LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A ka një orë të duhur se kur duhet ngrënë?

20 Dhjetor 2019, 07:21, Blog CNA

Në çfarë ore e hani drekën dhe darkën? Sot rrugët e qyteteve, janë plot e përplot me restorante, ku mund të hahet në çdo kohë të ditës apo natës. Por është për të ardhur keq që zakonet e vjetra, me oraret fikse të drekës dhe darkës, ishin gjithashtu më të shëndetshmet.

Në fakt, edhe për ushqimet ekziston koha e duhur e konsumit të tyre. Dhe drekimi në orën 13.00 apo darkimi jo më vonë se ora 20.00, nuk do të thotë të vazhdosh të jetosh si gjyshërit, por të ndjekësh ritmet e trupit tënd.

Zgjime të ëmbla

Le ta fillojmë me mëngjesin. Është tepër i rëndësishëm, ndaj nuk duhet të anashkalohet. Ai nuk të shëndosh sikurse mendohet shpesh, pasi ?i jep trupit energji, pikërisht në kohën kur të gjitha sistemet metabolike janë më të gatshme që ta konsumojnë atë?- thotë Roberto Manfredini, kronobiolog i Universitetit të Ferraras, dhe autor i librit ?Një kohë për çdo gjë?.

Për më tepër, vakti i mëngjesit është i duhuri edhe për një dalje të mundshme nga rregulli, që do të bëhej më i fortë më vonë, duke pasur parasysh që më kalimin e orëve, kemi nevojë për më pak kalori. Për këtë arsye, ideale do të ishte që në mbrëmje të konsumohet një darkë e lehtë, në një orar tipik anglo-sakson, midis orës 18.30-19.30.

?Ndërkohë, ne duhet të shmangim ngrënien midis darkës dhe zgjimit në mëngjes, duke e lënë trupin të paktën 12 orë pushim. Natën, metabolizmi ynë është në aktivitetin e tij minimal, konsumi i energjisë është shumë i vogël, dhe sistemi tretës nuk është i gatshëm të pranojë ushqim tjetër.

Hormonet e ngopjes funksionojnë më dobët, mëlçia nuk i menaxhon mirë yndyrnat, dhe sistemi i insulinës, që rregullon nivelin e sheqerit në gjak, nuk funksionon mirë. Për këtë arsye, një fetë tortë e konsumuar pas darkës, e ngre nivelin e sheqerit në gjak më shumë, se sa një fetë e  ngjashme e konsumuar në mëngjes. Dhe nëse kjo gjë shndërrohet në një zakon, sjell rritjen e peshës trupore, dhe një zhvillimin më të lehtë të sindromës metabolike, ose siç njihet ndryshe diabeti?.

Fillojeni nga perimet

Por koha e ngrënies, mund të bëjë diferencë edhe brenda të njëjtit vakt. Dhe kjo sepse radha përmes së cilës e konsumojmë ushqimin, nuk është e parëndësishme:ashtu si me semaforët, idealja do të ishte t?ia fillonim nga ?jeshilja?. Në fakt nisja e një vakti me perimet, e zgjat kohën që i duhet trupit për të përthithur glukozën, duke shmangur rritjen e madhe të nivelit të sheqerit dhe insulinës në gjak.

Kjo konfirmohet nga të dhënat e mbledhura në një studim nga Instituti për Shkencat Klinike në Singapor, sipas të cilit niveli i sheqerit në gjak pas ngrënies ulet, nëse e fillojmë ngrënien nga perimet, apo edhe nga mishi (edhe proteinat kanë një efekt të ngjashëm në përthithjen e glukozës).

Sknari më i keq është fatkeqësisht edhe ai më i zakonshmi për shumicën e njerëzve, me ushqimet që kanë shumë karbohidrate që hahet të parat, siç janë makaronat ose orizi. Për ta ndryshuar këtë regjim të dëmshëm ushqimor, mund të zgjidhni një antipastë me bazë perimesh, ose mund të alternoni pjatën e parë me një sasi të mirë perimesh./ Focus.it-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga