web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Programi Lebensborn/ Si nazistët tentuan të krijonin super-fëmijët e racës ariane

15 Dhjetor 2019, 08:08, Blog CNA

Ndër politikat më të tmerrshme të zbatuara nga udhehëqësit e Gjermanisë naziste – getot, kampe e përqendrimit, dhomat e gazit – programi nazist ?Lebensborn?, është lënë përgjithësisht në hije. Ndoshta arsyeja është se ky program, ishte i kundërt me politikat gjenocidale të Hitlerit.

Ndërsa ligjet e tjera u përqëndruan në izolimin dhe shkatërrimin e gjërmanëve të konsideruar të padenjë, ?Lebensborn? synonte të ripopullonte shoqërinë gjermane me më të mirët:një lloj i ri fëmijësh arianë, racialisht të pastër.

Gjithsesi, projekti shkaktoi edhe në këtë rast shumë mizori, dhe pati pasoja shumë të gjera për një brez të ri fëmijësh evropianë. ?Lebensborn? nisi në fakt si zgjidhja e një problemi:Gjermania po përballej me një krizë demografike. Lufta e Parë Botërore, e kishte dhjetuar popullsinë e meshkujve të rinj në vend.

Gati 2 milionë ushtarë gjermanë, nuk u kthyen më kurrë në shtëpi. Kjo humbje, pati pasoja të rënda jo vetëm në vitet e para pas luftës, por edhe në dekadat e ardhshme. Ata ushtarë nuk do të martoheshin kurrë, apo të krijonin familje. Perspektivat e martesës për gratë gjermane në vitet 1920-1930 ishin veçanërisht të pakta, një rrethanë që çoi në një numër të madh shtatzënish të padëshiruara jashtë martese.

Në vitin 1935, qeveria gjermane vlerësoi se rreth 800.000 shtatzëni, po përfundonin çdo vit në abort.Për Adolf Hitlerin dhe Hajnrih Himlerin, kjo ishte një humbje e papranueshme e fëmijëve të rinj arianë, që mund të shtonin radhët e popullatës.

Programi ?Lebensborn? që do të thotë ?burim i jetës?, u prezantua fillimisht me synime modeste:Ai do të garantonte disa lehtësi për gratë shtatzëna me oficerët SS, duke përfituar kujdes falas para lindjes dhe pas lindjes. Ndërkohë çiftet do të inkurajoheshin të sillnin në jetë, sa më shumë fëmije që ishte e mundur.

Në vitin 1935, Himleri nisi një fushatë propagandistike, duke ftuar çdo nënë të pamartuar që i përshtatej profilit racor arian, që të lindte brenda një shtëpie Lebensborn. Ai ishte një premtim ambicioz, që synonte të ndryshonte edhe një qasje shekullore për nënat e pamartuara.Pra një fëmijë jashtë martese, nuk do ishte më një burim turpi. Përkundrazi, regjimi nazist do të festonte lindjen e çdo fëmije arian, pavarësisht nga statusi martesor i prindërve të saj.

Himleri i premtoi çdo gruaje shtatzënë që kualifikohej për programin, se do të përfitonte falas kujdesin më të mirë. Më pas kur ajo të dilte nga andej, nëse nuk do të ishte e gatshme të rriste vetë fëmijën e saj, programi do ta ndihmonte t?i gjente fëmijës një familje të përshtatshme ariane të interesuar për ta birësuar.

Por programi i diskriminoi gratë jo në bazë të pasurisë ose gjendjes shoqërore, por të origjinës familjare. Vetëm prova e atësisë, dhe një pemë familjare e pastër raciale në të paktën 3 breza, u jepte grave qasje në atë program. Vetëm rreth 40 përqind e aplikanteve u pranuan.

Por as kjo qasje e qeverisë naziste ndaj nënave të pamartuara, nuk ishte e mjaftueshme për të ndryshuar në mënyrë dramatike raportin demografik.Prandaj Himler e çoi programin ?Lebensborn? një hap më tej.Ai nisi të rregullonte takime sekrete, në të cilat gratë ?e përshtatshme? mund të takonin ushtarë SS, dhe nëse të dyja palët ishin dakord, mund të ngjiznin foshnje për partinë naziste, pa qenë të detyruar të martoheshin.

Njëkohësisht, një reformim i ligjit gjerman të divorcit në vitin 1938, e bëri më të lehtë që burrat të linin gratë e tyre në të 40-at apo 50-at e tyre, dhe të martoheshin me gra më të reja, që mund të lindnin fëmijë. Gati 30.000 divorce ndodhën në Gjermani brenda 2 viteve të ardhshme, dhe 80 për qind e tyre i përkisnin kësaj kategorie.

Rajhu bëri çmos, që ta shndërronte mëmësinë në një garë olimpike. Ai jepte Kryqin e Nderit të Nënës, të ndarë në 3 kategori:bronzi, argjendi dhe ari. Medaljn e bronxit e merrte një grua që lindte dhe rriste të paktën 4 fëmijë, ndërsa të artën e meritonte ajo që kishte kishte lindur 8 fëmije ose më shumë.

Gratë që merrnin Kryqin e Nderit të Nënës, kishin privilegje unike:ato përfitonin shumë subvencione qeveritare, dhe kishin madje qasje të veçantë në mishin më cilësor nga dyqane. Por jo çdo qytetar gjerman ishte dakord me këtë program. Disa mendonin se theksi i programit Lebensborn tek mëmësia, ishte në kurriz të moralit seksual.

Në qytetet ku ndodheshin shtëpitë Lebensborn, nënat e pamartuara shiheshin me dyshim apo neveri. Megjithëse propaganda e Himlerit po shtonte lindjet, ajo nuk mund të ndryshonte brenda natës shoqërinë gjermane. Ndaj, ai e shtriu programin jashtë kufijve të Gjermanisë.

Në vitin 1939, regjimi nazist filloi të interesohej për fëmijët e vendeve evropiane që kishte pushtuar. Jetimët me flokët bjondë dhe me sy blu në Evropën e pushtuar, nisën të zhduken dhe të rishfaqen në shtëpitë Lebensborn, ku më të vegjlit do të jepeshin për birësim, ndërsa më të mëdhenjtë u dërguan në shkollat për rikualifikimin dhe gjermanizimin e tyre.

Ushtarët e SS, nisën të rrëmbejnë fëmijët me pamje arianë në Poloni dhe Jugosllavi, shpesh në sy të prindërve të tyre, dhe t?i çojnë ata në Gjermani për t?u riedukuar. Ata që i rezistonin konvertimit ose dilnin dobët në testime, u dërguan të kryejnë punë të vështira në kampet e përqendrimit.

Shtëpitë Lebensborn u shfaqën në Francë, Belgjikë, Hollandë, Poloni, Norvegji dhe Luksemburg.

8.000- 12.000 fëmijë, lindën nga ky program vetëm në Norvegji. Kur Gjermania u mund dhe mbaroi lufta, qeveritë e vendeve të sapoçliruara nga sundimi nazist, u përballën me një dilemë të madhe.

Çfarë duhej të bënin me shtëpitë e mbushura me nëna të pamartuara, që mbanin në krah fëmijët e pushtuesve?Qeveria në Norvegji, zgjodhi të vazhdojë të kujdeset për banorët e shtëpive Lebensborn, një vendim që u kontestua nga shumë qytetarët.Shumë nga gratë e shtëpive Lebensborn u rrahën, teksa fëmijët e tyre u ngacmuan.

Por dëmi shtrihej përtej Norvegjisë.Kur forcat aleate po i afroheshin fitores, nazistët shkatërruan thuajse të gjitha dokumentet e programit Lebensborn, duke lënë rreth 200.000 fëmije të ndarë nga familjet e tyre. Disa u rrikthyen në shtëpi, por të tjerët nuk mbanin mend sa duhet nga familjet e tyre.

Fëmija më i famshëm i programit Lebensborn, është këngëtarja norvegjeze e grupit muzikor ABBA, Anni-Frid Lingstad, që pati për baba një rreshter gjerman.Nëna e saj e ve, shkoi pas luftës në Suedi, ku qeveria pranoi disa qindra fëmijë refugjatë, për t?i shpëtuar ata nga persekutimi.

Shumë prindër, zgjodhën të mos u tregojnë fëmijëve origjinën e tyre të vërtetë dhe programin ?Lebensborn?, duke shpikur histori më të mira dhe baballarë të trilluar.Disa prej tyre nuk e dinë ende sot origjinën e tyre./Përshtati në shqip CNA.al





Lajmet e fundit nga