
Paralajmëron ambasadori britanik/ Do shpallim persona “non-grata” gjatë këtij viti
Mbretëria e Bashkuar do të shpallë të tjerë persona “non-g...
Mbretëria e Bashkuar do të shpallë të tjerë persona “non-g...
Qeveria gjermane kërkon të mbledhë në tavolinën e bisedimeve kundërshtarët politikë në Libi si dhe forcat që i ndihmojnë ato nga jashtë. Sepse çështjet janë të mëdha. Por kundërshtimi vazhdon të jetë i madh.
Kur në vitin 2011 u rrëzua pushtetmbajtësi libian Muammar al-Gaddafi, kudo pati brohoritje, edhe në Berlin. Gaddafi ishte përgjegjës për shumë shkelje të të drejtave të njeriut në Libi. Por gëzimi për fundin e tij nuk zgjati shumë. Sepse, që nga ajo kohë Libia është zhytur në kaos. Është krijuar një qeveri libiane që njihet nga Kombet e Bashkuara dhe që udhëhiqet nga Fajis al-Sarradsh, me seli në Tripoli. Por kjo qeveri është shumë e dobët dhe kontrollon vetëm pjesërisht territoret e vendit. Kundërshtari i saj më i madh është gjenerali Chalifa Haftar, që sundon në jug dhe lindje të vendit. Ai pushtoi ditë më parë qytetin port Sirte dhe është duke bërë gjithnjë e më shumë presion me mjete ushtarake.
Të dy palët kanë jo vetëm grupe të shumta milicësh që i mbështesin, por kanë edhe aleatë të fuqishëm jashtë vendit. Turqia për shembull përkrah Sarradshin dhe ka dërguar ndërkohë ushtarët e saj në Libi. Ankaraja ka lidhur po ashtu një marrëveshje me qeverinë libiane për kufijtë detarë, marrëveshje, në të cilën flitet për pretendime ndaj burimeve të gazit në pjesën lindore të Detit Mesdhe. Kurse Rusia, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndodhen në krah të Haftarit.
Vendimtare për Europën
Roli i aktorëve ndërkombëtarë e ka ashpërsuar shumë situatën javët e fundit. Libia nuk duhet kthyer ?në arenë luftërash të avokatëve mbrojtës”, paralajmëroi ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas. Këtë shqetësim e kanë edhe kolegët e tij në BE. Eksperti socialdemokrat për çështjet e Mbrojtjes, Fritz Felgentreu druhet se ndikimi i fuqive të huaja do të ketë ?pasoja për sigurinë në Mesdhe, për rrymat e refugjatëve, për vuajtjet e popullsisë”. Politikani i kristiandemokratëve, Jürgen Hardt merret me çështje të politikës së jashtme. Ai e quan konfliktin në Libi ?një nga konfliktet më të mëdha të politikës botërore”.
Faktikisht BE është shumë e interesuar për stabilizimin e gjendjes. Libia, një vend i madh në jug të Mesdheut përdoret prej vitesh si vend tranzit për migrantët afrikanë, që vijnë drejt Europës. Raportet e paqarta të forcave ushqejnë grupet terroriste islamiste. Lufta civile shumëvjeçare dhe kontrabanda e armëve që lidhet me të ka destabilizuar gjithë zonën e Sahelit, gjë që po ashtu ka nxitur rryma të reja refugjatësh.
Por çështja e Libisë është e lidhur edhe me interesa ekonomike. Sepse Libia ka pasuri të mëdha nafte dhe gazi. Ato janë shkaku që madje edhe brenda BE të ketë ndarje sa i përket politikës ndaj Libisë: Franca ka kohë që mbështet Haftarin kurse Italia Saradshin, mbështetje që jepet për të siguruar me ta raporte ekskluzive tregtare. Politikani gjerman i liberalëve, Bijan Djir-Sarai thotë me sarkazëm: ?Unë nuk e kisha menduar që politika e përbashkët europiane për çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme të ishte siç është. Unë mendoja se ajo duhet të ishte në një linjë të përbashkët. Dhe para së gjithash duhet të zbatohet në këtë linjë të përbashkët politike.”
Ekziston rreziku i një Sirie të dytë?
Fritz Felgentreu mendon se nëpërmjet ?një zgjidhjeje politike”, duhet arritur që ?të krijohet në Libi një shtet që të funksionojë”. Ajo që duhet bërë, sipas mendimit të tij është: “Të fillohet me krijimin e sigurisë në vend dhe ndihmën për ngritjen e shtetit, organizimin e tij, krijimin e policisë.?
Vitet e fundit së bashku me ministrin e Jashtëm, Maas, kancelarja Merkel pati filluar Procesin e Berlinit, që synon të mbledhë në një tavolinë të përbashkët të gjitha shtetet e huaja që janë të interesuara për Libinë. Që nga ajo kohë gjendja nuk është thjeshtësuar, përkundrazi. Politikani socialdemokrat që merret me politikën e jashtme, Nils Schmidt kritikon Turqinë se ?nxit polarizimin e Libisë” kur dërgon ushtarë atje.
Dy kontralojtarët, Rusia dhe Turqia kanë treguar tashmë në Siri, se janë në gjendje të bëhen bashkë për të siguruar sferat e ndikimit dhe interesat personale. Prandaj përpjekjet e Gjermanisë dhe BE për të ndërmjetësuar në çështjen e Libisë mund të jenë të kota. Duke pasur parasysh këtë ministri Maas, thotë se ?nuk duhet të lejojmë të krijohet një Siri e dytë”. Për një lidhje ruso-turke që anashkalon BE-në, flet edhe thirrja e përbashkët që presidenti Putin dhe presidenti Erdogan bënë ditën e mërkurë (08.01) në Stamboll, për të ulur armët në Libi. Zyrtarisht Moska dhe Ankaraja mbështesin Procesin e Berlinit.
Shanset për konferencën e paqes të paqarta
Ajo çka mund t’i përmirësojë shanset që iniciativa gjermane e ndërmjetësimit të ketë sukses është sipas Jürgen Hardit, që ?si kryengritësit rreth Haftarit ashtu edhe qeveria e rregullt të kuptojnë, se situata nuk mund të përmirësohet nëse nuk çtensionohet. Çtensionimi i situatës mund të krijojë bazën për një zgjidhje paqësore, të paktën për ekuilibrimin e interesave.” Megjithatë një konferencë paqeje në Berlin nuk është ?aspak e sigurt” se do të ketë sukses.
Ministrit të Jashtëm gjerman Maas i është rritur shpresa, sepse Sarradsh i dha fjalën në Bruksel, se do të mbështesë Procesin e Berlinit. Sarradsh është për vendosjen e armëpushimit, embargon e armëve dhe një proces politik nën mbikqyrjen e OKB. Kurse prej Haftarit Maas nuk ka marrë ndonjë deklaratë ku të tregojë qëndrimin që ka, për të mos folur për mbështetje ndaj nismës gjermane. ?Por problemi është aq i madh, saqë çdo lloj përpjekjeje ia vlen,” mendon Jürgen Hardt nga kristiandemokratët, ?dhe është e rëndësishme që kancelarja jep mbështetjen e saj me të gjithë peshën politike që ka”./ DW
Putini dhe Erdogani festuan hapjen e gazsjellësit të ri, edh...
Rritja e tensioneve me Iranin dhe e rrezikut për sigurinë në...
Parlamenti në Bagdad kërkon tërheqjen e trupave amerikane, p...
Nga Matthew Longo “Politico.eu”* Shumë më shpejt nga sa mend...
Ishte shkurti i vitit 1825, dhe 34-vjeçari Samuel Mors, një ...
Nga Tom O’Connor, “Newsweek”Shtetet e Bashkuara, kanë aktual...
Nga Nick Paton Walsh, “CNN”* Bejrut, Liban – Sulmet me raket...
Nga Bruce W.Bennett, “National Interest”* Analistët e Koresë...
Për një kohë shumë të gjatë, studiuesit kanë besuar se Amazo...
Nga Van Hipp “Fox News”* Bota është në ethe qëkur SHBA-ja vr...
Orbita e Tokës përreth Diellit është pothuajse rrethore. Ndr...
Sërish evropianët vuajnë pasojat e politikës së Donald Trump...
Nga Ray Takeyh “Politico”* Pasi organizoi për shumë vite ope...
Donald Trump si Rocky, Vladimir Putini i zhveshur deri në be...
Nga Pierre Haski-“France Inter”Dekada që sapo ka filluar rre...
* Një studim i ri nga ekspertët e fushës, konfirmon se dieta...
* Më 5 mars të vitit 1982, Xhon Belushi u gjet i vdekur pasi...
Nga Dilek Kutuk “Daily Sabah”Boris Xhonson u bë udhëheqësi i...
Nga Janosch Delcker & Cristiano Lima “Politico.eu”Teknologji...
Nga fushën e shkencës, 2020-ta premton të jetë një vit i rën...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor i cili ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në zyrën ...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Disa të shtëna me armë u regjistruan mbrëmjen e sotme në S...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e ...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 3 vite burg për Fatjon Mur...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë nj...
Ashtu si dita e djeshme, edhe sot moti parashikohet me vra...
Një rezolutë e paraqitur të hënën nga Rusia në Kombet e Ba...
Një gjykatës federal ka vendosur që ish-nënpresidenti ...
Që nga fillimi i sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, polica ...
Autoritetet bullgare thanë se po dyshojnë që Rusia mund të...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...
Sot më 27 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...