LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas 20 vjetësh në pushtet, a po kthehet “era” kundër Vladimir Putinit?

22 Dhjetor 2019, 07:37, Blog CNA
Pas 20 vjetësh në pushtet, a po kthehet “era” kundër

Nga Samuel Green & Graeme Robertson ?Neëstatesman?

Njeriu, fytyrën e të cilit e shohim kur flasim për Rusinë – kur ajo përzihet në punët e të tjerëve, kur pushton vende të tjera, kur arreston opozitarët në vend – komandon mediat, sistemin zgjedhor, të katërta partitë në parlament, qeveritarët, bankat më të mëdha dhe kompanitë  energjitike, shumicën e flukseve financiare të vendit, gjykatat, prokurorët dhe policinë.

Por pavarësisht gjithë këtij pushteti, Vladimir Putin duket shumë i pasigurtë. Dy dekadat e shkuara, kanë qenë relativisht të mira për shumicën e rusëve. Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë është dyfishuar, nga nën 6.000 dollarë për frymë në vitin 1999 (kur Putini u bë kryeministër) në gati 12.000 dollarë.

Rusët janë sot më të lidhur globalisht, sesa në çdo periudhë të historisë së vendit. Moska dhe qytetet e tjera të mëdha, spikasin për kulturë dhe kreativitet. Dhe një brez i tërë, është rritur pa kujtesën e mungesës së ushqimit apo hiperinflacionit.

E megjithatë, kjo nuk është historia e plotë. Çmimet e naftës, kanë qenë më shumë përgjegjëse për rritjen ekonomike, sesa ndonjë politikëbërje e zgjuar. Sot 20 milionë ruse, jetojnë nën kufirin e varfërisë, dhe të ardhurat kanë qenë në rënie gjatë 5 viteve të fundit.

Stanjacioni ekonomik, është shoqëruar me trazira politike edhe kohët e fundit. Vera e këtij viti, u shoqërua me protesta të mëdha antiqeveritare në rrugët e Moskës, të orkestruara nga një opozitë politike gjithnjë e më elastike. Pra pas 20 vjetësh në pushtet, a po kthehet ?era? kundër Putinit?

Kur u ngjit për herë të parë në pushtet në vitin 1999, në fillim si kryeministër dhe në vitin 2000 si president, rusët e zakonshëm ishin të fundit në listën e shqetësimeve të tij. Çështja ishte të qëndrohej mbi politikën, dhe ta përqëndronte pushtetin, duke mbajtur pas vetes liderët e biznesit, partitë politike, udhëheqësit rajonalë, dhe sidomos oligarkët.

Putin vendosi shpejt një pakt me këta të fundit:nëse elita do të braktiste çdo përpjekje për të sabotuar ose kundërshtuar pushtetin e tij, regjimi do të mbronte pasurinë dhe ndikimin e tyre.  Por në vitin 2012, ai u përball me një kundërshtim të organizuar nga banorët e qyteteve të shtresës së mesme dhe të lartë, vizioni i të cilëve për të ardhmen e Rusisë, nuk përfshinte më subvencionimin e një elite të korruptuar.

Për të forcuar entuziazmin për regjimin e tij, strategjia e Putinit ishte të përdorte çështjet përçarëse sociale dhe kulturore, për të krijuar një pykë midis opozitës dhe mbështetësve të tij thelbësorë. Fushatat e vitit 2012 kundër homoseksualë, emigrantëve, perëndimit dhe grupit feminist ?Pussy Riot?, mobilizuan mbështetësit e regjimit, e margjinalizuan opozitën dhe rritën mbështetjen ndaj tij në mesin e publikut të gjerë.

Popullariteti i tij u rrit, dhe u forcua më tej pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Por Putini ka qenë më pak nën kontrollin e situates, sesa duket në pamje të parë. Dhe ideja dominante, që gjërat nuk mund të ndryshojnë në aspektin politik, mund të ketë filluar të ndryshojë.

Një institucion kryesor që ka qenë thelbësor për mbijetesën e Putinit është televizioni. Por personat që organizuan sulme publike kundër homoseksualëve, blasfemuesve fetarë, evropiano- perëndimorëve, nuk ishin ata që tashmë i kishin këto pikëpamje, por ata për të cilët ishte e rëndësishme të binin dakord me të afërmit, kolegët dhe miqtë e tyre.

Për kauzën e tij, Putini nuk mobilizoi qytetarët më të mirë të Rusisë. Ai rekrutoi bashkatdhetarët e tij, duke e shfrytëzuar dëshirën e tyre të zakonshme për t?u dukur. Ngjashëm, fushata e Putinit ?tubohu rreth flamurit? pas aneksimit të Krimesë, ishte më shumë sociale, sesa politike në efektet që pati.

Lufta në Ukrainë, bëri që njerëzit të shohin më shumë mbulim politik në televizione, dhe të flasin më shumë për politikë me miqtë dhe të afërmit e tyre. Media e kontrolluar nga Kremlini, që përhap idenë e një Rusie të rrethuar nga fuqitë perëndimore, ndihmuan në prodhimin e një euforie publike në mbështetje të Putinit.

Por Krimea ndodhi 6 vjet më parë, dhe problemet ekonomike në vend po e gërryejnë popullaritetin e Putinit. Kur protestuesit dolën nëpër rrugë në korrik dhe gusht të këtij viti, kundër gjithçkaje, nga zgjedhjet e manipuluara tek degradimi i mjedisit – Kremlini arriti në përfundimin se vetëm propaganda e trashë nuk do të funksiononte më.

2.500 arrestimet, imazhet e fytyrave të gjakosura, dhe ndjekjet penale në vazhdim, dërguan mesazhin se nuk do të tolerohet asnjë kundërshti. Kremlini e di se shtypja e tyre, do të rritë mbështetjen për opozitën, duke çuar në një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

Pozita ka frikë se rrahjet dhe burgosjet, do t?i shtyjnë të moderuarit të anojnë nga forcat që janë besnike të Putinit. Megjithatë, nëse Putini dhe këshilltarët e tij, besojnë se dhuna do të jetë thelbësore për të forcuar autoritetin e tij, dhe ta mbajnë atë në pushtet për 20 vitet e ardhshme, mund ta kenë gabim.

Pavarësisht përshtypjes së jashtme, besnikëria e vërtetë politike e rusëve është ndaj njëri-tjetrit, miqve, familjes, kolegëve dhe fqinjëve, të cilëve u janë drejtuar gjithmonë për mbështetje dhe solidaritet përgjatë dekadave të trazirave, apo edhe bumit ekonomik. Si një simbol i ditëve më të lavdishme të Rusisë, Putini ka qëndruar sipër një ?flluske? ndjenjash popullore. Por mjafton një shkop shumë i mprehtë, dhe kjo ?flluskë? mund të shpërthejë./Përshtati në shqip CNA.al

Lajmet e fundit nga