LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Britania votoi për pavarësi, por ajo po izolohet nga bota

23 Janar 2020, 07:21, Blog CNA
Britania votoi për pavarësi, por ajo po izolohet nga bota

Nga Jeremy Shapiro, ?European Council on Foreign Relations?

* Më 31 Janar, Britania e Madhe do të dalë më në fund nga makthi i saj i gjatë kombëtar i Brexit. Dhe ajo duhet të përballet tashmë me disa realitete të reja të ashpra. Sot bota është bërë një vend akoma më i frikshëm dhe jo-mikpritës, më shumë sesa dukej pas referendumit pro Brexit në vitin 2016.

Në vitin 2020 do kemi një Luftë e re të Ftohtë, por më moderne midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, në një epokë në zhvillim të rivalitetit gjeopolitik, dhe kur neutraliteti duket një opsion gjithnjë e më i paqëndrueshëm.

Në këtë situatë të re, Britania ka më pak partnerë të cilët jane edhe më pak të besueshëm se sa vetëm 3 vjet më parë. Shtetet e Bashkuara janë mbyllur në vetvete dhe drejtohen nga Donald Trump, që nuk ka asnjë lidhje sentimentale me Evropën apo Britaninë.

Bashkimi Evropian është i dobësuar nga ndarjet e brendshme, veçanërisht nga vetë Brexit, dhe shumë prej vendeve anëtare e kanë ndjerë psikodramën që ka përjetuar Mbretëria e Bashkuar gjatë 3 viteve të fundit. Pjesa më e madhe e Komonuelthit, mbetet e mërzitur nga kolonializmi, dhe është thellësisht e interesuar për një riafrim me Britaninë.

Britania votoi për pavarësinë, por në fakt ka sjellë izolimin. Përgjigja e saj ndaj gjithë kësaj situate është një parullë: ?Britania globale?. Termi, evokon një nostalgji perandorake për një periudhë në të cilën Britania ishte artizane e fatit të vet. Por, siogurisht që ajo kohë ka ikur, dhe sot, Britania mund të ketë një ndikim global vetëm nëse punon në mënyrë efektive dhe të ngushtë me partnerë që ndajnë të njëjtat parim dhe vlera.

Cila është strategjia për të krijuar një lidhje të tillë me një SHBA dominuese, me një Evropë të pakënaqur, apo me një Komonuelth të painteresuar? Dhe si do të manovrojë Britania në përçarjet që ekzistojnë midis Evropës dhe Amerikës? Vetë qeveria britanike nuk ka asnjë ide se si do t?i përgjigjet këtyre pyetjeve, koncepti i Britanisë Globale.

Sekretari i Jashtëm, Dominik Rab, sugjeron se ky term do të thotë se Britania ?po udhëheq përmes shembullit si një forcë pozitive në botë?. Por me siguri askush në Rusi, Kinë, Indi, apo kudo tjetër, nuk pret që t?i thuhet nga Britania se çfarë është e drejtë dhe e mirë. Qeveria ka vendosur të ndërmarrë atë që premtoi kryeministri Boris Xhonson, ?rishikimin më të madh të politikës së sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme që nga fundi i Luftës së Ftohtë?. Një rishikim i tillë është i nevojshëm, por është gjithashtu një metodë e vjetër për të shmangur vendimet e vështira.

Dhe shumë nga ato vendime nuk do të presin rezultatet e rishikimit të këtyre politikave. Amerika e Trump e sheh Britaninë e post-Brexit si hallkën më të dobët në përpjekjet evropiane për të sfiduar politikat amerikane të sigurisë. Londra është e izoluar dhe ka një nevojë të dëshpëruar për një marrëveshje tregtare, gjë që administrata Trump duket se synon ta shfrytëzojë.

Një zyrtar i administratës Trump i larguar së fundmi, i tha këtë javë BBC-së se, nëse Britania do një marrëveshje të mirë tregtare, ajo duhet të kishte ?rregulluar më mirë politikën e saj të jashtme ndaj Brukselit?, dhe të rrëzojë marrëveshjen bërthamore me Iranit. Më pak se një ditë më vonë, u zbulua se administrata Trump e kishte kërcënuar Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Francën, me tarifa mbi makinat, nëse ato nuk ndiqnin linjën e SHBA-së përballë Iranit.

Xhonson ka reaguar ndaj këtij presioni, duke bërë sërish thirrje për nëj marrëveshje të re në stilin e Trump me Iranin, duke sinjalizuar kësisoj braktisjen e marrëveshjes aktuale me Teheranin mbi programin e tij bërthamor. Prova tjetër është duke ndodhur. Në fillim të kësaj jave, qeveria e Xhonsonit kundërshtoi përpjekjet e SHBA-së për të bindur Londrën të pengojë komopaninë kineze ?Huaëei? të sigurojë paisje për rrjetin britanik 5G.

Por duke pasur parasysh ngjarjet e fundit, duhet të pyesim nëse ky vendim do të qëndrojë në fuqi, pasi Trump të nisë të kërcënojë marrëdhëniet SHBA-Britani në fushën e shërbimeve inteligjente, apo marrëveshjen e shumëpërfolur të tregtisë mes 2 vendeve.

Dhe këtu, ironia është se Britania ka shumë më tepër nevojë për një marrëveshje tregtare me BE-në, sesa me SHBA-në. Tek e fundit, Mbretëria e Bashkuar i dërgon 47 për qind të eksporteve të saj në BE, dhe vetëm 13 përqind në SHBA. Siç e dëshmon edhe çështja e Iranit, Britania është më afër partnerëve të saj evropianë në shumicën e sfidave gjeopolitike, sesa me Amerikën e Trumpit.

Për më tepër, shumë britanikë nuk e konsiderojnë më SHBA-në një partnere të besueshme. Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Uollas, shprehu javën e shkuar shqetësimin se nën Trumpin SHBA-ja po tërhiqet nga bota, dhe se Britanisë mund t?i duhet të luftojë konfliktet e ardhshme pa ndihmën e saj.

Në këtë kontekst, dikush mund të presë që Londra të synojë riparimin urgjent të lidhjeve të saj me partnerët e BE-së, veçanërisht Berlinin dhe Parisin. Por qeveri aktuale britanike u formua nga një Brexit, të cilën mbështetësit e kanë cilësuar prej kohësh si një deklaratë pavarësie ndaj diktateve të BE-së, Francës dhe Gjermanisë.

Mjerisht, bota nuk është formësuar nga nevojat politike të mbështetësit të Brexit. Amerika, të paktën nën këtë president, do të mbetet një partnere jo e besueshme dhe e pamëshirshme. Ndaj shmangia e një izolimi do të kërkojë një marrëdhënie të ngushtë me Francën, Gjermaninë dhe BE-në, që nga ana tjetër, do të kërkojë kompromise të vështira ekonomike dhe politike.

Por, për shkak se qeveria britanike e refuzon një rezultat të tillë, ajo po mendon për një alternative. Por deri tani, plani i vetëm i saj për të trajtuar kontradiktat e konceptit të saj të ?Britanisë Globale?, është të shpresojë që rishikimi i politikës së jashtme, të zgjasë pak më shumë sesa presidenca Trump./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga