LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë janë cunamit, dhe pse janë kaq shumë shkatërrues?

29 Dhjetor 2019, 07:34, Blog CNA
Çfarë janë cunamit, dhe pse janë kaq shumë

Ishte ora 7:58 e mëngjesit me orën lokale e 26 dhjetorit 2004, kur një tërmet i fortë me magnitudë 9.3 të shkallës Rihter, tronditi fundin e Oqeanit Indian, 260 km në perëndim të ishullit të Sumatrës në Indonezi. Sipas llogarritjeve në gati 10 minuta, lëkundjet e forta zhvendosën ujërat e një sipërfaqe detare prej 750 kilometrash katrorë.

Ishte tërmeti i dytë më i fortë i regjistruar ndonjëherë, dhe në pak orë shkaktoi rreth 230.000 të vdekur, ndërsa disa raporte flasin për mbi 280.000 mijë të vdekur. Ende sot pas 15 vjetësh, mijëra njerëz rezultojnë të zhdukur, dhe qindra të tjerë të paidentifikuar. Por çfarë është një cunami, dhe përse është kaq katastofik?

Cunami është një seri dallgësh, që formohen në oqean pas një lëkundje të fortë të tërmetit, rrëshqitjes së tokës, ose shpërthimit të një vullkani nënujor. Dallgët e tij rriten në lartësi, kur uji është më i cekët. Ato mund të arrijnë të njëjtën shpejtësi si avionët, deri në 900 kilometra në orë.

Cunamit mund të udhëtojnë për mijëra kilometra në të gjithë oqeanin. Kjo do të thotë, që nuk është e domosdoshme që tërmeti ose rrëshqitja e dheut të ndodhë aty pranë, që të kemi një cunami. Përveç tërmeteve, rrëshqitjeve të dheut dhe shpërthimeve vullkanike, shkencëtarët besojnë se cunamit shkaktohen edhe nga meteoritet kur godasin tokën.

Ata besojnë se disa meteorite, kanë shkaktuar cunami gjigantë në të kaluarën, por askush nuk e ka parë një gjë të tillë në kohërat moderne. Pak para se cunamit t?i drejtohet tokës, uji i oqeanit tërhiqet disa qindra metra larg bregut. Kjo është një shenjë paralajmëruese e rrezikshme, dhe nëse kjo ndodh, është e rëndësishme të merren masa sa më shpejt, dhe të largoheni nga bregu.

Kur oqeani tërhiqet, ekspertët thonë se një cunami mund të godasë pas 5 minutash. Gjithsesi, është e rëndësishme të mos e ngatërroni cunamin me baticat, që ndodhin natyrshëm çdo ditë.

Në brendësi të oqeanit, dallgët janë mjaft të vogla në sipërfaqe, por sapo mbërijnë në tokë ose në cektinë, ato do të bëhen shumë të larta. Dallgët më të mëdha mund të arrijnë një lartësi deri në 30 metra, duke zhytur nën ujë shumë ndërtesa.

Ekspertët thonë se nëse gjendeni në mesin e një cunami, nuk duhet të përpiqeni kurrë të notoni për të shpëtuar, pasi dallgët do t?ju tërheqin në drejtimin e kundërt. Kapja pas një një objekti që plukson mbi ujë, është mënyra më e sigurt për t?i mbijetuar dallgëve, në rast se nuk keni kohë që të mbërrini në vende më të larta.

Unaza e Zjarrit, është zona më e prirur nga tërmeti në botë, dhe një nga rajonet aktive më vullkanike. Ajo ndodhet në Oqeanin Paqësor, dhe zë një sipërfaqe prej 40.000 kilometrash katrorë. Disa kafshë njihen për parashikimin e fatkeqësive natyrore. Ato të fillojnë të zhvendosen disa ditë ose orë para katastrrofës.

Kjo është e vërtetë për tërmetet, vullkanet, stuhitë dhe madje edhe cunamit. Shkencëtarët nuk janë ende të sigurtë, se si kafshët arrijnë ta kuptojnë atë që pritet të ndodhë. Edhe pse çdo vit ndodhin mbi 500.000 tërmete në mbarë botën, vetëm 100.000 prej tyre mund të ndihen. Dhe vetëm 1 prej tyre është zakonisht aq i fuqishëm, sa të shkaktojë një cunami.

Në disa vite, mund të ketë ketë 1-3 cunami në vit, dhe disa vite të tjera, mund të mos ketë asnjë të tillë. Cunami i Oqeanit Indian që ndodhi në dhjetorin e 2004-ës, vlerësohet të ketë pasur të njëjtën energji dhe fuqi sa 23.000 bomba bërthamore, si ajo që shpërtheu në Hiroshima të Japonisë në gushtin e vitit 1945.

Po sa zgjat një cunami? Më të mëdhenjtë mund të vazhdojnë për ditë të tëra, por shpesh kulmi i goditjes ndodh pas disa orësh. 80 për qind e tyre ndodhin në Unazën e Zjarrit. Por ka të dhëna për cunami që kanë ndodhur edhe në rajone të tjera, si në Mesdhe dhe detin e Karaibeve./ Swedishnomad.com-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga