Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Nathan Hodge ?CNN?
* Në betejën botërore të ideve, presidenti rus Vladimir Putin ka pasur një vit të shkëlqyer. Në qershor 2019, Putin pushtoi titujt e mediave, duke shpallur ?vdekjen? e liberalizmit perëndimor. Një dëklaratë e tillë, u bë enkas për për të provokuar debate përpara samitit të G20 në Osaka të Japonisë.
Por nuk ishte vetëm një daklaratë. Në muajt që pasuan, Putin do të vazhdonte të ishte një shembull për udhëheqjen autoritare. Merrni për shembull qasjen e tij ndaj kundërshtarëve politikë të vendit të tij. Në pjesën më të madhe të verës, kryeqyteti rus Moska përjetoi një valë demonstratash opozitare.
Dhe për njëfare kohe, protestat u dukën se po fitonin një mbështetje të gjerë popullore. Por shumë shpjet pati një sulm ndaj opozitës, me ndalimin e figurave kryesore të saj, dhe arrestimin e më shumë se 2 mijë demonstruesve. Me sa duket qeveria ruse, ishte e vendosur të mos lejonte që protestat në rrugë, të përshkallëzoheshin si ato në Hong Kong.
Ndërkohë, Moska u tregua e gatshme të ushtrojë më shumë kontroll mbi qytetarët e saj në internet. Në maj të këtij viti, Putin nënshkroi masa të reja mbi krijimin e një të ashtuquajturi ?internet sovran?, që është i aftë të operojë në mënyrë të pavarur nga pjesa tjetër e botës.
Ligji kërkon që të gjithë ofruesit e internetit në Rusi të instalojnë pajisje speciale, për të mundësuar një lloj përpunimi të të dhënave, që mund të përdoret për të vëzhguar dhe censuruar trafikun e internetit.
Ligji i ri hyri në fuqi në nëntor, duke e bërë Rusinë lidere në teknologjinë autoritare. Kritikët thonë se nxitja e Putinit për një kontroll më të madh të internetit në një mënyrë efektive, i dha qeverisë ruse një mekanizëm për të mbyllur internetin. Qeveria ruse, nuk imponoi një ndërprerje të gjerë të internetit në përgjigje të protestave, në dallim nga qeveria iraniane, e cila mbylli internetin për të parandaluar organizimin dhe komunikimin e qytetarëve, gjatë demonstratave të fundit anti-qeveritare në vend.
Por, gjatë protestave këtë verë në Moskë, autoritetet testuan ndërprerjen selektive të internetit në disa vende. Kështu, nuk është e habitshme pse Putini mori anën e presidentit kinez Xi Jinping në përplasjen Kinë-SHBA, mbi vendimin e administratës Trump për të bllokuar përfshirjen e kompanisë Huauei në rrjetet amerikane 5G, nga frika e spiunimit.
Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Peterburgut, Putin tha se veprimet e SHBA, rrezikonin të shkaktonin një ?luftë të teknologjive?, për shkak të teknologjive dixhitale në zhvillim. Putini dhe Xi, kishin arsye të tjera për t?u lidhur në një aleancë.
Pekini mund të kritikohet mbi qendrat e paraburgimit në Xinjiang, dhe për reagimin e dhunshëm ndaj protestave në Hong Kong. Por asnjë nga ato kritika nuk është artikuluar nga Moska. Në skenën ndërkombëtare, Putin gjeti mirëkuptim me disa nga udhëheqësit e tjerë autoritarë në botë.
Në shtator, Putin mikpriti presidentin e Venezuelës Nikolas Maduro, duk shfaqur mbështetje për homologun e tij autoritar të Amerikës Latine. Muajin që pasoi, ai kreu një vizitë në Arabinë Saudite, për të promovuar një partneritet të drejtuar nga nafta, me një aleat të vjetër të SHBA-së.
Sigurisht Putini nuk do të bënte asnjë koment të pakëndshëm mbi rekordet negative të mbretërisë saudite, në respektimin e të drejtave të njeriut.
Vizita e Putinit në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, u përshkrua nga shumë vëzhgues si një lloj ?xhiro e fitores?. Por triumfi më i madh i politikës së jashtme të liderit të Kremlinit, ishte ai mbi Sirinë. Në tetor, Putin dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, u takuan në qytetin jugor rus turistik të Soçit, për të nënshkruar një memorandum 10-pikësh të mirëkuptimit mbi të ardhmen e Sirisë.
Në shumë mënyra, kjo marrëveshje zyrtarizoi faktet në terren. Presidenti Donald Trump, i kishte braktisur tashmë aleatët kurdë të Uashingtonit në Siri, duke porositur një tërheqje të papritur të forcave amerikane nga Siria. Marrëveshja la dy udhëheqës të dorës së fortë – Putinin dhe Erdoganin – si lojtarët kryesorë gjeopolitikë në Siri.
Basti i Putinit, për të mbështetur presidentin Sirian Bashar Al-Asad, duket se është fituar. Teksa në Siri mbetet një kontigjent i vogël trupash amerikane, regjimi i Asadit është i sigurt në pushtet, dhe Rusia ka një prani më të madhe ushtarake në vend.
Kjo nuk do të thotë që Putini ka qenë gjithnjë në pozitat e fitimtarit gjatë vitit 2019. Ushtria ruse pësoi një incident të turpshëm në muajin gusht, kur një shpërthim gjatë një serie provash ushtarake, vrau të paktën 5 njerëz, dhe shkaktoi një rrezatim radioaktiv në shkallë të gjerë.
Qeveria ruse, nuk e konfirmoi kurrë se çfarë arme po testonte. Por zërat ndërkombëtare, u përqëndruan mbi një raketë me energji bërthamore të quajtur ?Burevestnik? ose ?Skyfall?, një nga projektet ushtarake më prioritare të Putinit.
Dhe presidenti rus e di se duhet të përballet ende me një konflikt të vështirë në Ukrainën lindore, ku separatistët e mbështetur nga Moska, po luftojnë ende kundër qeverinë e Ukrainës. Putini vizitoi pak ditë më parë Parisin, për të takuar homologët e tij nga Gjermania, Franca dhe Ukraina, dhe biseduar rreth përfundimit të luftës. Por diskutimet përfunduan pa ndonjë përparim të madh.
Por në një kontrast të dukshëm me problemin e administratës Trump në Ukrainë, Putin nuk ka pse të shqetësohet se mos shkarkohet. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka një mendim, edhe mbi çështjen që po trazon aktualisht politkën amerikane. Në konferencën e tij vjetore për shtyp në fund të dhjetorit, ai impeachment-i ndaj Trumpit ishte i bazuar në ?arsye të fabrikuara?, duke shprehur dyshime nëse Trump do të largohet nga detyra./ Përshtatur nga CNA.al
Ndonëse presidenti Assad ia ka dalë mbanë ushtarakisht, Siri...
Disa nga detajet mund të ndryshojnë, por vit pas viti, këto ...
Pas mesnatës së datës 31 dhjetor, do të kalohet nga dita e m...
Nga Matthew Karnitschnig “Politico.eu”* Mesazhi është njeriu...
Nga Luke McGee “CNN”* Brexit ka qenë një dhimbje e madhe kok...
Njerëzit që merren me aktivitete kulturore të lidhura me art...
Kënga u dëgjua mijëra herë nga miliona burra në frontin e lu...
Nga Victor Davis Hanson “National Riview”* Zyrtarisht dhe jo...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”* Pas fitores së madh...
Nga Alessandro Pascolini “Galileo One”Gjatë vitit që po lëmë...
Përgjatë historisë, njeriu ka qenë i pështjelluar dhe i frik...
Nga Michael Hirsh “Foreign Policy”* Është bërë tashmë e modë...
Pajisjet dhe aksesorët mund të përmirësojnë shumë përvojën t...
Nga Adrian Lobe “Suddeutsche Zeitung”* Kompanitë e mëdha të ...
Qeveria e Merkelit ka qenë deri tani e zbehtë. Por në vitin ...
Jonathan Nguyen është një i ri 22 vjeçar me origjinë nga Vie...
Lamtumira e trishtë në muzeun e lajmeve. Newseum mbyllet pik...
Ishte ora 7:58 e mëngjesit me orën lokale e 26 dhjetorit 200...
Me Brexit-in zhvendosen raportet e forcave në Europë. Peshë ...
Kur nisi aleanca?Marrëdhënia shkon pas në kohë në fundin e v...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...