web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Depresioni di të fshihet mirë/ Cilat janë shenjat dalluese

17 Dhjetor 2019, 09:00, Blog CNA

Depresioni është cilësuar si sëmundje mjekësore që shfaqet me disa simptoma psikologjike të cilat ndikojnë në mënyrën e të menduarit, ndjenjave dhe përballjes me aktivitetet ditore. Shpesh këto simptoma janë të fshehura, duke bërë që njeriu t?i anashkalojë dhe të mos kuptojë se çfarë po ndodh brenda tij në çdo kohë. Shenjat janë të fshehura pasi depresioni shfaqet në disa nivele.

AgroWeb.org meson se disa prej shenjave më të zakonshme të depresionit shpesh qëndrojnë të fshehura. Ky fakt nuk nënkupton se këto shenja lidhen vetëm me depresionin, mirëpo, nëse janë të përsëritura dhe shfaqen të gjitha njëherazi, mund të trajtohen si shenja depresioni.

Ndryshimet Në Oreks
Ngrënia e tepruar ose e pakët e ushqimeve mund të sinjalizojë praninë e depresionit. Disa njerëz e kanë ushqimin si ngushëllim ndërsa tek disa të tjerë humori largon mendjen nga ushqimi. Këto ndryshime në ushqyerje mund të shkaktojnë rënie ose shtim në peshë.

Ndryshimet Në Cilësinë e Gjumit
Gjumi dhe humori janë të lidhura fort me njëri tjetrin. Mungesa e gjumit mund të kontribuojë tek shfaqja e depresionit dhe ky i fundit e bën gjumin shumë të vështirë. Sipas ekspertëve, njerëzit që vuajnë nga pagjumësia janë 10 herë më të rrezikuar nga depresioni. Edhe gjumi i tepërt mund të sinjalizojë praninë e depresionit, thonë ekspertët.

Përdorimi i Alkolit Dhe Drogës
Njerëzit me çrregullime të humorit mund të përdorin alkolin dhe drogërat e ndryshme për tu përballur me ndjesinë e vetmisë, mërzisë dhe mungesës së shpresës. Nga ana tjetër, njerëzit që pijnë shumë alkol apo konsumojnë substanca narkotike janë më të prirur të vuajnë nga çrregullimet e humorit.

Lumturia e Sforcuar
Në shumë raste, njerëzit e fshehin depresionin me buzëqeshje. Kjo njihet si depresioni i buzëqeshur. Njerëzit i maskojnë simptomat me një buzëqeshje sidomos kur janë në praninë e të tjerëve. Megjithatë kjo lumturi e sforcuar nuk zgjat shumë dhe mërzia, vetmia dhe mungesa e shpresës dalin sërish në sipërfaqe.

Lodhja
Plogështia e madhe dhe lodhja është një simptomë e përhapur e depresionit. Studimet tregojnë se 90% e njerëzve që vuajnë nga depresioni ndihen shumë të lodhur. Lodhja e vazhdueshme bashkë me simptoma të tjera siç janë këto që përmendëm më lartë mund të tregojnë një depression të fshehur.

Mungesa e Përqendrimit
Njerëzit që humbasin fillin e mendimeve apo kanë vështirësi të përqendrohen janë të prekur nga depresioni. Ky i fundit e bën më të vështirë përqendrimin dhe mund të jetë sfidojë marrëdhëniet e punës dhe ato personale. Përpos të tjerave, depresioni mund të shkaktojë edhe probleme fizike siç janë: dhimbjet e shpinës, dhimbjet kronike, problemet me tretjen dhe dhimbjen e kokës./CNA.al





Lajmet e fundit nga