LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është Forca Kuds, njësia elitare ushtarake e Iranit?

5 Janar 2020, 07:32, Blog CNA
Kush është Forca Kuds, njësia elitare ushtarake e Iranit?

Nga Frank Miles ?Fox News?

Forca Kuds, të cilën SHBA-ja e ka klasifikuar si një organizatë terroriste, ka kryer prej dekadash punët e pista në prapaskenë për llogari të Iranit, duke luajtur lojën ?përça e sundo?.

Krahu paramilitar i trupave elitë të Korpusit Islamik të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), ka ndërtuar një rrjet të gjerë në Irak, vendin e shkatërruar nga lufta, duke rekrutuar mijëra irakenë dhe duke mbështetur jo vetëm militantët shiitë atje, por edhe shiitët që janë aleatë me Uashingtonin në Afganistan.

Forca Kuds dhe elementë të tjerë, veprojnë fshehtas ose nganjëherë edhe hapur jashtë Iranit, duke bashkëpunuar me Hezbollahun në Liban, militantët shiitë në Irak, dhe shiitët në Afganistan. Ali Alfoneh, studiues me origjinë iraniane në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, e cilëson strategjinë e Forcës Kuds, si pasqyrim të një prirje më të gjerë në shoqërinë iraniane:shndërrimin e saj të ngadaltë nga një teokraci radikale islamike, në një diktaturë ushtarake, me IRGC që po merr një pushtet gjithnjë e më të madh.

?Kjo është një organizatë e angazhuar në përhapjen e terrorit sektar në Irak. Dhe tani, ajo është forca së cilës qeveria irakiene i është drejtuar për ndihmë, në mënyrë që të çlirojë Tikritin nga terroristët e Shtetit Islamik?- u shpreh Alfoneh për ?Fox Neës? në vitin 2015 . ?Pra kemi të bëjme me një organizatë terroriste, që po e ndihmon qeverinë e Irakut të shkatërrojë një organizatë tjetër terroriste?.

Thuhet se Forcat Kuds, kanë në përbërje mbi 15.000 trupa. Presidenti amerikan Donald Trump, urdhëroi të premten sulmin ajror që vrau udhëheqësin e Forcës Kuds, gjeneralin iranian Kasëm Sulejmani. Ky lajm, u konfirmua zyrtarisht nga Pentagoni.
S

ulejmani ka qenë ?truri? i ushtrisë iraniane. Ai kishte drejtuar për një kohë të gjatë shërbimin e inteligjencës, që është etiketuar sërish nga SHBA-ja që nga viti 2007 si një grup terrorist. Kjo njësi llogaritet të ketë në shërbim mbi 20.000 njerëz.
I konsideruar si një nga njerëzit më të pushtetshëm në Iran, ai thirrej shpesh si ?komandanti hije? ose si ?mjeshtër i spiunazhit?. ?Ai është individi më përgjegjës për destabilizimin dhe thellimin e tensioneve sektare, që Irani ka mbjellë në mbarë Lindjen e Mesme. Sulejmani cilësohej nga kundërshtarët e tij si një strateg i shkëlqyer, për shkak të hartimit të doktrinës asimetrike të luftës?-tha në majin e vitit 2019 Xhordan Stekler, analist në grupimin ?United Against Nuclear Iran? (UANI).

?Pavarësisht se është kërcënuar shpesh nga kundërshtarët e tij, Sulejmani ka përdorur taktika brutale, përfshirë sulme terroriste, operacione të fshehta, dhe ka financuar milicitë e huaja, për të minuar sovranitetin e shteteve fqinje, dhe për të zgjeruar ndikimin ushtarak dhe diplomatik të Iranit?- shtoi ai.
Forca Kuds u shpall një Organizatë Terroriste e Huaj (FTO) nga Shtetet e Bashkuara në prillin e vitit të shkuar.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, e kanë akuzuar Forcën Kuds për ndihmën në armë dhe mbështetje tjetër materiale ndaj presidentin sirian Bashar Al-Asad, për të shtypur kryengritjen në Siri.
Analistët ushtarakë, thonë se Garda Revolucionare e Iranit, filloi dërgimin e luftëtarëve jashtë vendit që gjatë Luftës Iran-Irak në vitet 1980-1988, ?për të eksportuar idealet e revolucionit në të gjithë Lindjen e Mesme?. Në Afganistan, Forca Kuds mbështeti Aleancën Veriore Anti-Talibane, duke filluar nga mesi i viteve 1990.
Në vitin 2001, ajo ndau të dhëna të klasifikuara me Shtetet e Bashkuara për të rrëzuar talebanët.

Sulejmani thuhet të jetë shprehur në atë kohë, se ?ndoshta ka ardhur koha të rimendojmë marrëdhëniet tona me amerikanët?. Por marrëdhëniet mes dy vendeve, u përkeqësuan sërish në vitin 2002.

Zyrtarët amerikanë akuzuan atëherë Forcat Kuds, për armatimin dhe trajnimin e talebanëve, si një mënyrë për të kundërshtuar ndikimin e SHBA-së pranë kufijve të Iranit. ?Ajo për të cilën është shumë e specializuar Forca Kuds, janë operacionet sekrete?- u shpreh në vitin 2007 Mahan Abedin, një ekspert mbi Iranin, dhe drejtor i kërkimeve në Qendrën për Studimin e Terrorizmit në Londër.
Force Kuds, që do të thotë thotë ?Jeruzalem? në gjuhën perse dhe atë arabe, është njësia ushtarake më elitare e Iranit.

Gjatë 2 dekadave të fundit, trupat e kësaj njësie besohet se kanë ndihmuar në armatosjen dhe trajnimin e grupit gueril Hezbollah në Liban, luftëtarët e ISIS në Bosnje dhe Afganistan, madje edhe trupat sudaneze që luftojnë sot në Sudanin e Jugut.
Forca Kuds është pjesë e Gardës Revolucionare të Iranit, dhe raporton direkt tek Udhëheqësi Suprem i Iranit.

Ajo ka si mision mbrojtjen e qeverinë islamike të Iranit. Forca Kuds, e formuar për herë të parë në vitet 1980 dhe me ushtarakët e përzgjedhur të Gardës, është dega e saj e veçantë për operacionet që zhvillohen jashtë Iranit./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga