LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse rendi ndërkombëtar liberal, do të ekzistojë edhe dekadën e ardhshme

1 Janar 2020, 09:50, Blog CNA
Pse rendi ndërkombëtar liberal, do të ekzistojë edhe

Nga Michael Hirsh ?Foreign Policy?

* Është bërë tashmë e modës të pyetet nëse rendi ndërkombëtar liberal, mund t?i mbijetojë forcave dashakeqe që janë rreshtuar kundër tij gjatë viteve 2010, atë që ?The Ëall Street Journal? e quajti ?dekada e përçarjes?. Por bazuar në tendencat e fundit, mund të vihet pa frikë bast se demokracia, globalizmi dhe tregtia e hapur, do të ekzistojnë lehtësisht edhe në dekadën e tretë të shekullit XXI.

E fillojmë analizën nga gjendja e demokracisë. Asgjë nuk ka qenë më alarmante, se sa ngjitja në pushtet e presidentit të SHBA-së Donald Trump, dhe kryeministrit britanik Boris Xhonson, që e morrën pushtetin në dy nga demokracitë më të vjetra dhe më të rëndësishme në botë, duke zgjuar ?demonët? e vjetër të nacionalizmit.

Me Trump që është fokusuar në sulmet ndaj NATO-s dhe Organizatës Botërore të Tregtisë, dhe Xhonsonin që po e largon Britaninë nga Bashkimi Evropian, që të dy udhëheqësit e kanë shndërruar ?marrëdhënien speciale? dikur të shenjtëruar, nga një vatër tëë stabilitetit global në një burim të destabilitetit.

Diku tjetër, anti-liberalizmi ka zaptuar demokracitë e reja si në Hungari dhe Poloni, dhe madje ka kërcënuar demokracitë e pjekura, me ngritjen e shpejtë të partive nacionaliste si Alternativa për Gjermaninë në Gjermani, dhe Partinë e Lirisë kundër emigrantëve në Austri, të drejtuar nga Norbert Hofer.

Gjithsesi, demokracia do të vazhdojë të ekzistojë edhe pas vitit 2019, vit që u quajt me të drejtë  si ?viti i protestës globale?.  Kjo ka ndodhur edhe në vendet në dukje më të pamundura anembanë botës, si Irani, Libani, Iraku, Kili, dhe mbi të gjitha në Hong Kong, ku mijëra protestues u përballën me plumba dhe gazin lotsjellës të policisë, duke e vënë në një pozitë delikate presidentin kinez Xi Jinping, edhe pse ai po e konsolidon me dorë të hekurt sundimin e tij autokratik në kontinent.

Ndoshta demokracitë amerikane dhe britanike po degradojnë. Por ideja e demokracisë mbetet në përgjithësi një një thirrje e fuqishme, që vetëm sa forcohet, teksa rriten të ardhurat, dhe niveli i arsimimit në mbarë botën. Edhe ekonomia botërore, po kalon gjithashtu disa teste të vështira, duke ia dalë të mbijetojë relativisht e paprekur.

Viti 2019, nisi me frikën e madhe se luftërat tregtare të Trumpit, do të shkaktonin një recesion. Rritja ekonomike dhe investimet janë duke u ngadalësuar, kryesisht për shkak të pasigurisë që ka krijuar Trump. Megjithatë frika e një recesioni është zbehur. Presidenti amerikan nuk mund t?i kthejë Shtetet e Bashkuara në epokën e izolacionizmit të viteve 1930.

Ndërlikimet e ekonomisë së sotme globale, thellësisht të integruar, dhe zinxhirët e saj të furnizimit, janë shumë të vështira që të zhbëhen. SHBA-ja ka pasur gjithnjë një marrëdhënie të vështirë me institucionet e krijuara pas Luftës së Dytë Botërore, kryesisht me Kombet e Bashkuara, OBT dhe NATO-n, përkundër ndihmës që ka dhënë për krijimin e tyre.

Është e vërtetë:Trump po i dobëson këto institucione në një shkallë të paparë, dhe po kërkon shumë më tepër prej tyre. Por ai po thotë vetëm më me vrazhësi, atë që është thënë më herët nga presidenti Barak Obama, që kritikoi gjithashtu aleatët e NATO-s për mosrespektimin e nivelit të duhur të financimit në mbrojtje.

Le të mos harrojmë se ngjitja në pushtet e Trump dhe Xhonson, përfaqëson një reagim të ligjshëm ndaj gabimeve të mëdha, të bëra nga elitat që e kanë dominuar sistemin ndërkombëtar. Xhorxh Ë.Bush e udhëhoqi Partinë Republikane në mënyrë të gabuar me luftën e tij strategjikisht katastrofike në Irak, dhe me mungesën e vëmendjes ndaj kaosit që gjallonte në Ëall Street, dhe që krijoi terrenin për shpërthimin e krizës më të madhe financiare që nga viti 1929.

Kjo i largoi votuesit nga etablishmenti tradicional republikan, dhe i hapi rrugën marrjes së drejtimit të partisë nga Trump. Një gjë e ngjashme ndodhi edhe në Britaninë e Madhe, kur partneri i Bushit në mashtrimet ekonomike neoliberale, dhe aleati i tij në një luftë të panevojshme, lideri dikur i famshëm laburist, Toni Bler, përgatiti skenën për ardhjen në krye të Laburistëve të socialistit radikal, Xheremi Korbin.

Por thelbi është se Trump dhe Xhonson, janë telashet e fundit për një sistem, i cili që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ka pësuar disa të çara të mëdha, dhe megjithatë ka rezistuar. Çerekshekulli që atëherë, tregjet financiare kanë rënë disa herë, ndërsa ekonomia globale ka mbetur e paprekur.

Terroristët islamikë, kanë sulmuar kryeqytetet kryesore në mbarë botën, ndërsa s?ka ndodhur ndonjë përplasje civilizimesh. Dy ekonomitë më të mëdha në botë, SHBA-ja dhe Kina, janë vazhdimisht në një raport të tensionuar mes tyre, por ato po bëjnë ende biznes mes tyre.

Realistët e ?kullës së fildishtë?, vazhdojnë të jenë të bindur në parashikimet e tyre, se sistemi ndërkombëtar do të zhytet sërish në anarki. Dhe se politikanë si Trump po bëjnë çmos që kjo të ndodhë. Sipas një pikëpamjeje tjetër, i ashtuquajturi Perëndim dhe institucionet e tij, duhet të ishin shpërbërë pas Luftës së Ftohtë, me rënien e Bashkimit Sovjetik.

Siç shprehej Ouen Harris në ?Foreign Policy? në vitin 1993:?Perëndimi? politik nuk është një konstruksion natyror, por një strukturë tejet artificiale. U desh prania e një ?Lindje? kërcënuese që ta krijonte atë dhe ruante unitetin e tij. Është shumë e dyshimtë, nëse Perëndimi mund t?i mbijetojë tashmë zhdukjes së atij armiku?.

Përkundrazi, institucionet ndërkombëtare u zgjeruan. Dhe ky zgjerim, po i tejkalon përpjekjet për ta bllokuar ose shkatërruar atë, sidomos pasi po shohim vende të tjera të nënshkruajnë marrëveshje të tregtisë së lirë pas shpinës së Trumpit. Mbi të gjitha, po vijnë disa lajme pozitive edhe nga ?drama? e impeachment-it presidencial.

Megjithëse Trump është i sigurt se do të shfajësohet në Senat, vota e fajësimit në Kongres, pas disa javëve ku dëshmuan shumë diplomatë karriere, ishte një riafirmim dramatik i vlerave tradicionale amerikane, për nevojën e marrëdhënieve të ndershme jo vetëm me Ukrainën, por me të gjitha vendet. Ndoshta sot për sot, kjo do të jetë e mjaftueshme, për t?i mbajtur gjërat kështu siç janë./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga