LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Amerigo Vespuçi, eksploratori i harruar, që i vuri emrin Amerikës

23 Janar 2020, 07:28, Blog CNA
Amerigo Vespuçi, eksploratori i harruar, që i vuri emrin

Epoka e eksplorimeve të mëdha, është sigurisht një nga periudhat më dramatike të historisë evropiane. Shumë lundërtarë dhe eksplorues, ishin të magjepsur nga mundësitë që ofronte një botë e re jashtë kufijve të njohur të Evropës, dhe që ndodhej shumë larg, përtej oqeanit.

Në Botën e Re, kishte shumë mundësi për të bërë tregti, për të kërkuar dhe mbledhur ar, pushtuar territore të reja dhe për të shfrytëzuar pasuritë e tyre. Sot e njohim këtë Botë të Re si Amerika, por a e dini se nga erdhi emri i saj? Nga lundërtari i famshëm nga Firence e Italisë Amerigo Vespuçi, një personazh që është shpesh në hije nga figura e Kristofor Kolombit.

Amerigo lindi në vitin 1454, në familjen e shquar Vespuçi të Firences. Që i vogël, Amerigo u edukua nga xhaxhai i tij, Xhorxho Vespuçi, një prift domenikan. Ai studioi artet, letërsinë, matematikën, dhe mbi të gjitha gjeografinë. Më vonë, u dërgua të studiojë në Universitetin e Pizës.

Në Firence Amerigo u njoh me anëtarët e familjes të shquar Mediçi, ku nisi të merrej me tregti. Ai fitoi një pozitë të lartë në shtëpinë e Lorenco de Mediçit, për shkak të aftësive në diplomaci, oratori dhe njohjen e mirë të mënyrës se si zhvillohej tregtia në atë kohë.

Puna e çoi në qytetin e Barcelonës në Spanjë. Në atë kohë, Gadishulli Iberik ishte një vend shumë fitimprurës për biznesmenët dhe aventurierët, sidomos për eksploruesit portugezë, spanjollë dhe financuesit e tyre. Vespuçi hapi një biznes në Spanjë, me qëndër në Sevilje, ku u mor me furnizimin e anijeve spanjolle që përdoreshin për eksplorimin e tokave të reja.

Rreth kësaj kohe, familja mbretërore e Kastiljes u konfliktua me Kristofor Kolumbin, dhe prishi marrëveshjen që kishte me të. Më vonë, ajo licencoi lundëtarë të tjerë të shquar që të udhëtonin në Inditë Perëndimore. Mendohet se në një rast, Vespuçi u njoh dhe lundroi bashkë me Kolombin.

Por më pas nisi eksplorimet e tij. Ai lundroi me Alonso de Hojedën në një nga udhëtimet e tij, duke e shoqëruar këtë të fundit si astronom dhe tregtar. Vespuçi nuk ishte një eksplorues i zakonshëm. Si një njeri shumë i ditur, ai shfrytëzoi dijet e tij në astronomi gjatë lundrimit.

Kur u rikthye në Spanjë, Amerigo Vespuçi nuk pranoi për arsye që ende nuk dihen, ofertën për të lundruar edhe një here në botën e re për llogari të qeverisë spanjolle. Por duke parë suksesin e marinarit portugez Vasko da Gama, që lundroi me sukses rreth kontinentit afrikan, Vespuçi e kuptoi se edhe atij i duhej të lundronte për llogari të portugezëve, në mënyrë që të bënte emër. Dhe kjo edhe për shkak se portugezët zotëronin anije shumë më të shpejta, dhe më të forta se ato të spanjollëve. Prandaj, Vespuçi u nis nga Portugalia në majin e vitit 1501, nën drejtimin e 3 anijeve portugeze, për të zbuluar të ashtuquajturën Ngushtica e Katigarës, të cilën Ptolemeu pretendonte dikur në shkrimet e tij se të çonte në Azi.

Por në vend të tij Vespuçi udhëtoi përgjatë bregdetit të Amerikës së Jugut, një rrugë që do ta bënte gjithsesi të famshëm. Kur e kuptoi se nuk ishte pranë Azisë, por se kishte zbuluar një kontinent tërësisht të ri, që shtrihej midis Azisë dhe Evropës. Ai nxitoi t?i shkruante Lorenzo Mediçit mbi banorët e vendit të ri, florën dhe faunën e tokës së re.

Në letër, Vespuçi shkruante se kishte zbuluar një kontinent të ri. Ai kreu gjithsej 4 udhëtime drejt Botës së Re, edhe pse studiuesit sot janë të pasigurtë për 2 nga këto udhëtime. Pas eksplorimeve të tij revolucionare, Vespuçi u rikthye në Portugali, dhe qëndroi aty deri në vitin 1504. Më pas shkoi sërish në Sevilje të Spanjës.

Ai kishte plane të shumta për eksplorimee të mëtejshme, por ato u lanë mënjanë kur mbreti i Spanjës Ferdinand e shpalli Vespuçin si detarin kryesor të mbretërisë në vitin 1508. Ai ishte i detyruar t?u mësonte lundërtarëve të rinj të gjitha sekretet e një udhëtimi të sigurtë, dhe për në destinacionin e duhur.

Mjerisht, nuk qëndroi gjatë në këtë post, pasi vdiq nga malarja më 22 shkurt 1512. Ndonëse ishte i martuar, nuk pati fëmijë. Vespuçi la pas një trashëgimi të përjetshme. Ai frymëzoi dhe trajnoi një brez të tërë lundërtarësh të ardhshëm, shumë prej të cilëve vazhduan të kërkojnë një kalim të shkurtër për në Azi, duke lundruar rreth cepit fundor të Amerikës së Jugut.

Vespuçi ishte evropiani i parë që shkeli brigjet e Brazilit. Gjatë udhëtimeve të tij, ai eksploroi rreth 9.700 kilometra vijë bregdetare, një rekord që nuk është thyer nga asnjë lundërtar tjetër më vonë. Për më tepër, ai ishte i pari që zbuloi ekzistencën e rrymës ekuatoriale, dhe shfrytëzoi ciklin hënor, për të përcaktuar me saktësi kordinatat gjoegrafike.

Por arritja e tij më e rëndësishme ishte kuptimi i tij se ?periferia e Azisë? që zbuloi Kolombi, nuk ishin asfare pranë Azisë, por se ishte në fakt një kontinent. Dhe kjo Botë e Re u quajt Amerikë, forma femërore e emrit të Amerigo në gjuhën latine. Fatkeqësisht, ai është lënë shpesh nën hije nga Kristofor Kolombi, që padyshim e zbuloi kontinentin amerikan, por pa e kuptuar këtë gjë./Ancientorigins/ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga