Nga Jim Morrison, tek Kurt Cobain dhe Amy Winehouse/ Mallkimi i numrit 27
Në mjediset gazetareske ka nisur të flitet për “klubin 27” d...
Më 13 janar 1953, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Sovjetike ?Pravda?, raportoi një ngjarje të bujshme:disa mjekë nga Moska, ishin arrestuar nga policia sekrete, me akuzën e tentativës së vrasjes së udhëheqësit të Bashkimit Sovjtik, Josif Stalin, nëpëmjet mjekimit të gabuar.
Raporti thoshte se mjekët ishin ?blerë nga shërbimi sekret amerikan, dhe ishin rekrutuar si agjentë nga anëtarët e një komiteti antifashist, që dyshohej se kishte motive dashakeqe ndaj BRSS.
Shumica e mjekëve të akuzuar ishin hebrenj, dhe komiteti që akuzohej ishte një organizatë sioniste. ?Pravda? përmendi Komitetin Amerikan të Shpërndarjes së Përbashkët, një organizatë bamirëse hebreje me seli në Nju Jork, si një nga organet që qëndronte pas komplotit famëkeq.
Përfundimi ishte se hebrenjtë, po përpiqeshin të rrëzonin sistemin socialist në Bashkimin Sovjetik. Historia e çuditshme e ?Komplotit të Mjekëve? nisi që në majin e vitit 1945, menjëherë pas fitores së BRSS mbi Gjermaninë naziste, në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Një zyrtar i njohur komunist dhe shkrimtar në profesion, Aleksandër Sherbakov, për të cilin thuhej se pinte shumë alkool, pësoi një infarkt në zemër, dhe vdiq në një spital të Moskës.
Tre vjet më vonë, në gushtin e 1948-ës, një tjetër zyrtar i lartë sovjetik, Andrei Zhdanov, gjithashtu i alkoolizuar, vdiq në rrethana të njëjta.
Në të dyja rastet, mjekët e Kremlinit që trajtonin udhëheqjen e lartë, konsultoheshin shpesh me mjekun hebre Jakov Etinger. Në vjeshtën e vitit 1951, një zyrtar i MGB (Ministria e Sigurisë së Shtetit), i quajtur Mikhail Rjumin i shkroi një letër eprorit të tij, Abakumov, duke pretenduar se dr.Etinger ishte autori i vrasjes së Sherbakov dhe Zhdanov, duke u shkaktuar qëllimisht pushimin e zemrës.
Abakumov nuk e besoi këtë histori. Gjithsesi dr.Etinger u arrestua. Nëse ai ishte apo jo i pafajshëm, nuk pati kurrë shansin t?ia tregonte MGB. Doktori vdiq gjatë torturave, një natë para marrjes në pyetje nga vetë Abakumov. Në vitin 1952, pati më shumë akuza për abuzime të qëllimshme të mjekëve.
Disa prej tyre, mund të kenë pasur një grimë të vërtete. Ka gjasa që Zhdanov të ketë vdekur si pasojë e mjekimit të gabuar nga ana e mjekëve të Kremlinit, që u përpoqën ta mbulojnë këtë gjë për të shmangur ndëshkimin. MGB u përpoq shumë që të nxirrte para përgjegjësisë mjekët me origjinë hebreje.
Arrestimet nisën në shtatorin e vitit 1952, në fillim me mjekët jo-hebrenj, por më pas kryesisht me mjekët hebrenj. Qindra njerëz u mbyllën në qelitë e MGB, dhe nën tortura dhanë ?rrëfime? duke denoncuar të tjerët. Por a kishte realisht ndonjë komplot? Me siguri që jo, por kjo nuk kishte rëndësi për Stalinin.
?Komploti i Mjekëve?, dukej si preteksti i duhur për të justifikuar valën e radhës së terrorit. Mos vallë Stalini, po përgatitej për një luftë të re botërore? Dhe a ishte ?Komploti i Mjekëve? preludi i saj? Këtë nuk do ta dimë kurrë. Nëse kjo teori komploti, ishte në fakt pjellë e e imagjinatës së Stalinit, cili ishte synimi i saj?
Historianë të ndryshëm, japin mendime të ndryshme. Por ideja që ai po planifikonte një seri tjetër spastrimesh, si ato të viteve 1930, është e vështirë të hidhet poshtë. Në prag të Luftë së Dytë Botërore, Stalini eleminoi këdo që mund të ishte ndoshta një kërcënim, duke e lënë vendin plotësisht të varur nga udhëheqja e tij për mbijetesë, kur BRSS u sulmua nga Gjermania naziste. Vitet e fundit të Stalinit, ka pasur disa prova që një Luftë e Tretë Botërore, këtë herë kundër Shteteve të Bashkuara, ishte pjesë e planeve të tij afatgjata. Nëse kjo është e vërtetë, ai mund të ketë menduar se i duheshin më shumë spastrime në radhët e udhëheqësjes politike dhe ushtarake, që e ndihmuan atë të fitonte Luftën e Dytë Botërore,
Gjithsesi, pyetja kryesore është pse Stalini shënjestroi hebrenjtë. Feja u shtyp në Rusi pas Revolucionit Bolshevik të vitit 1917, por hebrenjtë si një pakicë etnike dhe kulturore, mbetën një segment i rëndësishëm në BRSS. Ka të ngjarë që ?Komploti i Mjekëve, të ishte një justifikim për një spastrim etnik, por ka mundësi që të ishte edhe një test besnikërie.
Një letër e gjetur në arkivin personal të Stalinit, shumë udhëheqës hebrenj në BRSS, ishin detyruar të deklaronin besnikërinë e tyre ndaj shtetit, dhe të denonconin mjekët e ?këqij? që kishin qenë pjesë e komplotit. ?Komploti i Mjekëve? ishte i rremë, por ironikisht Stalini nuk jetoi aq gjatë sa të shihte ndëshkimin e gjithë komplotistëve.
Mbrëmjen e 1 marsit 1953, 6 javë pas njoftimit në ?Pravda?, dhe kur shumë prej komplotuesve të akuzuar ishin ende në paraburgim, Stalini u shtri të flejë në vilën e tij në periferi të Moskës, pasi kishte pirë shumë, bashkë me disa miq. Të nesërmen në mëngjes, ai nuk u ngrit në orën e zakonshme.
Por stafi i tij druhej se mos e shqetësonte, ndaj nuk trokiti në derë. Më në fund në orën 10 të mëngjesit, dikush guxoi dhe hyri në dhomën e tij. Ai e gjeti diktatorin 74-vjeçar të shtirë në dysheme në gjendje kome. Kishte pësuar hemorragji cerebrale. Tre ditë më vonë ndërroi jetë.Vdekja e diktatorit, ishte një lloj ?çlirimi? për mjekët e akuzuar. Pasardhësit e Stalinit, veçanërisht Beria, i pëshpejtuan hetimet, dhe në fund i liruan ?komplotistët? si të pafajshëm./Seanmunger.com-Përshtatur nga CNA.al
Në mjediset gazetareske ka nisur të flitet për “klubin 27” d...
Hamburg – Edhe tani, pas më shumë se 70 vjetësh nga mbarimi ...
Lajmi i tërheqjes së Herrit dhe Meganit, Dukës dhe Dukeshës ...
Për më shumë se një shekull, temperatura 37 gradë Celsius, ë...
Nga Micah Halpern “Newsmax”Vrasja e kreut iranian të Forcës ...
Ne nuk kemi gjithmonë uri, dhe ushqehemi për shkak të nevojë...
Për shumë njerëz, nisja e vitit të ri është koha e duhur për...
Zyrtarët e Pentagonit kanë deklaruar për “Fox News”, se avio...
Nga Conrad Black, “Newsmax”* Demokratët kanë bërë një tjetër...
Nga Janusz Bugajski, “Center for European Policy Analysis”* ...
Shumëkush mund ta ketë dëgjuar në një moment emrin e Galileo...
Astronautët e sotëm në hapësirë, jetojnë duke u ushqyer me u...
Nga Joseph W.Sullivan “Foreign Policy”* Dy presidentët e fun...
Qeveria gjermane kërkon të mbledhë në tavolinën e bisedimeve...
Putini dhe Erdogani festuan hapjen e gazsjellësit të ri, edh...
Rritja e tensioneve me Iranin dhe e rrezikut për sigurinë në...
Parlamenti në Bagdad kërkon tërheqjen e trupave amerikane, p...
Nga Matthew Longo “Politico.eu”* Shumë më shpejt nga sa mend...
Ishte shkurti i vitit 1825, dhe 34-vjeçari Samuel Mors, një ...
Nga Tom O’Connor, “Newsweek”Shtetet e Bashkuara, kanë aktual...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...