
Si SHBA-ja dhe Irani, mund të bashkëpunojnë mbi “prioritetet e tyre të përbashkëta”
Nga Gary Sick “Responsible Statecraft”* Afër fundit të fjalë...
Nëse do të kishte një ushqim të përsosur, vezët do të ishin pretendentet kryesore. Ato janë lehtësisht të disponueshme, të thjeshta për tu gatuar, kanë një kosto të përballueshme, dhe përmbajnë shumë proteina. ?Veza është një ushqim, që përmban të gjithë përbërësit e duhur për rritjen e njeriut?- thotë Kristofer Bleso, profesor i asociuar i shkencës ushqyese në Universitetin e Konektikatit në SHBA.
Konsumi i vezëve bashkë me ushqime të tjera, mund ta ndihmojë trupin tonë të thithë më shumë vitamina. Për shembull, një studim zbuloi se shtimi i një veze në sallatë, mund të rrisë sasinë e vitaminës E që marrim nga sallata.
Por për dekada, ngrënia e vezëve ka qenë një çështje e diskutueshme, për shkak të përmbajtjes së lartë të kolesterolit në të, të cilin disa studime e kanë lidhur me një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës. E verdha e vezës, përmban rreth 185 miligram kolesterol, ose më shumë se gjysma e sasisë ditore prej 300 mg kolesterol, që kanë rekomanduar historikisht dietologët në SHBA.
Par a do të thotë kjo që vezët, në vend se të jenë një ushqim ideal për ne, mund të na bëjnë në fakt më shumë dëm? Kolesteroli, një yndyrë në ngjyrë të verdhë i prodhuar në mëlçinë dhe zorrët tona, mund të gjendet në secilën prej qelizave të trupit tonë. Ne zakonisht e mendojmë atë si ?të keq?.
Por kolesteroli, është një element kryesor i membranav tona qelizore. Ai është ndërkohë i nevojshëm për prodhimin e vitaminës D, dhe hormoneve të testosteronit dhe estrogjenit nga trupat tanë.Ne e prodhojmë të gjithë kolesterolin që na duhet. Por ai gjendet edhe në produktet shtazore që konsumojmë, përfshirë mishin, vezët, djathin dhe gjalpin.
Kolesteroli transportohet nëpër trupit tone, përmes molekulave lipoproteinike?. Çdo njeri ka një kombinim të ndryshëm të llojeve të ndryshme të lipoproteinave. Dhe përbërja jonë individuale, luan një rol në përcaktimin e rrezikut për të zhvilluar ose jo sëmundje të zemrës.
Kolesteroli me lipoproteinë me densitet të ulët (LDL) – i quajtur si kolesterol ?i keq? – transportohet nga mëlçia në arteriet dhe indet e trupit. Studiuesit thonë se kjo mund të sjellë ndërtimin e kolesterolit në enët e gjakut, dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare .
Por studiuesit nuk e kanë lidhur përfundimisht konsumin e kolesterolit, me një rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare . Për rrjedhojë, ekspertët në SHBA dhe Britaninë e Madhe, nuk kanë më një kufizim të nivelit kolesterolit. Sot theksi vihet më shumë në kufizimin e konsumit të yndyrnave të ngopura që konsumojmë, dhe që mund të shtojnë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare.
Ndërkohë, vezët janë ushqimi i vetëm që përmban shumë kolesterol, por pak yndyrna të ngopura. ?Ndërsa kolesteroli në vezë është shumë më i madh, sesa tek mishi dhe produktet e tjera shtazore, yndyra e ngopur e rrit sasinë e kolesterolit në gjak. Kjo është dëshmuar nga shumë studime për shumë vite?-thotë Maria Fernandez, profesore e shkencave ushqyese në Universitetin e Konektikatit në SHBA, studimit i fundit i të cilës nuk zbuloi asnjë lidhje midis konsumit së vezëve, dhe një rreziku të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare.
Diskutimi mbi efektet shëndetësore të vezëve, ka ndryshuar pjesërisht pasi trupat tanë mund ta kompensojnë kolesterolin që konsumojmë. ?Për shumicën e njerëzve, kolesteroli dietik mund të mos jetë problem?- thotë Elizabet Xhonson, profesore e asociuar e shkencave ushqyese në Universitetin Tafts në Boston, SHBA.
Pas një rishqyrtimi të 40 studimeve të mëhershme në vitin 2015, Xhonson dhe një ekip studiuesish, nuk mundën të gjenin asnjë provë përfundimtare mbi marrëdhëniet midis kolesterolit dietik dhe sëmundjeve të zemrës. Dhe kur është fjala për vezët, kolesteroli mund të përbëjë edhe më pak rrezik për shëndetin tonë.
?Kolesteroli është më i dëmshëm kur oksidohet në arteriet tona, por oksidimi nuk ndodh me kolesterolin që gjendet tek veza?- thotë Bleso. Ndërkohë kolesteroli me lipoproteinë me densitet të lartë (HDL) udhëton në mëlçi, ku shpërbëhet dhe del nga trupi. HDL mendohet se ka një efekt mbrojtës kundër sëmundjeve kardiovaskulare, duke parandaluar ndërtimin e kolesterolit në gjak.
?Njerëzit duhet të shqetësohen për kolesterolin që qarkullon në gjakun e tyre, pasi është ai që çon në sëmundje të zemrës?- thekson Fernandez. Ajo që ka rëndësi, është raporti mes HDL dhe LDL në trupin tonë, pasi një HDL e ngritur kundërvepron ndaj efekteve negative të LDL.
Por studimi i fundit i bërë publik në fillim të këtij viti, e sfidoi konsensusin e viteve të fundit, se vezët nuk i shkaktojnë asnjë dëm shëndetin tonë. Studiuesit shqyrtuan të dhënat e 30.000 të rriturve për 17 vjet me radhë, dhe zbuluan se çdo gjysmë veze shtesë në ditë, lidhej dukshëm me një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes së parakohshme.
?Ne zbuluam se për ata që merrnin më shumë kolesterol përtej normës 300 mg në ditë, pavarësisht ushqimit të konsumuar, kishin një rrezik të shtuar prej 17 përqind për t?u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, dhe një rrezik 18 për qind më të lartë të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet?- thotë Norina Alen, një nga autoret e studimit, profesore në Universitetin Northuestern në Ilinois, SHBA.
Por ky studim, ishte i natyrës vëzhguese, duke mos dhënë indikacione për shkakun dhe efektin. Për më tepër, ai u mbështet në një grup të vetëm të dhënash të vetë-raportuara. Në një kohë që dietat tona ushqimore, mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Gjithsesi, shumica e studimeve sugjerojnë se vezët janë të mira për shëndetin e zemrës./ BBC-Përshtatur nga CNA.al
Nga Gary Sick “Responsible Statecraft”* Afër fundit të fjalë...
Nga Johanna Ross, “American Herald Tribune”* Kur Mbretëresha...
Nga Jessica Murphy “BBC”* Kryeministri kanadez, Xhastin Trud...
Më 13 janar 1953, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Sovjeti...
Në mjediset gazetareske ka nisur të flitet për “klubin 27” d...
Hamburg – Edhe tani, pas më shumë se 70 vjetësh nga mbarimi ...
Lajmi i tërheqjes së Herrit dhe Meganit, Dukës dhe Dukeshës ...
Për më shumë se një shekull, temperatura 37 gradë Celsius, ë...
Nga Micah Halpern “Newsmax”Vrasja e kreut iranian të Forcës ...
Ne nuk kemi gjithmonë uri, dhe ushqehemi për shkak të nevojë...
Për shumë njerëz, nisja e vitit të ri është koha e duhur për...
Zyrtarët e Pentagonit kanë deklaruar për “Fox News”, se avio...
Nga Conrad Black, “Newsmax”* Demokratët kanë bërë një tjetër...
Nga Janusz Bugajski, “Center for European Policy Analysis”* ...
Shumëkush mund ta ketë dëgjuar në një moment emrin e Galileo...
Astronautët e sotëm në hapësirë, jetojnë duke u ushqyer me u...
Nga Joseph W.Sullivan “Foreign Policy”* Dy presidentët e fun...
Qeveria gjermane kërkon të mbledhë në tavolinën e bisedimeve...
Putini dhe Erdogani festuan hapjen e gazsjellësit të ri, edh...
Rritja e tensioneve me Iranin dhe e rrezikut për sigurinë në...
Geni Rapi, nga Piluri i Devollit, kërkon ndihmën e emision...
Skënder Yzeiraj një banor i Njësisë Administrative Golem k...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer sot ekzekutim...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të pu...
Një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje ka dhunuar...
Njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Briken Sanajt...
Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë ka hedhur dritë mbi...
Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore, tha në emision...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të diktojnë ...
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan resh...
Pesë oficerë policie janë shkarkuar nga puna dhe akuzuar p...
Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit që do ta l...
FBI po kryen kontrolle në shtëpinë e presidentit Joe Biden...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi në mble...
Sot, më 1 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 le...
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 janar 2023 k...
Monedha e eurozonës e mbyll muajin janar në vlerat e 116 l...