
Qytetarët në Perëndim, kundër përdorimit në masë të kamerave të njohjes së fytyrës
Nga Janosch Delcker & Cristiano Lima “Politico.eu”Teknologji...
Nga Dilek Kutuk ?Daily Sabah?
Boris Xhonson u bë udhëheqësi i ri i Britanisë së Madhe, në një mandat për të ?kryer Brexit-in?, një slogan që shërbeu si ?mantra? e tij gjatë fushatës elektorale. Xhonson thirri zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi parlamenti britanik ishte i paaftë të marrte një vendim përfundimar mbi Brexit.
Partia e tij Konservatore, korri një fitore të madhe në Dhomën e Komunëve, 364 nga 650 vende në total, triumfi më i madh që nga koha e Margaret Theçërit. Ky rezultat, do ta nxjerrë përfundimisht Mbretërinë e Bashkuar nga BE, dhe kjo gjë do të sjellë ndryshime të mëdha, si në Britani ashte dhe Evropën kontinentale.
Viti 2020, që sapo ka hyrë, ka potencialin të sjellë shumë sfida në politikën evropiane. Dhe ku gjendet Ballkani Perëndimor në mesin e këtyre sfidave? Shumë analistë, kanë vënë re ndikimet e mundshme të Brexit-it në Ballkanin Perëndimor, por vetëm disa kanë folur mbi strategjinë e Xhonsonit përkundrejt rajonit.
Brexit nënkupton që strategjitë më të rëndësishme të politikës së jashtme të Xhonsonit, do të lidhen ngushtësisht me çështjet e brendshme të Mbretërisë së Bashkuar. Dhe deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai do të jetë figura më e rëndësishme në politikën e jashtme në raport me Ballkanin Perëndimor.
Pas luftërave në ish-Jugosllavi, Britania e Madhe luajti një rol vendimtar në sigurinë dhe stabilizimin e rajonit. Sidomos në Bosnje, Londra bëri shumë përpjekje për të inkurajuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Dejtonit midis palëve ndërluftuese. Po ashtu, ajo dërgoi trupat e saj në misionet paqeruajtëse të drejtuara nga NATO dhe BE në Bosnjë.
Për më tepër, Britania udhëhoqi edhe përpjekjet për ndërtimin e mbështetjes ndërkombëtare
për pavarësinë e Kosovës. Londra luajti gjithashtu një rol të madh në bisedimet për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, me shpresën e vendosjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit midis dy vendeve fqinje.
Kohët e fundit, kur diskutohej mbi çështjen e emigrimit masiv të refugjatët sirianë, Britania ishte një nga vendet që mblodhi disa herë e liderët e Ballkanin Perëndimor, pikërisht aty ku vala e refugjatëve nisi të shkaktojë një valë intolerance. Ish-kryeministrja Tereza Mej, priti samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër më 10 korrik 2018.
Ishte samiti i pestë në kuadër të ?Procesit të Berlinit?, duke dhënë shpresë për forcim të marrëdhënieve midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Përmes këtij samiti, Londra dëshmoi mbështetjen dhe përfshirjen e saj të vazhdueshme në stabilitetin e rajonit, përtej daljes së saj nga BE.
Pra siç shihet, politika e jashtme e Britanisë së Madhe ka një prirje të veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Por ndikimi negativ i Brexit është i pashmangshëm. Atëherë çfarë do të ndryshojë për Ballkanin Perëndimor me Boris Xhonsonin në pushtet? A do interesohet ai vërtet për rajonin?
Sipas shumë ekspertëve, ai nuk ka plane në lidhje me rajonin. Në manifestin e tij elektoral, nuk kishte as dhe një paragraf mbi Ballkanin, dhe ai përqendrohej kryesisht tek Brexit. Në rrafshin ekonomik dhe strategjik, kontributi i Mbretërisë së Bashkuar në rajon ka të ngjarë të bjerë ndjeshëm.
Sipas Boris Xhonson, një Britani më e pavarur do të jetë më e fortë. Pikëpamja e tij e përgjithshme për BE-në dhe zgjerimin e saj, është se ajo po e humbet sharmin e vet. Për shembull, sipas një sondazhi të fundit të pranverës së vitit 2019 të Eurobarometrit, optimizmi ndaj zgjerimit të BE ishte më i vogël në Mbretërinë e Bashkuar (46 për qind), krahasuar me vendet e tjera anëtare të BE-së.
Në mendjen e Boris Johnson, integrimi në BE nuk promovon as mirëkuptimin e ndërsjellë, dhe as moderimin, për shkak të faktit se Brukseli akomodon shumë dallime nën një ombrellë të vetme. Sipas tij, sot nuk ka ?më shumë Evropë?, por një integrim ekonomik dhe politik më të detyrueshëm, që aktualisht nuk po funksionon.
Në thelb, kryeministri i ri e sheh BE-në si një projekt politik që tani po del jashtë kontrollit. Për më tepër, për sa i përket rritjes ekonomike, vendet e pavarura kanë ecur sipas Xhonsonit shumë më mirë gjatë 20 viteve të fundit. Dhe ai shpreson që Mbretëria e Bashkuar, të rritet shumë më tepër ekonomikisht, sesa mund të ishte brenda BE-së.
Dhe në këtë rast, duhet të kihet parasysh fakti që marrëdhëniet e drejtpërdrejta dhe lidhjet financiare të Ballkanit Perëndimor me Britaninë, janë shumë të zbehta. Në fakt, tregjet kryesore të eksportit dhe importit për Mbretërinë e Bashkuar përfshijnë Gjermaninë, Kinën, SHBA-në, Irlandën, Hollandën dhe Francën.
Ballkani nuk përfshihet në këtë kategori. Mbretëria e Bashkuar nuk ka një kërcënim indirekt nga Ballkani Perëndimor, për shkak se ajo nuk është destinacioni kryesor i valës së fundit të refugjatëve. Diaspora e Ballkanit në Mbretërinë e Bashkuar nuk është shumë e madhe, dhe kombi britanik nuk ka lidhje të forta kulturore me rajonin.
Ndaj, duke pasur parasysh rëndësinë e tij të kufizuar, strategjia e Xhonsonit ka të ngjarë të shohë përtej Ballkanit. Sigurisht, Ballkani mbetet një rajon qendror për sigurinë dhe stabilitetin evropian, dhe indirekt edhe për Mbretërinë e Bashkuar. BE-ja është goditur deri më tani nga një seri krizash, nga borxhi i eurozonës deri tek fluksi i refugjatëve.
Për këtë arsye, Britania duket se do të vazhdojë të ofrojë ndihmë në fusha të ndryshme si siguria, lufta kundër terrorizmit, politika e jashtme dhe ajo mbrojtjes, fusha që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor. Për më tepër, do të vazhdojë të bashkëpunojë në shkencë, teknologji dhe mjedis. Por në total, ndikimi i Mbretërisë së Bashkuar në rajon do të venitet./CNA.al
Nga Janosch Delcker & Cristiano Lima “Politico.eu”Teknologji...
Nga fushën e shkencës, 2020-ta premton të jetë një vit i rën...
Nga Frank Miles “Fox News”Forca Kuds, të cilën SHBA-ja e ka ...
Me vrasjen e gjeneralit iranian Soleimani presidenti i SHBA-...
Lufta kanë ekzistuar që nga fillesat e njerëzimit. Pavarësis...
Cilat do të jenë perspektivat e demokracisë në vitin 2020? T...
Nga Max Boot “The Washington Post”* Ta quash ambasadën ameri...
Për shumë njerëz, Vinsent Van Gogu, cilësohet si një artist ...
Shumica e njerëzve mezi i presin pushimet e festave të fundv...
Nga Paul Taylor ”Politico.eu”* Në vitin 2020, përgatituni të...
Nga Roger Cohen, “The New York Times”Carrie Lam, kryeministr...
E njohur është tashmë për ne ideja se diçka nuk po shkon mir...
Kur për habinë e kancelarive perëndimore, Evropa Qendrore sh...
Nga Fred Kaplan “Slate”* Në vitin 2010, Lufta e Ftohtë kisht...
E shumëpërfolur është tashmë tema me në krye fjalinë: “Njerë...
Humori nuk është thjeshtë një mjet për të prodhuar situata t...
Po të hedhim sytë në natyrë, do të shohim se gjithçka reflek...
Njëqindenjëzetekatër vjet më parë, babai i August dhe Lui Ly...
Gjëja më emocionuese rreth vitit 2020 nuk është vetëm fillim...
Deri në vitin 2020 kemi parë dhe jetuar arritje mbresëlënëse...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ajro...
Sot, Policia e Korçës bëri me dije se kishte arrestuar...
“Stop” ka shkuar në Kombinat pasi Ilda Rryçko, 18 vjeç, në...
Vasil Ilia, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ...
GJKKO ka dhënë sot masën e sigurisë për dy zyrtaret e Mini...
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me ...
Më datë 04.06.2023, rreth orës 23:50, në Golem, në dhomën ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndim...
Sasitë e mëdha të mbetjeve plastike rëndojnë sistemet ekol...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, më 5 qers...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur më 5 qe...
Një sondazh është bërë në Gjermani për mbështetjen e s...
Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, tha të hënën se...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...
UBS ka bërë me dije se pritet që me 12 qershor të marrë Cr...
Sot, më 5 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.5 l...