I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Kanceri i gjirit, është kanceri më i zakonshëm që prek gratë në mbarë botën, duke shkaktuar 15 për qind të të gjitha vdekjeve nga tumoret tek gratë në vitin 2018. Mamografitë, ka qenë shumë të dobishme në zbulimin e hershëm të sëmundjes, por a është e mundur që gratë të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit? Le të hedhim një sy studimeve më të fundit.
Një hulumtim i bërë publik së fundmi, ka zbuluar se konsumimi i hudhrës dhe qepës, mund të lidhet me një rrezik të ulur të kancerit të gjirit. Një nga studimet, u fokusua në konsumin e sofritos, një gjelle popullore spanjolle, që gatuhet kryesisht me hudhra dhe qepë.
I kryer midis viteve 2008-2014, studimi përfshiu 314 gra të prekura nga kanceri i gjirit, dhe 346 që kanë qenë subjekt i kontrollit. Studiuesit zbuluan se gratë që nuk kishin konsumuar kurrë sofrito, kishin pak më shumë të ngjarë të prekeshin nga kanceri i gjirit, krahasuar me ato që e konsumonin rregullisht këtë lloj ushqimi.
Megjithatë, studiuesit e pranuan se nuk përdorën në studim një recetë të standardizuar të sofritosit. Meqë sofrito gatuhet shpesh në shtëpi, receta mund të ndryshojë. Studimi nuk e vlerësoi këtë rrethanë, prandaj nuk mund të jemi të sigurtë, se rezultatet ishin pikërisht për shkak të efektit të vetëm të qepëve dhe hudhrave.
Ndërsa u pa një farë ndryshimi, nevojitet një studim më i madh mbi konsumimin e hudhrave dhe qepëve, dhe lidhjen e tyre me parandalimin e sëmundjes së rrezikshme tumorale. Kjo gjë mbështetet nga studimet e mëparshme, që kanë zbuluar se konsumimi i hudhrës dhe qepës mund të ndikojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të kancerit në zorrën e trashë, prostatë, në vezore, ezofag, laring, si dhe në pankras.
Por për një sërë arsyesh, është e vështirë të vërtetohet nëse konsumi i hudhrës ose i qepës, mund të ndihmojë në kapërcimin e rrezikut të përparimit të kancerit. Përveç faktorëve si gjenetika, edhe mënyra e jetesës, mënyrën se si përgatisim perimet, historinë e mëparshme të kancerit ose gjendjet para-kanceroze, edhe ndryshimet në mikrobiomën tonë të zorrëve (mikroorganizmat, bakteret, kërpudhat etj), mund të ndikojnë në zhvillimin e kancerit.
Por pse disa shkencëtarë, janë shumë të interesuar për lidhjen e mundshme midis hudhrës dhe qepëve me parandalimin e kancerit? Qepët dhe hudhrat, janë të pasura me flavonole dhe përbërës organosulfurorë, të cilat krijohen përmes prerjes ose përtypjes. Dialil disulfidi dhe S-alilmerkaptocisteinio ??? elementë që gjenden përkatësisht tek hudhra dhe qepa – pengojnë përhapjen e qelizave in vitro (kjo e parë në studimet e kryera në laborator), duke parandaluar rritjen e numrit të qelizave.
Dhe përhapja e shpejtë qelizave, është një pjesë e rëndësishme e zhvillimit dhe përparimit të kancerit. dhe S-alilmerkaptocisteinio, duket e pengon në mënyrë selektive përhapjen e qelizave, por kryesisht të atyre kanceroze, dhe jo atyre normale .
Është vërtetuar se kuercetina, që ndodhet tek qepa, zvogëlon çlirimin e proteinës mutante p53 në linjat qelizore të kancerit të gjirit. Proteinat mutante p53, shkaktojnë formimin e dëmtimeve para-kanceroze, të cilat mund të zhvillohen në tumorë malinjë.
Tek vetë kanceri, proteina mutante p53 e promovon përhapjen, mbijetesën dhe metastazën e qelizave kancerogjene, dhe rrit rezistencën e tumorit ndaj kimioterapisë. Kuercetina dhe alicina, përbërës të hudhrës, mund të pengojnë përhapjen e linjave të caktuara të qelizave të kancerit të gjirit.
Ndërkohë, edhe helmet e caktuara të merimangës mund të ndalojnë përhapjen e qelizave. Por sigurisht që studiuesit nuk sugjerojmë, që pacientët me kancer të gjejnë merimangat më helmuese për t?i kafshuar ato. Prandaj, shkencëtarët kanë nevojë për studime të mëtejshme dhe testime të kontrolluara mbi kafshët, për të treguar rëndësinë klinike të atyre helmeve.
Si qepët dhe hudhrat kanë një efekt pastrues radikal. Pastrimi radikal i referohet një substance, siç është një antioksidant, që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalët e lira. Dëmtimi nga këto të fundit, mund të zërë rrënjë tek qelizat, dhe për pasojë të rritë rrezikun e shfaqjes së kancerit./The Gist-Përshtatur nga CNA.al
Nga Anthony Zurcher “BBC”* Ndërsa zgjedhësit britanikë shkoj...
Të martën, shkrimtarit austriak Peter Handke, iu dorëzua zyr...
Robert D.Kaplan, vlerësohet gjerësisht si një nga mendimtarë...
Nga Hunter DeRensis, “National Interest”* Ish-sekretari amer...
Nga Kamilla Rzayeva “CNN”* Në botë ekzistojnë një numër dest...
“Italianët thjesht nuk janë të mirë në planifikimin afatgjat...
Ky është ndoshta një nga keqkuptimet më të mëdha në lidhje m...
Vrasja e Xhon Lenonit më 8 dhjetor 1980, shkaktoi një trondi...
Nga Konstantin Remchukov, “National Interest”* Presidenti ru...
Nga Kai Thaler “Foreign Policy”* Sa herë që protestuesit për...
Mëngjesin e 7 dhjetorit 1941, Japonia nisi një sulm të paapr...
Një studim i ri pretendon, se nga mijëra përbërës kimikë që ...
I lindur në Gjermani më 14 mars 1879, Albert Ajnshtajni u bë...
Shkencëtarët rusë nxorën së fundmi në pah ekzistencën e një ...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Për mendjet e përqëndruara,...
Paraja është një koncept abstrakt. Dhe sot ne e marrim atë s...
Nga Harold James “Project Syndicate”Askush nuk po e mohon, s...
Kërkimi për jetën e gjallë në Mars, ka qenë që në fillim syn...
Në vitin 1959, Lufta e Ftohtë dhe gara hapësinore, ishin në ...
Presidenti francez Macron përsëriti në Londër qëndrimin se M...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...