Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Filmi ?1917?, i regjizorit të njohur Sem Mendez premton një eksperiencë unike kinematografike. Ai përshkruan historinë e 2 lajmëtarëve të ushtrisë britanike, që kalojnë linjat e armikut, për të shpërndarë një mesazh jetik nga shtabi, që mund t?iu shpëtojë jetën 1600 shokëve të tyre. Aksioni është vendosur në të ashtuquajturën Linja Hindenburg në fillim të vitit 1917. Ajo kohë kaosi dhe paparashikueshmërie, i jep skenaristit shumë hapësirë ??për të shtrirë imagjinatën e tij. Por si ishte vërtet jeta për lajmëtarët në Luftën e Parë Botërore?
Së pari, ata nuk ecnin domosdoshmërisht vetëm më këmbë. Ata janë fotografuar zakonisht mbi kalë apo motorrë. Duke vepruar në pjesën e pasme të vijës së frontit, jeta e tyre ishte sërish e rrezikuar. Terreni ishte i vështirë, ashtu si edhe mirëmbajtja e automjeteve.
Lajmëtari 27-vjeçar Xhorxh Fleçer, u neverit shpejt nga motoçikleta e tij. Ai nuk kishte asnjë përvojë me të para luftës. Dhe nga fundi i 1914-ës, kaloi më shumë kohë duke e shtyrë me duar sesa duke e ngarë, duke e goditur me grushte dhe shkelma gati në çdo rast, dhe duke dëshiruar që në vend të saj të kishte një kalë.
Në atë kaos, ishte e lehtë të përfundoje tek ushtria e gabuar. Një natë gjatë tërheqjes së vitit 1914, Fleçer u gjend përballë një patrulle ushtarësh gjermanë. Për fatin e tij të mirë, ai kishte mësuar frëngjisht dhe gjermanisht në Kolegjin britanik Eton, dhe u shtirr sikur ishte një nga oficerët e tyre, ai hipi me shpjetësi në motoçikletë dhe u arratis, para se gjermanët të kuptonin se çfarë po ndodhte.
Motoçiklistët ishin një shembull i mirë i përçimit të informacionit, por nderkohë teknologjitë dhe inovacionet e reja, po ndryshonin komunikimet në prapavijë. Por, megjithë inovacionet e mëdha gjatë Luftës së Madhe, sidomos për sa i përket artilerisë, kjo nuk e forcoi sigurinë e lajmërtarit, që kishte operuar në fushën e betejës për mijëra vjet me kokën në torbë.
Komunikimet në radio ishin ende primitive. Njësitë ushtarake mbështeteshin në kontaktin e siguruar nga linjat me tela bakri, të cilat shkatërroheshin shpesh nga bombardimet armike. Në atë moment, oficerët do të thërrsnin në shërbim ?vrapuesit? e tyre, pasi mënyra më e mirë për të siguruar që urdhërat të mbërrinin me siguri në vendin e duhur, ishte akoma dërgimi i një njeriu më këmbë.
Nëse një njeri kishte përvojë të mëhershme si vrapues, ai do të rekrutohej vazhdimisht nga oficerët e rinj gjatë gjithë luftës. Kur komandantët vriteshin, vrapuesit ndryshonin njësi. Të tjerët qëndronin me pjesën tjetër të ushtarëve, derisa thirreshin sërish në shtab, për t?iu dhënë një zarf të mbyllur apo një letër me një mesazh tepër sekret.
Lajmëtari do ta fuste me siguri në xhep, dhe do të nisej për udhë, e cila mund të zgjaste për ditë të tëra, pasi artileria gjermane sulmonte vazhdimisht linjat telefonike. Mesazhet shkonin nga një kompani në një kompani nëpër llogore, ktheheshin me përgjigje në shtabin e batalionit, apo madje edhe më tej, në brigadë ose shtabin e divizionit.
Nëse vrapuesit ishin të rinj për një njësi ose zonë, ata nuk do ta dinin domosdoshmërisht se ku po shkonin. Ata pritej të ishin të zotët të vetes, dhe shpesh liheshin të gjenin vetë një shteg pa asnjë udhëzim nga larg. Një burrë e pranoi se gati po mbërrinte në linjat gjermane duke kërkuar një oficer, para se marrësi ta ndalonte, ta merrte letyrë dhe ta udhëzonte si të rikthehej në mënyrë të sigurtë.
Një tjetër kujtoi vërdallosjet përrreth qytetit belg të Monsit në kulmin e një beteje, pa asnjë të dhënë ku ndodhej shtabi. Edhe pse nuk përplaseshin direkt me armikun, kjo punë nuk ishte aspak e sigurt. Në fillim të luftës, një lajmëtar kujtonte se për të shpërndarë një mesazh, ai duhet të priste të binte nata, të zvarritej nga llogorja në llogore, duke shpresuar të shmangte çdo lloj snajperi gjerman.
Po kush ishte vrapuesi më i famshëm i Luftës së Madhe? Adolf Hitleri. Ka ende debate se sa në rrezik ishte gjatë kryerjes së kësaj pune, dhe është e vështirë ndarja e fakteve historik nga propaganda e mëvonshme. Si një lajmërtar i regjimentit, diktatori i ardhshëm nuk pati ndonjë rol shumë të rrezikshme.
Të punoje për një batalion ose një kompani, do të kishte qenë shumë më e rrezikshme. Hitlerit iu dha dy herë Kryqi i Hekurt për trimëri. Ushtria britanike provoi çdo lloj mënyrë për të ruajtur kontaktet me trupat që shkonin në betejë. Ata përdorën çarçafët e bardhë, që i shtrinin përtokë duke shënuar numra të ndryshëm.
Avionët ende primitivë rekomandoheshin të hidhnin poshtë disqet reflektuese, dhe copa rrobash shumëngjyrëshe në shpinën e ushtarëve për të parë përparimin e tyre, duke i orientuar ku duhej të bombardonin. Ndërkohë përdornin flakë dhe llamba Mors.
U përdorën edhe pëllumbat, për të përditësuar informacionet se ku ndodheshin trupat në hartë, dhe si po përparonin ato. Edhe tanket nisën të luanin një rol me rëndësi ne ruatjen e linjave të komunikimit. Por sërish vrapuesit, ishin një pjesë thelbësore e kontakteve mes shtabit të njësive në terren.
Bartja e mesazheve më këmbë në mesin e një beteje, mund të ishte një përvojë e tmerrshme. Ndërsa të tjerët u fshiheshin sulmeve të tmerrshme të artilerisë armike, pritej që lajmëtarët të vazhdonin të ecnin përpara, pavarësisht nga rreziku./ Historyextra-Përshtatur nga CNA.al
Nga James Jay Carafano, ”Fox News”* Është diçka shumë poziti...
Nga Simon Schofield “Euobserver”* Turqia ka nisur zbatimin e...
Nga Leonid Bershidsky, “Bloomberg”* Sondazhi i këtij muaji i...
Të dielën (19.01) qeveria gjermane ka ftuar në zyrën e kance...
“Mos i takoni kurrë heronjtë tuaj!”, thotë një proverb i men...
Nga Luke McGee, “CNN”* Kur e gjithë qeveria ruse dha dorëheq...
Më 16 janar 1920, hyri në fuqi në SHBA Amendamenti i 18-të i...
A keni parë ndonjëherë në ëndërr një fëmijë, dhe ta keni pye...
“The Washington Post”* Midis shumë çështjeve ende të acaruar...
Më shumë se 2 shekuj më parë, shpërthimi më i madh vullkanik...
Nëse do të kishte një ushqim të përsosur, vezët do të ishin ...
Nga Gary Sick “Responsible Statecraft”* Afër fundit të fjalë...
Nga Johanna Ross, “American Herald Tribune”* Kur Mbretëresha...
Nga Jessica Murphy “BBC”* Kryeministri kanadez, Xhastin Trud...
Më 13 janar 1953, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Sovjeti...
Në mjediset gazetareske ka nisur të flitet për “klubin 27” d...
Hamburg – Edhe tani, pas më shumë se 70 vjetësh nga mbarimi ...
Lajmi i tërheqjes së Herrit dhe Meganit, Dukës dhe Dukeshës ...
Për më shumë se një shekull, temperatura 37 gradë Celsius, ë...
Nga Micah Halpern “Newsmax”Vrasja e kreut iranian të Forcës ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...