmirësisht, 7 vende afrikane – Gambia, Gana, Nigeri, Republika e Kongos, Senegali, Togo dhe Uganda ? kanë vendosur të ndërmarrin veprime konkrete për t?u marrë me këtë problem serioz.

Këtë muaj, krerët e këtyre vendeve, do të nënshkruajnë një deklaratë politike dhe një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, duke i angazhuar të hartojnë dhe miratojnë ligje që forcojnë kontrollin mbi barnat. Marrëveshja parashikon ndëshkime të ashpra penale.

Por për të shkatërruar këtë biznes vdekjeprurës, që merr çdo vit qindra mijëra jetë, në këtë luftë duhet të bashkohen që të gjithë.

Kështu, Këshilli i Evropës ka miratuar Konventën MEDICRIME, traktatin e parë ndërkombëtar kundër produkteve mjekësore të falsifikuara, dhe krime të ngjashme që kërcënojnë shëndetin publik. Dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krimin, ka hartuar një udhëzues për praktikat e mira legjislative për luftimin e krimit të barnave të falsifikuara./Përshtati në shqip CNA.al

Lajmet e fundit nga