LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Italia ka arritur të shmangë gjithnjë sulmet e mëdha terroriste xhihadiste?

27 Dhjetor 2019, 07:33, Blog CNA
Pse Italia ka arritur të shmangë gjithnjë sulmet e mëdha

Nga Stefano Bonino & Andrea Beçaro ?The Washington Post?

* Më 29 nëntor, Ura e Londrës ishte vendndodhja e një sulmi tjetër terrorist. Usman Khan, një 28-vjeçar i dënuar për terrorizëm në vitin 2012, dhe i liruar nga burgu vetëm 1 vit më parë, goditi për vdekje me thikë 2 persona, dhe plagosi 3 të tjerë.

Policia britanike e qëlloi për vdekje atentatorin, ndërsa të nesërmen Shteti Islamik mori përgjegjësinë e sulmit. Një javë më vonë, një rekrut saudit vrau në një një bazë të marinës amerikane 3 marinsa, para se rojet e sigurisë ta eleminonin. Marina amerikane ka gati 300 rekrutë sauditë, ndërsa FBI-ja e hetoi incidentin si një sulm të dyshuar terrorist.

Këto dy akte, u rikujtuan qeverive perëndimore dhe agjencive të sigurisë, rrezikun e terrorizmit xhihadist. Në fakt, sulmet terroriste u rritën ndjeshëm në Evropë vitin e kaluar. Midis viteve 2015-2019 Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Spanja, Suedia, Hollanda dhe Britania e Madh, ishin që të gjitha shënjestra të sulmeve terroriste. Atëherë, si ka mundësia që Italia bën përjashtim?

Italia nuk ka pësuar asnjë sulm të suksesshëm xhihadist në shkallë të gjerë, edhe pse është anëtare e koalicionit global kundër ISIS-it, merr pjesë në luftën kundër këtij grupi radikal, dhe është kërcënuar herë pas here me sulme terroriste.

Të qenit një djep i qytetërimit perëndimor, shtëpi e selisë së Kishës Katolike, një anëtare e rëndësishme e BE-së, dhe një aleate e ngushtë e SHBA-së, do ta bënin me siguri Italinë një objektiv të Al-Kaidës dhe Shtetit Islamik. Studimi ynë i fundit, parashtron disa arsye pse Italia është një rast i veçantë:

1. Dëbimet kanë rezultuar efektive

Një nga gurët e themelit në luftën e Italisë kundër terrorizmit, janë dëbimet e shtetasve të huaj, të dyshuar si të përfshirë në terrorizëm. Që nga viti 2015, Italia ka dëbuar nga vendi më shumë se 400 persona, duke i rikthyer në vendet e tyre të origjinës. Kjo qasje është e diskutueshme, për shkak se në këtë rast është shmangur një proces i duhur ligjor.

Por gjithsesi ai duket se ka qenë shumë efektiv, në parandalimin e sulmeve terroriste nga njerëz të rrezikshëm. Në dallim nga Franca, Belgjika dhe Britania e Madhe, qasja e Italisë është treguar veçanërisht efektive, pasi shumica e njerëzve që forcat e sigurisë i identifikojnë si kërcënime të mundshme, nuk janë shtetas italianë.

2. Italia ka krijuar një bashkëpunim shumë të centralizuar

Në maj të këtij viti, qeveria italiane ua prezantoi Komitetin e Analizës Strategjike Antiterrorizëm (CASA) 30 shërbimeve të ndryshme globale të sigurisë. CASA u krijua në Ministrinë e Brendshme italiane që në fund të vitit 2003. Ajo operon si një platformë e përbashkët, ku forcat italiane të sigurisë ndajnë informacione rreth grupeve terroriste dhe kërcënimeve të tyre. Synimi është përqendrimi i informacionit që vjen nga burime të ndryshme, dhe përmirësimi i aktivitetit parandalues nga autoritetet.

3. Forcat italiane të sigurisë kanë një përvojë dhjetëravjeçare

Një element i tretë, është përvoja e madhe e Italisë në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar, dhe atij vendas për shumë dekada. Forcat italiane të sigurisë, u përballën me terrorizmin vendas gjatë të ashtuquajturës ?Anni di piombo? (Vitet e plumbit), një periudhë trazirash sociale dhe politike, të karakterizuara nga një valë sulmesh terroriste, si të krahut të majtë ashtu edhe atij të djathtë, nga fundi i viteve 1960 deri në vitet 1980.

Në atë periudhë, Brigatat e Kuqe, një grupim terrorist italian i krahut të majtë, ishte përgjegjës për incidente të dhunshme, përfshirë vrasjet, rrëmbimet dhe grabitjet. Qeveria arriti ta shkatërrojë këtë grup në vitet 1980. Celulat e reja u rishfaqën një dekadë më vonë, duke goditur sërish.

Ato vranë në vitin 1999 Masimo D?Antona, profesor i së drejtës së punës në Universitetin La Sapienzas në Romë.

Më pas në vitin 2002, ekzekutuan profesor Marko Biaxhi, këshilltar ekonomik i kryeministrit të atëhershëm Silvio Berluskoni. Puna e përbashkët e agjencive të inteligjencës dhe zbatimit të ligjit, i eleminoi edhe këto celula terroriste. Përvojën e fituar, forcat italiane të sigurisë, e kanë përdorur edhe në luftën kundër terrorizmit xhihadist.

4. Ka pasur veprimtari terroriste xhihadiste, por jo akte të suksesshme terroriste

Do të ishte e pasaktë, që Italia të përshkruhet si një vend ku nuk ekziston fare terrorizmi xhihadist. Në fakt, siç e tregojmë edhe në studimin tonë, në Itali ka pasur sulme terroriste në shkallë të vogël, por jo aq të suksesshme, të përgjakshme apo të mirë-organizuara, si ato në vendet e tjera të Evropës.

Ka pasur vetëm 2 raste të spikatura. Në vitin 2009, libiani Muhamed Game u përpoq të hyjë në kazermat e ushtrisë në Santa Barbara pranë Milanos. Ai kishte vendosur në makinën e tij 4 kg eksploziv, por nuk arriti ta shpërthejë atë. Në vitin 2013, italiani i konvertuar në besimin Islam, Xhuliano Delnevo, dyshohet se vdiq në Siri duke luftuar për Xhabhat Al-Nusra, një degë e Al-Kaedës.

Por Italia është e ngjashme me vendet si Skocia, ku komuniteti mysliman nuk është radikalizuar në atë masë sa në vendet e tjera evropiane. Në fakt, vetëm 120 luftëtarë të huaj janë larguar nga Italia për të luftuar në në Siri dhe Irak. Një numër ky shumë më i ulët, sesa në Britani apo Gjermani.

Ashtu si Skocia, edhe Italia ka shmangur ?getot? që janë formuar në periferitë e Francës, apo si Molenbeku në Belgjikë. Kjo gjë ka shmangur përplasjet midis muslimanëve dhe jo-myslimanëve në Itali. Ndërkohë Italisë i mungon një brez i madh i dytë dhe i tretë i myslimanëve. Dhe duket se ka pak pakënaqësi në mesin e emigrantëve mbi historinë koloniale të Italisë apo politikën e saj të jashtme. Këta faktorë, luajnë padyshim një rol të madh në mungesën e mbështetjes për xhihadistët./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga