I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Vrasja e Xhon Lenonit më 8 dhjetor 1980, shkaktoi një tronditje të madhe jo vetëm tek fansat e tij, por të gjithë botës. Kishte kaluar vetëm një dekadë kur ishte shpërbërë grupi ?The Beatles?, dhe Lenon po bënte emër si një artist i suksesshëm solo. Vdekja e tij tragjike, i kujtoi cilitdo se ai mund të ishte vërtet një ?Zot? i muzikës rok, por mbetej në thelb njeri si gjithë të tjerët.
Ajo ngjarje ishte ndërkohë një zile alarmi për muzikantë të tjerë, se fiksimi pas tyre i fansave, mund të jetë diçka jashtëzakonisht e rrezikshme. Ishte një tragjedi e papërshkrueshme, dhe akti i një njeriu vërtet të lig. Sot, pas gati 40 vitesh nga ajo ngjarje, mund të ketë ende disa gjëra të cilat nuk i dini mbi vrasjen e yllit të famshëm të muzikës botërore.
Kantautori Xhejms Tejlor, u takua me vrasësin Mark Dejvid Çapman një ditë para vrasjes
Tejlor e ndeshi Çapmanin në stacionin e metrosë. Ai kujton:?Vrasësi i tij më bllokoi pas murit, ishte i mbuluar në djersë, dhe u përpoq të mbante para meje një fjalim të çuditshëm mbi atë që do të bënte, dhe se si do të vihej në kontakt me Xhon Lenonin. Ishte diçka surreale fakti që unë pata kontakte me atë njeri, 24 orë para se të qëllonte mbi Xhonin?.
Çapman kishte synuar ta vriste Xhon Lenonin 2 muaj më herët
25-vjeçari udhëtoi enkas për në Nju Jork në tetorin e vitit 1980, për të kryer vrasjen e këngëtarit. Por në një moment, ndryshoi befas mendje dhe u kthye në shtëpi. Në një intervistë për ?The Mirror?, bashkëshortja e tij Gloria Çapman me të cilën ishte martuar vetëm një vit më parë tha:?Ai u kthye në shtëpi i frikësuar, duke më thënë se për t?u bërë i famshëm kishte planifikuar të vriste Xhon Lenonin. Por ai shtoi se dashuria ime e kishte shpëtuar?.
Çapman takoi atë mëngjes djalin e Lenon, Shonin
Mëngjesin e 8 dhjetorit 19080, ndërsa po priste jashtë shtëpisë së këngëgëtarit, Çapman pa dadon e familjes Helen Simën, duke hynë në godinë me djalin e Xhonit, Shonin 5-vjeçar. Çapman e takoi vogëlushin, dhe i tha se ishte një djalë i bukur, tamam si tek kënga ?Beautiful Boy?.
Disa orë para e ta vriste, këngëtari i dha një autograf Çapmanit, mbi albumin e tij të dytë ?Double Fantasy?
Më 8 Dhjetor, Çapman ngriti një çadër në hyrje të ndërtesës ku jetonte Lenon. Ai kaloi aty orë të tëra, duke biseduar me rojen dhe disa fansa. Në atë kohë, ishte shumë e zakonshme që disa fansa ta prisnin këngëtarin jashtë ndërtesës, dhe t?i kërkonin autografe. Ishte ora 5 e pasdites,
kur Lennon doli të shëtiste me gruan tij Joko Ono. Pasi i firmosi albumin e tij ?Double Fantasy? Dejvid Çapmanit, Lenon madje e pyeti:?A është kjo gjithçka që dëshiron??. Si përgjigje, Çapman vetëm buzëqeshi. Madje fotografi Pol Goresh, arriti të fiksonte atë takim të veçantë.
Mark Çapman, deklaroi më pas se e vrau Xhon Lenonin për t?u bërë i famshëm
Ai madje e pranoi se nuk kishte ?asgjë personale? me të. Në një dokument të lirimit me kusht, ai theksoi:?Unë nuk kisha ndonjë urrejtje ndaj djalit, gruas së tij, apo atij vetë. Unë isha i fiksuar vetëm me një gjë:nëse do ta vrisja, mund të isha më në fund dikushi?.
Kur mori lajmin e vdekjes së Lenonit, Joko Ono përplasi kokën në dysheme
Dr.Sfefan Lin ndodhej në urgjencë atë mbrëmje në Spitalin Ruzvelt. Ai i masazhoi zemrën e Lenonit, për ta bërë atë të pompojë sërish gjak, por pa rezultat.?Kur ia thashë asaj që ai ka vdekur, ajo nisi të bërtiste ?Ti po më gënjen; nuk mund të jetë e vërtetë. Ai nuk ka vdekur.
Nuk të besoj.
Ajo u shtri përtokë, dhe nisi të përplaste kokën në dysheme. Atë moment pata frikë, se do të kishim një pacient të dytë. Por pas dy minutash, ajo e pranoi vdekjen e tij, dhe më kërkoi që ta shtyja njoftimin për mediat për të paktën 20 minuta, pasi djali i saj Shoni ishte në shtëpi duke parë lajmet, dhe ajo do të donte t?ia thoshte e para?- kujton ai.
Ka disa teori konspirative për vdekjen e Xhon Lenonit
Teoria e parë, është se Mark Çapmani ishte një agjent i CIA-s (në fakt FBI kishte dosje për Xhon Lenonin). E dyta, është që ai dëshironte të jetonte në paqe dhe larg syrit të publikut, ndaj e inskenoi vdekjen e tij. Dhe teoria e tretë, është që ai kreu në fakt vetëvrasje.
Kërkesa e radhës e Çapman për lirimin me kusht, do të shqyrtohet vitin e ardhshëm
Në vitin 2018, gjykata e rrëzoi për herë të 10-të, kërkesën e Çapman për t?u liruar me kusht. ?Ju padyshim që e planifikuat dhe kryet vrasjen e një personi me famë botërore, për asnjë arsye tjetër përveçse të fitonit për vete një famë të keqe. Ndërsa jeta e asnjë personi nuk është më e vlefshme se jeta e një tjetri, fakti që ju zgjodhët dikë që nuk ishte thjesht një person me famë botërore dhe i dashur nga miliona njerëz, pa marrë parasysh dhimbjen dhe vuajtjet që do t?i shkaktonit familjes, miqve dhe shumë njerëzve të tij të tjerët, tregon një mospërfillje të patolerueshme ndaj shenjtërisë së jetës njerëzore, dhe dhimbjes dhe vuajtjeve të të tjerëve. Ky fakt mbetet shqetësues për këtë panel?- thuhej në vendimin e fundit të Bordit të Lirimit me Kusht./ Societyofrock-Përshtatur nga CNA.al
Nga Konstantin Remchukov, “National Interest”* Presidenti ru...
Nga Kai Thaler “Foreign Policy”* Sa herë që protestuesit për...
Mëngjesin e 7 dhjetorit 1941, Japonia nisi një sulm të paapr...
Një studim i ri pretendon, se nga mijëra përbërës kimikë që ...
I lindur në Gjermani më 14 mars 1879, Albert Ajnshtajni u bë...
Shkencëtarët rusë nxorën së fundmi në pah ekzistencën e një ...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Për mendjet e përqëndruara,...
Paraja është një koncept abstrakt. Dhe sot ne e marrim atë s...
Nga Harold James “Project Syndicate”Askush nuk po e mohon, s...
Kërkimi për jetën e gjallë në Mars, ka qenë që në fillim syn...
Në vitin 1959, Lufta e Ftohtë dhe gara hapësinore, ishin në ...
Presidenti francez Macron përsëriti në Londër qëndrimin se M...
Pesë poligrafë, janë tashmë pjesë e Ministrisë së Brendshme ...
Gjenerali Francisko Franko, i udhëhoqi forcat nacionaliste d...
E stolisur me pemë të harlisura, dhe e rrethuar nga godina h...
Nga David A.Andelman “CNN”* Këtë javë nisi nga puna gazsjell...
Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose p...
Nga Ivan Krastev “The New York Times”* Në vitin 1991, gjatë ...
Hapësira mund të jetë “kufiri i fundit”, por jo i vetmi. Oqe...
Kur rivali sovjetik i avionit francez Konkord, u prezantua p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...