LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bota është në Hong Kong/ Një protestë simbolesh globale

3 Janar 2020, 07:10, Blog CNA
Bota është në Hong Kong/ Një protestë simbolesh globale

Nga Roger Cohen, “The New York Times”

Carrie Lam, kryeministrja e Hong Kongut e mbshtetur nga Pekini por tashmë e deligjitimuar, ankoihet se ?Krishtlindja u shkatërrua nga një grup banditësh të pamend dhe egoistë?. Joan Shang, që merr pjesë në protestat për demokracinë, e sheh ndryshe. ?Eshtë një luftë ideologjike dhe ne jemi në qendër të saj?. Dje ka patur 400 arrestime të tjera. E gjeta Hong Kongun të tronditur dhe copëtuar. Çdo gjë, nga ansambletë e pallateve deri tek biisedat për darkë, është e rënduar prej tensioneve mes ?të verdhëve?, domethënë manifestuesve, dhe bllokut ?blu?, i filokinezëve. Dialogu është praktikisht inekzistent. Të thuash se e ardhmja e shekullit XXI është e lidhur me përfundimin e këtij konflikti është ekzagjerim, por jo edhe aq shumë. ?Kjo është Infinity War?, më tha Joshua Wong, një prej eksponentëve kryesorë të lëvizjes pro demokraci.

Pasurimi dhe zhvillimi i shpejtë në dekadat e fundit kanë përbërë zamkën e shoqërisë kineze. Qindra-miliona njerëz dolën nga varfëria. Xi Jingping, duke përqëndruar pushtetin, dobësuar të drejtat e përfaqësuesve, zgjeruar tiraninë teknologjike, nuk lë asnjë dyshim mbi vendosmërinë e tij për të zgjatur këtë kohezion përmes diktatit. Historia e Kinës është e karakterizuar nga periudha uniteti, të ndjekura më pas nga periudha përçarjeje: Xi Jinping dëshiron t?i jap fund këtij alternimi.

Kina ka vijat e saj të kuqe, dhe Hong Kongu po i afrohet. Por qyteti është një rast special, sepse ai nënkupton dollarë dhe oksigjen. U lejon manjatëve të Kinës kontinentale që të zhvendosin brenda dhe jashtë ?kapitale të kuq?. Duke qenë qendra e tretë financiare e planetit, garanton qasje në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. Për këtë arsye, Kina do të përpiqet ta mbajë me thonj.

Zemërimi i banorëve të Hong Kongut ka shkaqe të shumta: rritja e pabarazisë, çmimet e paarritshme të pasurive të paluajtshme, reduktim i perspektivës për të rinjtë, një ndjenjë margjinalizimi përballë rritjes së Kinës. Manifestuesit kanë pesë kërkesa, mes të cilave nisja e një hetimi të pavarur mbi brulatitetin e policisë dhe një amnisti për mijëra të arrestuarit. Por më e vështira për t?u pranuar nga autoritetet është këmbëngulja mbi zgjedhjen e kreut të qeverisë me votim universal: me fjalë të tjera, një demokraci e vërtetë për Hong Kongun. Ligji themelor i vitit 1997 kërkon ?votimin universal?, si ?qëllim final?, por ?në përputhje me parimin e një progresi gradual dhe të rregullt? dhe pas ?emërimit të një komiteti me përfaqësim të gjerë, në përputhje me procedurat demokratike?. Një paqartësi krijuese.

Joshua Wong e thotë qartë: ?Problemi në thelb është se votimi universal, nga këndvështrimi i Pekinit nuk ndryshon shumë nga pavarësia?.

Unë nuk mendoj se problemi është pavarësia. Protestat janë reagimi i zemëruar i një popullsia të irrituar prej masave represive të Jinping dhe përgjunjes së Carrie Lam kundrejt Pekinit. Zgjedhjet e këshillave të lagjeve muajin e kaluar panë marrjen e 87 % të votave nga ana e reshtimit demokratik, gjë që tregon se në cilën anë janë reshtuar qytetarët e Hong Kongut. Padurimi dhe irritimi mbi pengesat dhe ndërprerjet e shkaktuara nga protestat, në një qytet kaq të varur prej biznesit po shtohen, por nuk janë aspak dominuese. Qyteti është maja e shigjetës së një ndërgjegjësimi të ri botëror, një përzierje mes ankthit dhe shqetësimit, mbi pasojat e ndikimit kinez. Suksesi parësor, ndoshta i vetmi, i politikës së jashtme të presidentit Trump është reshtimi në krah të manifestuesve të Hong Kongut, dhe në të njëjtën kohë ushtrimi i presionit tregtar mbi Xi Jinping, pa i mbyllur kanalet e dialogut me udhëheqësin kinez.

Ky presion amerikan, që e ka bërë Trumpin shumë popullor në Hong Kong, nuk duhet të ndalet. / Bota.al

Lajmet e fundit nga