LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bota që ka “prodhuar” Krishtlindja

24 Dhjetor 2019, 07:17, Blog CNA
Bota që ka “prodhuar” Krishtlindja

Nga Ross Douthat ?The New York Times?

* Në fillim të muajit nëntor, një studim i publikuar në revistën ?Science?, pretendoi se gjurmoi të gjithë rrjedhën shoqërore të modernizmit – rënien e klanit dhe fisit, kthesa tek familja bërthamë, rritja e individualizmit – tek kundërshtimin i katolicizmit romak ndaj incestit.

Ndalimit të martesës midis kushërinjve që i bëri Kisha në Mesjetë, argumentuan studiuesit, prishi rrjetet tradicionale të lidhjeve farefisnore, dhe krijoi modele të reja familjare, dhe në fund një psikologji të re – më pak konformiste, më individualiste, qartazi me moderne- që sipas hulumtimit në fjalë është shumë më tepër i zakonshëm në rajone që ishin mbështetëse të katolicizmit para vitit 1500.

?Njerëzit praktikë, që besojnë se janë plotësisht të çliruar nga çdo lloj ndikimi, janë zakonisht skllevër të një ekonomisti të dobët?- thoshte dikur ekonomisti i famshëm britnik Xhon Mejnard Kejnes. Kjo vlen edhe për njerëz praktikë modernë, dhe teologët e ndjerë:Ju mund të mendoni se nuk doni të martoheni me kushërirën tuaj, për arsye të forta të higjenës gjenetike.

Por në fakt jeni duke ndjekur urdhrat e dhëna dikur nga kleri francez në shekullin VI pas Krishtit. Studimi në fjalë, provokoi siklet në mesin e njerëzve që nuk ishin të prirur t?i jepnit Krishterimit perëndimor ndonjë meritë të madhe. Gjithsesi, pyetja më interesante është ajo çka duhet të bëjnë sot besimtarët e krishterë. Ata duhet t?i rrikthehen historive, që e vënë theksin tek roli thelbësor i fesë në krijimin e botës moderne.

Kjo është një pyetje e mirë për sezonin e Krishtlindjes, periudha e vitit që na lidh ende me temat e dikurshme. Libri i ri i historianit britanik Tom Holland ?Dominion:Si revolucioni i Krishterë e ribëri botën?, prezanton një rrugëtim madhështor të ndikimit të krishterimit përgjatë 2.000 viteve të fundit.

A po fiton besimi aktual i krishterë kudo në debatet e sotme bashkëkohore? Unë mendoj se ka momente historike kur kjo mund të ndodhë:Rilindja e vogël në mendimin e krishterë pas Luftës së Dytë Botërore, i detyrohej qartazi një dëshire për t?u rikthyer në rrënjët fetare të Perëndimit, teksa Aushvici dhe Hiroshima, bënë që një lloj të caktuar i optimizmit laik të dukej një marrëzi.

Por u desh një moment unikisht i tmerrshëm që ta prodhonte atë impuls, si një person që kthehet tek një prifti, pasi ishte pushtuar më herët nga një shpirt demoniak.

Në epokën tonë, të krishterët kanë ende frikë nga mundësia e një totalitarizmi post-të krishterë. Ndërkohë jobesimtarët kanë frikë nga elementët e krishterimit konservator, dhe shpesojnë se një drejtësi laike, mund të ruajë më të mirën e trashëgimisë etike të krishterë, duke lënë pas vetes metafizikën, dhe një pjesë të konsiderueshme të moralit.

Unë nuk jam i sigurt se kjo shpresë është e garantuar në një periudhë afatgjatë:Lëvizjet njerëzore, po shkojnë drejt koherencës në raport me panoramën e tyre botërore, dhe një arsye se përse utopizmi laik është bërë aq radikal dhe vrastar, është se një materializëm koheziv ateist, do të priret të përjashtojë si një ndjenjë të thjeshtë idetë për dinjitetin e qenësishëm njerëzor.

Por shoqëritë mund të jetojnë ndërkohë edhe me mospërputhjet e tyre ideologjike. Unë nuk pres që shumë lexues laikë t?i rikthehen besimit fetar, vetëm sepse një opinionist ankohet për inkoherencën e sistemit të tyre. Kjo është padyshim arsyeja, pse shkrimet e shenjta që frymëzojnë këtë sezon festash, përmbajnë mrekulli më të thjeshta.

Në fakt nëse jam i sinqertë, dallimi kryesor midis një dyshuesi të penduar si Holland, i bindur në fuqinë morale të krishterimit, por i paaftë në përfundim të librit të tij që të bëjë një hap mjaftueshëm të madh drejt besimit, dhe një besimtari si unë, mund të jetë i thjeshtë:unë u rrita përreth ngjarjeve mistike dhe mbinatyrore, gjë që më bëri që të dyshoja përgjithmonë për arsyeshmërinë e materializmit në të gjitha format e saj.

Prandaj sa më pëlqen të flas mbi ?borxhin? që modernizmi i ka Krishterimit, ajo që siguron më shpesh besim në një epokë shekullare, janë përgjigjet befasuese që u jepen njerëzve të ndryshëm çdo ditë, me Zotin që i di vetë modelet dhe qëllimet, deri tek lutja e adventistit WH.Auden: Asgjë nuk mund të na shpëtojë nga ajo që është e mundur:Ne që do të vdesim, kërkojmë një mrekulli. Këtë javë nuk ka asnjë të keqe të kërkoni veten tuaj. Gëzuar Krishtlindjet!/ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga