
Pas Brexit, drejt një partneriteti të privilegjuar BE-Britani
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”* Pas fitores së madh...
Nga Victor Davis Hanson ?National Riview?
* Zyrtarisht dhe jozyrtarisht, politika e jashtme e Trump është cilësuar si një ?realizëm parimor?. Po çfarë do të thotë kjo? Përkrahësit e përcaktojnë këtë term si ndëshkim të armiqve dhe ndihmë ndaj miqve. Realizmi parimor, përshkruhet me simpati si një përpjekje për të forcuar fuqinë amerikane, në tregti dhe ekonomi, por për ta përdorur atë me kursim jashtë vendit, dhe kryesisht vetëm për interesat e SHBA.
Nga ana tjetër kritikët, vajtojnë faktin se Amerika është izoluar tashmë, dhe se ajo është tepër ?nacionaliste?, duke e zbehur rolin të saj idealist në politikën e jashtme. Supozohet se SHBA-ja ka hequr cinikisht dorë nga ideja, se bota është gjithnjë një vend i errët dhe i zymtë, dhe se Amerika s?mund të udhëheqë me një kryqëzatë për të garantuar kapitalizmin e konsumit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut për 7 miliardë njerëz.
Por shumica do të binte dakord, se SHBA-ja nuk po tërhiqet dhe aq shumë nga roli i saj udhëheqës 75-vjeçar i botës së lirë, sikurse pretendojnë disa. Por cila është politika e jashtme aktuale e Trumpit? Para se t?i përgjigjesh kësaj pyetjeje, duhet në fillim të shtrosh një pyetje tjetër:E përse do të dëshironte dikush, të rivlerësonte rrënjësisht rolin tonë në botë pas vitit 2016? Përgjigjet janë të shumta. Së pari SHBA-së i ka munguar depërtimi strategjik, vullneti, dhe informacioni për të përkthyer sukseset taktike në terren, në avantazhe strategjike.
Dhe kjo është vërtetuar nga Afganistani gjatë 18 viteve të fundit, në Irakun e pasluftës, deri tek aventura e keqe në Libi e vitit 2011. Për më tepër, në një analizë kosto-përfitim, shumica e amerikanëve nuk besojnë se kostoja e gjakut të derdhur dhe parave të harxhuara në këto ndërhyrje jashtë shtetit, ia kanë vlejtur për shkak të rezultateve që prodhuan për SHBA-në, apo për miqtë tanë.
Rendi botëror i pasluftës, kishte një synim të qartë midis viteve 1945-1989:të frenonte komunizmin global, dhe të sigurohej që Bashkimi Sovjetik dhe Kina e Kuqe, të mos krijonin një bllok të përbashkët, që do të kërcënonte botën perëndimore dhe demokratike.
Ndërsa të dyja vendet komuniste mbeten rivale mes tyre, nuk ekziston më i njëjtin rrezik i një shkëmbimi bërthamor, i luftërave me prokurë për përhapjen e totalitarizmit, i një ?perdeje të hekurt? që pengon lëvizjen dhe komunikimet midis blloqeve konkurruese totalitare dhe atij perëndimor, apo të një kërcënimi imponues, se komunizmi do të përhapej në Azi, Afrikë dhe Amerikë Latine.
Institucionet dypalëshe, ndërkombëtare dhe rajonale, të frymëzuara nga Amerika – OKB, NATO, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, e kështu me radhë – u krijuan si për të ringjallur Evropën ashtu edhe pjesë të Azisë, dhe për ta bërë këtë nën një sistem anti-komunist dhe demokratik.
Por përpjekje të tilla, shkaktuan pabarazi të mëdha në tregti midis SHBA-së dhe klientëve të saj në Evropë, Japoni, Korenë e Jugut dhe ish-Komonuelthin britanik. Kjo ishte e nevojshme ndoshta deri në vitin 1989. Por sot as nuk kërkohet, dhe as është e qëndrueshme:
Fuqitë e mëparshme të mposhtura të Boshtit, u rehabilituan; Evropa mbështetet në forcat e veta; Lufta e Ftohtë ka mbaruar, dhe trualli i SHBA-së nuk ka më nevojë të jetë ?banka e gjakut? që tranfuzohet jashtë vendit, për të ringjallur aleatë të mundshëm anemikë.
Lindja e Mesme, është konsideruar që nga vitit 1947 si ?fuçia e barutit? të botës, duke kërkuar ndërhyrje të shpeshta të SHBA-së, dhe ndihma të kushtueshme ushtarake. Por SHBA është sot e pavarur për energji. Po kështu edhe Izraeli. Kritikët e SHBA-së, varen më shumë nga nafta e Lindjes së Mesme.
Izraeli është sot pjesë e një blloku arab anti-iranian. Ka shumë pak arsye, të dërgohen shumë trupa amerikane në atë rajon. Zgjedhjet ka të ngjarë të sjellin në pushtet Hamasin dhe Vëllazërinë Myslimane, duke shtruar pikëpyetjen nëse një bandit i zgjedhur sipas kushtetutës, është i preferueshëm ndaj atij autokrat.
Duke pasur parasysh këto realitete, kjo administratë ka nxjerrë me sa duket 3 përfundime.
Së pari, Shtetet e Bashkuara nuk kanë burime të mjaftueshme për të ndërhyrë në Lindjen e Mesme – dhe as diku tjetër – përveçse nëse ka një luftë ekzistenciale, që kërcënon sigurinë e saj. Për pasojë, kur mendohet se interesat e saj përbashkëta janë në diskutim, SHBA-ja ose do të përdorë, ose aleatët ose do të ndërmarrë vetë sulme ajrore hakmarrëse.
Së dyti, në të kaluarën supozohej se përgjegjësitë strategjike të SHBA-së ishin shumë të mëdha, dhe nuk përputheshin me burimet ushtarake amerikane:ndërhyrja në një vend, na bënte më të prekshëm dikur tjetër, shpesh në rajone ku interesat tona kombëtare janë më të mëdha se sa në Lindjen e Mesme.
Për rrjedhojë, SHBA do të kufizojë me sa duket fushat e saj të ekspozimit dhe përgjegjësisë, duke ua kaluar topin aleatëve tanë të vërtetë:anëtarëve të NATO-s, Japonisë dhe Koresë së Jugut, Australisë dhe Kanadasë, dhe disa miq të tjerë të ngushtë, për të parandaluar kryesisht agresionin rus ose kinez, terrorizmin radikal islamik, ose shtete diktatoriale si Irani dhe Koreja e Veriut.
Së treti, strategjia amerikane do të përqendrohet në rritjen ekonomike, punësimin e plotë, dhe mbi një ushtri të fuqishme që përdoret me kursim, dhe për pasojë në një mënyrë më vdekjeprurëse. Sot SHBA-ja do të synojë të bëhet sa e fuqishme ekonomikisht aq edhe ushtarakisht, sa armiqtë tanë do të ishin të pamend që të nxisnin një sulm.
Përveç natyrës njerëzore, asgjë nuk është statike në luftë dhe diplomaci. Por ne po hyjmë në një periudhë në të cilën fuqia e SHBA-së kalibrohet nga fuqia ekonomike dhe ushtarake, diktohet nga një përplasje e ashpër mes qëllimeve dhe mjeteve, dhe predikohet mbi përdorimin e forcës për interesat e SHBA, në vend se të atyre ndërkombëtare./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”* Pas fitores së madh...
Nga Alessandro Pascolini “Galileo One”Gjatë vitit që po lëmë...
Përgjatë historisë, njeriu ka qenë i pështjelluar dhe i frik...
Nga Michael Hirsh “Foreign Policy”* Është bërë tashmë e modë...
Pajisjet dhe aksesorët mund të përmirësojnë shumë përvojën t...
Nga Adrian Lobe “Suddeutsche Zeitung”* Kompanitë e mëdha të ...
Qeveria e Merkelit ka qenë deri tani e zbehtë. Por në vitin ...
Jonathan Nguyen është një i ri 22 vjeçar me origjinë nga Vie...
Lamtumira e trishtë në muzeun e lajmeve. Newseum mbyllet pik...
Ishte ora 7:58 e mëngjesit me orën lokale e 26 dhjetorit 200...
Me Brexit-in zhvendosen raportet e forcave në Europë. Peshë ...
Kur nisi aleanca?Marrëdhënia shkon pas në kohë në fundin e v...
Vatikani është një vend misterioz. Ka shumë zëra mbi përmbaj...
Nga Carmen Paun “Politico.eu”* Unë isha vetëm 4-vjeçe, kur p...
Fundi i mandatit të kancelares Angela Merkel po afrohet. Po ...
Përgjatë shekujve, pushtues të ndryshëm kanë dërguar ushtrit...
Nga Stefano Bonino & Andrea Beçaro “The Washington Post”* Më...
Meskiniteti dhe dashakeqësia e Steve Jobs-it si kompleksitet...
Shëndeti i mirë i trurit do të thotë edhe shëndet i mirë i t...
Ndershmëria është pasuri e madhe – por aktualisht gënjeshtra...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Të tjera detaje janë zbardhur nga grabitja me amrë që ...
Pasditen e sotme, në Malin e Dajtit, duke eksploruar n...
Mbrëmjen e sotme, tre persona të armatosur me kallashn...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me grabitj...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Korporata e Kosovës për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit i akzuar si i dyshua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e përdori ...
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që d...
Artistja e njohur shqiptare, Mira Konçi do të rikthehe...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...